Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
- Të jenë të informuar dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Llogaritja e agregateve themelore makroekonomike dhe analizë kritike e politikave aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikim të tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.
Aftësitë e komunikimit
- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillimi i konceptit i të të menduarit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.
Semestri 1
-
[C2012]
[10 SETK]
Metodologjia sasiore të hulumtimit
Lënda do të fokusohet më tepër në metodat sasiore të kërkimit sesa në filozofinë e kërkimit. Ajo do të mbulojë metodën sasiore të kërkimit dhe teknikat e kërkimit të përdorura në shkencën e ekonomisë. Prandaj, qëllimi i lëndës është t'i mësojë studentët se si të bëjnë kërkime dhe të përdorin metodat e duhura të kërkimit për këtë qëllim. Për më tepër, lënda është projektuar për individë që mund të kenë nevojë të kryejnë kërkime në shkencat sociale, si pjesë e studimeve të tyre akademike, ose përgjegjësive profesionale. Rrjedhimisht, lënda do t'u sigurojë studentëve mjetet që do të rrisin probabilitetin që ata të përfundojnë me sukses hulumtimin e tezës së tyre, dhe në kohën e duhur. Përveç kësaj, lënda do t'u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri të mjaftueshme për mjetet dhe teknikat analitike dhe të bëhen konsumatorë më të sofistikuar të kërkimit të shkencave sociale (d.m.th., literaturës në ekonomi, financë, menaxhim dhe marketing në këtë kontekst).
-
[C2013]
[10 SETK]
Ekonomia dhe teoria e përgjithshme
Qëllimi i lëndës është që studentët të ndërgjegjësohen për parimet e avancuara të ekonomisë, por edhe për temat bashkëkohore. Lënda do t'i ndihmojë studentët të vendosin për fushën e tyre të interesave kërkimore.
Në mënyrë të veçantë, objektivat e lëndës janë që t'u mundësojë studentëve:
- Të kuptojnë teoritë dhe konceptet mikroekonomike dhe makroekonomike dhe zbatimin e tyre në botën reale;
- Të kuptojnë ndikimin tek individët dhe shoqëritë nëpërmjet ndërveprimeve ekonomike ndërmjet kombeve;
- Të zhvillojnë një ndërgjegjësim për problemet zhvillimore me të cilat përballen kombet ndërsa kalojnë në procesin e ndryshimit.
-
[C2014]
[10 SETK]
Ekonomia e sjelljes në mjedisin jetësor
Lënda synon të ofrojë kuptimin e temave nga ekonomia e mjedisit dhe të burimeve nga një perspektivë e sjelljes ekonomike. Më në detaje, rezultatet e të nxënit do të jenë:
- Sfondi rreth ekonomisë së sjelljes, përparësitë përkatëse teorike, paragjykimet e sjelljes, metodat eksperimentale.
- Përmbledhje e përgjithshme e “ekonomia e jo-sjelljes”: mjetet ekzistuese të politikave, modelet teorike shkurtimisht.
- Një kuptim i thelluar i përshtatjes dhe zbutjes së strategjive të paqartësisë nën lojërat e përdorimit të mirave publike, dobësitë dhe koordinimit e lojërave me të mirat publike.
- Një kuptim i thellë i bashkëpunimit në lojërat (dinamike) të koordinimit, mekanizmat e ankandit, ofrimi i bisedës mjedisore me anë të pagesave për shërbimet e ekosistemit, subvencionet e përshtatjes së teknologjisë dhe roli i lidershipit.
Fokusi do të jetë në instrumentet që mund të përdoren për të përmirësuar koordinimin dhe bashkëpunimin.
- Qasja e ekonomisë së sjelljes ndaj qëndrueshmërisë
- Studentët do të fitojnë njohuri se si të lidhin ekonominë e sjelljes dhe ekonominë mjedisore.
- Studentët do të jenë në gjendje të analizojnë dhe përshkruajnë literaturën përkatëse, d.m.th., studimet e ekonomisë mjedisore duke përdorur perspektivën e sjelljes.
Semestri 2
-
[DBE0105]
[10 SETK]
Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës, përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
-
[10 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
[EDEC0101] Ekonometria e avancuar
Kjo lëndë do t’i njoftojë studentët me metodat bashkëkohore ekonometrike, dhe pranimin praktik të këtyre metodave duke shfrytëzuar, RATS dhe Matlab. Lënda do t’i përfshijë 4 pjesë: pjesa e parë i përfshin pyetjet e matematikës statistikore, si përfundimet statistikore dhe teorinë maksimale likelihood, pjesa e dytë i përfshin pyetjet në lidhje me modelet lineare si regresionin e thjeshtë linear dhe atë të shumëfishtë, autokorrelacion endogjen, ndryshueshmëri instrumentale, pjesa e tretë përfshin: modelet jo lineare, si metodat jo lineare të katrorëve të vegjël dhe metodën e përgjithshme, pjesa e katërt i përfshin seritë kohore, si procesin stacionar dhe procesin stokastik, ARIMA ( p,d,q ) modelin dhe modelin vektorial autoregresion (VAR).
-
[EDEC0102] Ekonomia monetare
Përmbajtja e programit:
- Teoria e formave kreditore dhe strukturat e normave kamatore
- Instrumentet financiare dhe tregjet financiare
- Krijimi i parave dhe ofertave e parave
- Kërkesa për para dhe marrëdhëniet me sektorin real.
- Analiza monetare dhe krijimi i politikave monetare,
- Krijimi i parave dhe inflacioni,
- Kursi devizor dhe ndikimi në ekonomi,
- Sistemi monetar në Maqedoni dhe pranimi i modeleve monetare,
- Poliitkat konvergjente monetare,
- Marrëdhëniet ndërkombëtare monetare dhe ndikimi në ekonominë nacionale,
- EMU, Unioni Monetar Europian – sfidat dhe perspektivat,
- Sistemet monetare ndërkombëtare dhe institucionet – MMF, SB, EBRD, IFC etj.
-
[EDEC0103] Financat publike
Përmbajtja e programit:
- Thelbi dhe rëndësia e financave publike;
- Aspektet ideologjike ( teorike të financave publike);
- “Madhësia “ e qeverisë në aspekt të financave publike;
- Ekonomia e sektorit publik;
- Funksioni lokativ;
- Funksioni shpërndarës;
- Rregullativat shtetërore të sektorit publik;
- Eksternailet dhe llojet;
- Analiza pozitive e financave publike;
- Roli i teorisë;
- Metodat e analizës empirike (intervista, eksperimente dhe studime ekonometrike);
- Analiza normative e financave publike;
- Ekonomia e mirëqenies;
- Shkëmbimi në ekonominë tipike;
- Ekonomia e prodhimi;
- Të ardhurat publike dhe shpenzimet publike, aspektet krahasuese të sistemit tatimor,
- Efektet tatimore në lidhje me: efektivitetin, shpërndarjen, stabilitetin dhe zhvillimin, interesat personale të shërbimit publik;
- Varfëria, mbrojtja sociale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
- Rishpërndarja e të ardhurave publike;
- Programet e sigurimit social;
- Programet e mirëqenies;
- Programet e kujdesit shëndetësor;
- Programe të tjera publike të financuara nga të ardhurat publike;
- Aspektet krahasuese, tendencat dhe problemet;
- Analiza e rasteve në politikat e shpenzimeve publike: Arsimi, Shëndetësia, Mbrojtja sociale;
- Metodat e matjes e kështu me radhë.
-
[EDEC0104] Ekonomia ndërkombëtare
Ekonominа ndërkombëtare është një disiplinë shkencore që është në zgjerim të vazhdueshëm. Tregjet financiare sot janë në një kuptim të vërtetë global. Asnjë student që ka studiuar ekonominë dhe financat nuk mund të kuptojë plotësisht zhvillimet në ekonomitë kombëtare dhe në ekonomitë botërore pa njohuri adekuate të financave ndërkombëtare. Temat e mbuluara në këtë temë - çështja e bilancit-e-zërave bilancorë, përcaktuesit e kursit të këmbimit, faktorët të cilët qëndrojnë prapa flukseve ndërkombëtare të kapitalit, filozofia e punës e kompanive multinacionale dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, etj. - Nuk janë subjekt interesi vetëm për grupe të vogla të ekonomistëve akademikë ose profesionistë të specializuar.
-
[EDEC0105] Financat ndërkombëtare
Financat ndërkombëtare është një disiplinë shkencore që është në zgjerim të vazhdueshëm. Tregjet financiare sot janë në një kuptim të vërtetë global. Asnjë student që ka studiuar ekonomi dhe financa nuk mund të kuptojnë plotësisht zhvillimet në ekonomitë kombëtare dhe të ekonomisë botërore pa njohuri adekuate të financave ndërkombëtare. Temat e mbuluara në këtë temë - çështja e bilancit-e-zërave bilancorë, përcaktuesit e kursit të këmbimit, faktorët të cilët qëndrojnë prapa flukseve ndërkombëtare të kapitalit, filozofia e punës e kompanive multinacionale dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, etj. - Nuk janë subjekt interesi vetëm për grupe të vogla të ekonomistëve akademikë ose profesionistë të specializuar.
-
[DEC0101] Ekonomia financiare
Kjo lëndë synon zhvillimin e kompetencave të studentëve në drejtim të:
- Vlerësimit të kontributit që japin teoritë e ndryshme ekonomike për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
- Shfrytëzimit të investimeve, portofolit, dhe teorive të financave të korporatës
- Përcaktimit të ndikimit të tregjeve financiare në ekonomi.
- Kuptimit edhe praktikisht aplikimit praktik të teknikave për vlerësimin e aseteve
- Vlerësimit të strukturës së kapitalit, kostove të financimit dhe shfrytëzimit të metodave të ndryshme të buxhetimit.
- Aplikimit dhe vlerësimit kritik të tregut të kapitalit përmes modeleve financiare.
- Kuptimit të efekteve që kanë krizat ekonomike në tregun real dhe kuptimit të klimës makroekonomike.
-
[E2796] Ekonomia e zhvillimit dhe ekonomia politike
Objektivat e programit lëndor:
Ndërtimi i një themeli për të menduar për rolin e ekonomisë politike në kuptimin e zhvillimit ekonomik.
Një kuptim i disa koncepteve teorike në ekonominë politike, me ilustrime nga vendet në zhvillim sa herë që është e mundur.
Kuptimi i provave empirike në ekonomi. Çfarë përbën një studim të mirë empirik? Si mësojmë për botën në mënyrë empirike? Cilat janë disa nga teknikat që mund të përdorim për të kuptuar më mirë botën?
-
[E2497] Ekonomia e punës dhe marrëdhëniet industriale
Objektivi kryesor i lëndës "Ekonomiksi i punës" është të pajisë studentët me njohuritë bazë në fushën e teorisë të tregut të punës dhe mekanizmin e funksionimit të të tij në ekonominë e tregut. Lënda "Ekonomiksi i punës " ka si mision t’u ofrojë dhe t’u mësojë studentëve kategoritë, ligjet dhe parimet kryesore me anën e të cilave funksioinon tregu i punës. Ajo i bën një anëlizë të hollësishme mënyrës së sjëlljes dhe rolit që luajnë agjentët kryesorë të tregut të punës: individëve, firmave dhe qeverisë. Analiza mbështetet ne dy kategoritë themelore të kërkesës për punë dhe të ofertës së punës, të cilat gjejnë aplikim pothuajse në të gjitha temat që trajtohen në këtë lëndë. Njohuritë e përfituara nga studentët në këtë lëndë, shërbejnë si bazë teorike themelore të domosdoshme për të kuptuar dhe përvehtësuar toeritë dhe politikat e ndryshme që aplikohen në tregun e punës. Lënda synon që tek studentët të kuptohet se si tregjet e ndryshme të punës shpërndajnë dhë përdorin në mënyrë eficente faktorin e rrallë të prodhimit: punën. Gjithashtu lënda synon të bëjë ndërlidhjen e tregut të punës ne relacion me industrinë.

Semestri 3/4
-
[PHD-S3-S4-01]
[40 SETK]
Punë kërkimore-shkencore
Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) doktoranti e vazhdon aktivitetin kërkimor sipas planit të miratuar individual. Mentori jep vlerësimet në lidhje me këto aktivitete.
-
[PHD-S3-S4-02]
[15 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore në përputhje me kriteret relevante të mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.
-
[C2016]
[5 SETK]
Mobiliteti i studentëve
Gjatë semestrit të katërt studenti është i detyruar të realizojë mobilitet në një institucion shkencor, ose institucion tjetër relevant për fushën e kërkimit jashtë vendit në një kohëzgjatje prej të paktën një javë. Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vende të tjera për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre. Për realizimin e mobilitetit studenti sjell dëshmi nga institucioni, të cilën ia dorëzon mentorit.
Semestri 5
-
[DBE0104]
[20 SETK]
Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
Në fund të semestrit të pestë, pas aktiviteteve kërkimore në planin individual, doktoranti i prezanton publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të tezës dhe kërkimit.
-
[PHD-S5-01]
[10 SETK]
Publikime II
Publikimi (botimi) i aktiviteteve kërkimore sipas kritereve të relevancës së mediumit botues. Aktivitetet botuese, suksesi i kandidatit dhe rëndësia e fushës së kërkimit do të kontrollohet para audiencës shkencore.
Semestri 6
-
[EC-PhD-THESIS]
[30 SETK]
Disertacioni i doktoratës
Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.