Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Biznes dhe Ekonomi

Drejtimi: Financat dhe Bankat
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: FB-180
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: I diplomuar në biznes dhe ekonomi / Drejtimi: Financat dhe Bankat
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi:

Programi studimor Biznes dhe Ekonomi, Drejtimi:  Financat dhe Bankat paraqet kombinim të baraspeshuar të njohurive bazë teorike dhe të shkathtësive specifike profesionale. Struktura e programit përfshin studime të cilat nga natyra janë dinamike dhe interaktive. Programi është i dizajnuar të ofrojë tema nga lëmia e ekonomisë, financave dhe menaxhmentit, duke bërë implementinimin e konceptit në fjalë përmes programit studimor. Lëndët, të cilat janë të përfaqësuara në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen mbi teorinë, e cila është e ndërlidhur ngushtë me implementimin praktik në botën e biznesit. Ky program u mundëson studentëve përvetësim të aftësive dhe përvojave të nevojshme për: teoritë ekonomike, analizat e ndryshme financiare nga sektori bankar, analizat ekonometrike të të dhënave dhe interpretimin e të njëjtave, si dhe përdorimin e njohurive të menaxhmentit gjatë sjelljes së vendimeve menaxheriale.
Programi studimor ka për qëllim:
- T’i përgatisë studentët për pozita të liderëve në organizata profitabile apo joprofitabile në vend dhe çdo kund në botë.
- T’i përgatisë studentët për ndërtim të karrierës në lëmin e ekonomisë dhe menaxhmentit, por edhe të sektorit privat në lëmin e financave.
- Të mundësojë përvetësim të aftësive dhe përvoja hulumtuese për: teoritë ekonomike, përdorim të menaxhmentit, financave, si dhe analizë ekonometrike të të dhënave.
- Ta zhvillojë konceptin e punës praktike tek studentët.
- Ta zhvillojë konceptin e të menduarit kritik tek studentët.
- T’u mundësojë studentëve të kyçen në mënyrë aktive në ligjëratat me qëllim që në mënyrë të pavarur t’i kryejnë hulumtimet në të gjitha fushat e ekonomisë dhe menaxhmentit.
- Të mundësojë zhvillim të aftësive personale, komunikuese, hulumtuese dhe aftësive të tjera që janë të rëndësishme për punësim.
Gjatë kohës së studimeve, studentëve u jepen mundësi për punë praktike (internship), me çka ata do të aftësohen t’i implementojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë lëmi. 

Programi studimor do t’u mundësojë studentëve:
- Të fitojnë një arsimim të përgjithshëm në disiplina që e nënvizojnë teorinë dhe praktikën e menaxhmentit ndërsa nga ana tjetër ende ngelen të specializuarit në ekonomi.;
- Të ndërmarrin studim të thelluar të ekonomisë me opsionet e menaxhmentit që do t’u mundësojë të shikohen në mënyrë kritike çështjet e menaxhmentit;
- Të fitojnë trajnim në parimet e ekonomisë dhe aplikimeve të tyre;
- Ta kuptojnë se menaxhmenti është një shkencë me bazë të gjerë sociale dhe fushë multidisiplinare;
- Të njihen me mjetet e përshtatshme të analizës për të trajtuar çështje dhe problematika të politikave ekonomike;
- T’i kuptojnë organizatat, aspektet kyçe të Menaxhmentit të tyre dhe ambientin e jashtëm në të cilin ato operojnë;
- Të kenë një mjedis ku ata mund t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre interpersonale dhe komunikative;
- Të kenë një bazë të fortë për studime të mëtejshme dhe për punësim.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të nevojshme për funksionet biznesore, si në vijim: ekonomi, menaxhment, financa,
biznes dhe menaxhment në kontekstin global, parimet e kontabilitetit, financat e  korporatave, menaxhmentin strategjik, menaxhmentin e burimeve njerëzore dhe marketing;
- Ka njohuri të fushave funksionale të ekonomisë dhe menaxhmentit, hulumtimet dhe
inovacionet aktuale, trendet e ardhshme, si dhe ndikimin e këtyre ndodhive në teori dhe praktikë.
- Ka njohuri dhe të kuptuarit e  situatës kombëtare,rajonale dhe globale ekonomike në treg;
- Ka njohuri të teorive menaxheriale, analizave dhe raportimeve;
- Fiton një bazë të fortë për atë se si të zhvillohet më shpejt ekonomia dhe është i gatshëm për karrierë dhe studime postdiplomike, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe menaxhmentin, ose me drejtime tjera të përafërta;
- Ka njohuri për mjetet e ndryshme të nevojshme për marrjen e vendimeve menaxheriale;

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të shkruar në mënyrë profesionale dhe zhvillim të mëtutjeshëm të detyrave në ekonomi dhe menaxhment dhe implementimi i tyre në jetën reale;
- Aftësi për të ndihmuar në formulimin dhe zbatimin praktik të planeve të suksesshme të Menaxhmentit të përgjithshëm dhe strategjive;

Aftësitë për të vlerësuar

- Të mendojnë në mënyrë kritike dhe t’i aplikojnë dijet teorike dhe praktike dhe përvojën për identifikimin dhe analizën e problemeve ekonomike;
- Të analizojnë në mënyrë kritike dhe ta vlerësojnë identifikimin e mundësive menaxheriale;

Aftësitë e komunikimit

- Të tregojnë se e kuptojnë dinamikën individuale dhe grupore;
- Të funksionojnë në mënyrë efikase në punën ekipore;
- Të merren në mënyrë efektive me njerëz që kanë prejardhje të ndryshme në aspektin shoqëror, ekonomik, kulturor dhe fetar;
- Të demonstrojnë mirëkuptim dhe ndjeshmëri për përgjegjësitë etike, sociale dhe ligjore të kompanive;
- Të shfaqin idetë e biznesit në mënyrë efektive;
- Të demonstrojnë aftësi kyçe negociuese;
- T’i interpretojnë të dhënat e biznesit dhe treguesit ekonomikë;

Aftësitë e të mësuarit

- Mund të hulumtojnë dhe t’i dektektojnë burimet e të mesuarit;
- Mund të trajnohen për mësim individual dhe ekipor;
- Kanë aftësinë për të përdorur literaturë shkencore dhe të bëjnë analiza të opinioneve dhe vlerësimeve të autorëve të tjerë;

Semestri 1

  • [CBE-102] [6 SETK] Parimet e Marketingut
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njoftohen me konceptet themelore, të cilat janë ndërtuar në funksionet e marketingut në organizatat bashkëkohore. Fokusi është vendosur në konceptet, si dhe në çështjet lidhur me marketingun e prodhimeve dhe shërbimeve të konsumatorëve. Në mënyrë më specifike, qëllimi është që studentët ta njohin mjedisin e marketingut nëpërmjet analizës së tregut, që pastaj të implementohen strategjitë e suksesshme të marketingut në atë mjedis. Studentët gjithashtu, do të mund t’i implementojnë konceptet shkencore për dizajnimin e planit të marketingut për produktin e tyre. Kjo lëndë u mundëson studentëve të njoftohen me aktivitetet e ndryshme në fushën e marketingut, të cilat kontribuojnë që kompania të jetë më konkurrente dhe më e suksesshme në treg.
  • [CBE-103] [6 SETK] Parimet e Menaxhmentit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njoftohen me bazat e menaxhmentit, gjenezën dhe përkufizimin e tij, si dhe me parimet themelore në të cilat do të bazohet puna e secilit menaxher të ardhshëm. Ndjekja e kësaj lënde ka për qëllim që studentët të përfitojnë njohuri themelore nga fusha e funksioneve bazike në menaxhment si planifikimi, organizimi, koordinimi, motivi dhe kontrolli. Të mësuarit e kësaj lënde studentëve do t’u mundësojë: t’i mësojnë bazat e menaxhmentit dhe të aftësohen për to që të japin shembuj konkretë, të aftësohen ta shohin këtë lëndë si nevojë për fitimin e njohurive që do të jenë në kontekst të zbatimit në praktikë të asaj që kanë mësuar, të mendojnë në mënyrë efikase që do t’u ndihmojë të përballen me problemet afariste në jetën e tyre të mëtutjeshme.
  • [BE-401] [6 SETK] Parimet e Bankierisë dhe Financave
    Qëllimet e programit të lëndës: - Diskutim në lidhje me arsyen e ekzistimit të sistemeve financiare dhe si janë ato strukturuar; - Të kuptohet pse rëndësia relative e ndërmjetësve financiarë dhe tregjeve financiare mbarë botës është e ndryshme, dhe si sistemet e bazuara në banka ndryshojnë nga sistemet e bazuara në treg; - Të kuptohe pse ekzistojnë ndërmjetësit financiarë dhe diskutime rreth rolit të kostove të transaksionit dhe teoritë e asimetrisë së informacionit për justifikimin ekonomik; - Të kuptohet pse bankat kanë nevojë për rregullatore, dhe iustrimin e arsyeve për dhe kundër rregullimit të sistemeve bankare; - Të diskutohet rreth llojeve kryesore të rreziqeve me të cilat ballafaqohen bankat dhe përdorimi i teknikave kryesore që shfrytëzohen nga bankat për të menaxhuar rreziqet; - Të kuptohet se si të vlerësoni asetet reale dhe asetet financiare, dhe të përdorimi i teknikave kyçe të buxhetimit (Vlera neto e tashme dhe norma e brendshme ose kthimi); - Të kuptohet si bëhet e vlerësimi i mjeteve financiare (obligacioneve dhe stoqeve); - Capital Asset Pricing Model.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Niveli i Avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 2

  • [CBE-201] [6 SETK] Parimet e Kontabilitetit
    Qëllimi i programit të lëndës është t’u ndihmojë studentëve ta kuptojnë thelbin e kontabilitetit, t’i mësojnë bazat e kontabilitetit financiar, konceptet dhe parimet e kontabilitetit. Në mënyrë më specifike, studentët të fitojnë njohuri dhe t’i kuptojnë raportet financiare, komponentët e tyre, rregullat themelore të evidentimit të të dhënave kontabël, përdorimin e dokumenteve kontabël.
  • [CBE-202] [6 SETK] Matematikë Biznesi
    Qëllimet e lëndës janë si në vijim: - Studentët të aftësohen ta zbatojnë sistemin e ekuacioneve lineare për zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga lëmi i biznesit dhe ekonomisë; - Studentët të aftësohen t’i zbatojnë njohuritë e tyre për modelet lineare dhe vargjet e shumta për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në biznes dhe ekonomi; - Studentët të fitojnë njohuri të avancuara në përllogaritjen e shkallës së ndërlikuar të kamatës, depozitave periodike, të rentave periodike, huave dhe vendimeve financiare.
  • [CBE-203] [6 SETK] Mikroekonomi
    Nëpërmjet kësaj lënde arrihen njohuri themelore për fenomenet ekonomike dhe për terminologjinë universale globale mikroekonomike. Ndiqen dhe analizohen qasjet teorike që mundësojnë të arrihet pasqyra vetanake për zgjidhjet e mundshme aplikative për problemet e prodhimtarisë, këmbimit dhe organizimit të ndërmarrjeve individuale, degës ose tregut të veçantë. Komponentët e zhvillimit japin një dimension dinamik pa të cilët qasjet më pak komplekse do të ishin të papërdorshme. Bazat e mikroekonomisë mësohen në tërë botën si pjesë e përpjekjeve universale që të përafrohen dhe të definohen problemet e ngjashme dhe të vijë deri te mundësia që ato të zgjidhen në mënyra të ngjashme gjithkund në botë, por edhe për të ardhur deri te informacionet të cilat munden në nivelin agregat të ndihmojnë në formulimin e qëllimeve makroekonomike dhe të elementeve strategjike të planifikuara. Kjo është pjesë e nevojës që të ndërtohen shoqëri të ngjashme globale në të cilat kontaktet e shpeshta biznesore, politike, afariste do të jenë të njohura për të gjithë pjesëmarrësit dhe do të zgjidhen në të njëjtën mënyrë duke përdorur instrumente të njëjta komplementare të cilat gjithkund janë të përdorshme.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Niveli i Avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 3

  • [CBE-301] [6 SETK] Statistika
    Qëllimi i programit është që studentët të fitojnë njohuri që të jenë të aftë: - Ta përdorin analizën deskriptive gjatë analizës së të dhënave; - Ta përdorin gjasën dhe ndryshimet e rastit në zgjidhjen e problemeve të biznesit; - Ta kuptojnë përfundimin statistikor i cili paraqet bazë për interpretimin e rezultateve dhe sjelljen e vendimeve afariste; - T’i shfrytëzojnë korrelacionin dhe regresionin e thjeshtë dhe të përbërë; - T’i dinë bazat e analizës së variances; - T’i kuptojnë bazat e numrave indeksues dhe metodat e analizës së serive kohore; Parakushte për ta regjistruar këtë lëndë: Matematika e biznesit.
  • [CBE-302] [6 SETK] Kalkulus Biznesi
    Qëllimi i programit është t’i aftësojë studentët: - Të dëshmojnë që kanë njohuri dhe kuptim për varësitë ndërmjet madhësive, të cilat zbatohen në biznes dhe ekonomi dhe në modelet e thjeshta matematikore; - T’i identifikojnë relacionet ndërmjet kalkulusit diferencial dhe funksionet e biznesit dhe ekonomisë; - T’i aplikojnë këto relacione për studimin e varshmërive ndërmjet madhësive në biznes dhe ekonomi; - Ta aplikojnë kalkulusin diferencial për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të cilat aplikohen në biznes dhe ekonomi. Parakushte për ta regjistruar këtë lëndë: Matematikë Biznesi.
  • [CBE-303] [6 SETK] Makroekonomia
    Studenti të do të përfitojnë njohuri për: - Termet dhe kategoritë makroekonomike, të cilat janë parakusht për funksionimin e një ekonomie nacionale, e cila është pjesë e një sistemi të zgjeruar ekonomik global; - Rëndësinë e indikatorëve kryesorë makroekonomikë, siç janë: bruto prodhimi kombëtar, të ardhurat kombëtare, rritja ekonomike, ciklet ekonomike, investimet dhe harxhimet publike, inflacioni, papunësia, paratë dhe bankat, buxheti, bilanci i pagesave. etj.; - Instrumentet themelore të analizës makroekonomike (oferta dhe kërkesa agregate) dhe politikat makroekonomike (politika monetare dhe fiskale) etj.; - Funksionimi efikas i një ekonomike kombëtare, krahasuar me ekonomitë bashkëkohore të tregut, duke evidentuar në atë drejtim dallimet, ngjashmëritë dhe mundësitë për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë përkatëse; - Njohuritë nga fusha e makroekonomisë, që do t’u mundësojnë qasje të thjeshtësuar kah lëndët tjera të avancuara makroekonomike. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Hyrje në ekonomi, Mikroekonomi.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
  • [6 SETK] Gjuhë Angleze për Qëllime Specifike 1
    • [BEEN-01] Anglishtja e Biznesit 1
    • [BEEN-02] Anglishtja e Biznesit 2

Semestri 4

  • [CBE-401] [6 SETK] Menaxhmenti i Operacioneve
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri për t`u aftësuar: - Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat realizohen prodhimet dhe shërbimet; - Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat kontrollohen prodhimet dhe shërbimet; - Të gjejnë një qasje të përshtatshme për zgjidhjen e secilës situatë lidhur me problemet komplekse të prodhimeve dhe shërbimeve; - T’i mësojnë aktivitetet e ndryshme në organizatë dhe funksionimin e sistemit në tërësi të Menaxhmentit operativ; - Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat krijohen kushte për prodhimet dhe shërbimet. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e Menaxhmentit.
  • [CBE-402] [6 SETK] Kontabiliteti Financiar
    Qëllimi i kësaj lënde është që t’u mundësojë studentëve dije më të avancuar në fushën e kontabilitetit dhe implementimin e saj në sistemin kontabël të entiteteve biznesore. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e Kontabilitetit.
  • [BE-402] [6 SETK] Bazat e Ekonometrisë
    Qëllimi i lëndës është që të mësohen bazat e ekonometrisë, që do t’u ndimojë studentëve të bëjnë hulumtime të veçanta. Përmbajta: kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. U kushtohet vëmendje metodave kuantitative dhe atyre kualitative të studimit. Kjo lëndë u kushtohet individëve, të cilët kanë për qëllim të bëjnë studime shoqërore, si pjesë e studimeve të tyre akademike. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Matematika e Biznesit.
  • [6 SETK] Gjuhë Angleze për Qëllime Specifike 2
    • [BEEN-01] Anglishtja e Biznesit 1
    • [BEEN-02] Anglishtja e Biznesit 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 5

  • [EBEM-507] [6 SETK] Kontabiliteti Menaxherial
    Qëllimi i programit është që studentët të fitojnë njohuri të kontabilitetit, të cilat shfrytëzohen nga menaxherët për marrjen e vendimeve. Në mënyrë më specifike, të njihen studentët me konceptet e kontabilitetit për nevojat e menaxherëve dhe me mjetet e nevojshme për marrjen e vendimeve menaxheriale. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e Kontabilitetit.
  • [CBEF-502] [6 SETK] Ekonomia Monetare
    Lënda ka për qëllim të japë njohuri themelore të njërës prej kategorive më dinamike në ekonominë –parave dhe bankave, si një kusht pa të cilin nuk mund të imagjinohet asnjë ekonomi moderne kombëtare. Ajo gjithashtu ka për qëllim të vërë në dukje dhe të përshkruajë trajektore historike të zhvillimit të sistemit bankar, për të sjellë përvojat e vendeve të tjera të zhvilluara në botë dhe të japë njohuri për sistemet e vendeve fqinje si pjesë e mjedisit të tij të drejtpërdrejtë pas diplomimit, i cili do të jetë pjesë e hapësirës së tyre punuese. Kuptimi i operacioneve bankare mundëson besimin më të lehtë te bankierët, ku nevoja për monitorimin e kreditit, apo monitorimin bankar, ose për monitorimin tjetër ofron një mundësi për të tërhequr vëmendjen, ose për të fituar besimin e klientëve, të cilët janë pjesë e procesit të punës së kompanisë, ku ekonomisti i ardhshëm do të punojë. Në anën tjetër sistemi bankar ofron profesion tërheqës dhe prestigjioz se është jo vetëm interesant, por siguron një pozitë dhe status të mirë në shoqëri dhe njëherësh edhe të ardhura të mira. Një pjesë e studentëve të diplomuar mund të orientohen në sektorin bankar, që më tej duke ndjekur kursin, do të mund të gjejnë përgjigje për shumë pyetje lidhur me orientimin e tyre të përafërt profesional. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Hyrje në Biznes dhe Ekonomi, Makroekonomi, Mikroekoomi.
  • [BE-501] [6 SETK] Financat e Korporatave
    Qëllimi i lëndës është transferimi i shkathtësive dhe njohurive të nevojshme teorike në fushën e menaxhimit financiar, si dhe përgatitja e studentëve me njohuri dhe me përvojë bashkëkohore teorike në analizën e koncepteve themelore të financave korporative, projekteve investuese financiare e reale dhe vlerësimi i tyre përmes dimensionit kohor të parave. Qëllimi i lëndës vazhdon me trajnimin e studentëve se si t’i përdorin burime adekuate të financimit, si ta bëjnë menaxhimin efikas të kapitalit dhe si ta bëjnë përcaktimin e strukturës adekuate, përcaktimin e politikës adekuate të shpërndarjes së fitimit - politikës së dividentit dhe si të bëhet finalizimi i planifikimit financiar dhe parashikimi, etj. Arritja e objektivave të synuara të lëndës, studentëve u krijon mundësi të reja për qasje më konkurruese në tregun e punës, ose menaxhim më efikas të bizneseve të tyre reale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CBE-101] Hyrje në Ekonomi dhe Biznes
    • [CBE-403] Marketing Menaxhment
    • [CBEM-601] Menaxhmenti Strategjik
    • [EFB-01] Financat Kuantitative
    • [CBEF-501] Menaxhmenti Financiar
    • [EBEF-504] Paraja dhe Banka
    • [EBE-14] Ekonomia Ndërkombëtare
    • [CBEE-503] Ekonomia e Investimeve
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i Burimeve Njerëzore
    • [CBA132] Etika Afariste
    • [EBA050] Ekonomia e Integrimeve Evropiane
    • [EBEF-701] Financat Lokale
    • [EBA087] Menaxhmenti i Sigurimeve
    • [EBEF-704] Tregu i Punës
    • [EBEF-801] Modelimi financiar
    • [EBEF-802] Sistemi Fiskal dhe Monetar në BE
    • [EBE-410] E Drejta Tregtare
    • [EFB-02] Teoria e Lojës dhe Strategjia e Biznesit
    • [EBEM-603] Е - Tregtia
    • [EBEM-505] Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit
    • [EBEE-604] Ekonomia e Mmjedist Jetësor
    • [EBEE-605] Ekonomia e Fondeve Publike
    • [EBA034] Zhvillimi Ekonomik Lokal
    • [EBEE-702] Ekonomia Globale
    • [EBEE-801] Ekonomia e Sigurimeve
    • [EBEE-802] Sistemet Ekonomike dhe Politike
    • [EBEE-803] Ekonomia e Sjelljes
    • [EBE-402] Menaxhimi i Portfolios
    • [EFB-03] Financat Personale
    • [EBE-04] Ekonomiksi Menaxherial
    • [EFB-04] Ekonomia Industriale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 6

  • [EBE-406] [6 SETK] Menaxhmenti i Investimeve
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri teorike dhe shkathtësi praktike në sferën e investimeve dhe të vendimeve për investime në ndërmarrjet në vend dhe në botën bashkëkohore. E gjithë kjo arrihet përmes një shqyrtimi të veçantë të analizës së investimeve me theks në format dhe motivet e ndryshme të investimeve dhe të procesit të investimeve, të vlerësimit të fizibilitetit të projekteve të investimit deri në vendimin e investimeve të tyre. Gjithashtu ky kurs synon të sjellë metoda moderne për përcaktimin dhe zgjedhjen më të efektshme të projekteve reale të investimeve, që do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve më pozitive financiare; analizën e praktikave bashkëkohore dhe tendencat për kategori delikate të Menaxhmentit ekonomik në investime vitet e fundit dhe proceset investuese. Këto çështje u mundësojnë studentëve qasje më të lehtë për sipërmarrje biznesi, mundësi për të marrë përsipër menaxhmentin e financave në biznesin e tyre familjar, ose qasje më të lehtë te punëdhënësi. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e Menaxhmentit.
  • [CBEF-602] [6 SETK] Financat Publike
    Qëllimet e programit të lëndës: - Studentët të fitojnë njohuri të financave publike, si një mjet i rëndësishëm i politikave makroekonomike, si një instrument themelor për funksionimin e një ekonomie kombëtare, si një tërësi dhe si një nënsistem i një sistemi ekonomik të vendit; - Studentët të fitojnë njohuri për të mirat publike dhe të dalat, eksternaliet, për shpërndarjen e të ardhurave publike, alokimin dhe rialokimin e të ardhurave, të aspekteve krahasuese të financave publike në vendet e zhvilluara dhe atyre në tranzicion, për specifikat e sistemeve fiskale të Maqedonisë së Veriut, tendencat dhe sfidat e tyre, decentralizimit fiskale, etj.; - Studentët të fitojnë njohuri për buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore si instrumente kryesore të politikës fiskale, për procedurat përgatitjes, miratimit, zbatimit dhe kontrollit të buxhetit dhe për teknikat e buxhetit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror; - Te studentët të krijohet një pasqyrë e qartë lidhur me funksionimin e një sistemi fiskal, në aspektin e teorive të ndryshme fiskale me të cilat mund të bëjnë krahasime të ndryshme dhe për të gjetur pika të përbashkëta të funksionimit të këtyre sistemeve në vende të ndryshme; - Studentët të njoftohen me treguesit kryesorë të politikës fiskale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke krijuar një bazë të dhënash në kuadër të trendeve fiskale afatgjate në RMV, duke inkurajuar studentët që të punojnë seminare të pavarura dhe ese mbi politikën fiskale. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Hyrje në Biznes dhe Ekonomi. Mikroekonomi. Makroekonomi.
  • [EBA5090] [6 SETK] Ekonomia e Dijes
    Qëllimet e programit të lëndës: - Zhvillimi i një vizioni holistik të gjendjes, tendencat dhe sfidat e ekonomisë së bazuar në njohuri; - Prezantimi i ideve, teorive dhe industrive bazë të ekonomisë së bazuar në dije; - Shqyrtimi i dispozitatve kryesore të menaxhimit të njohurive dhe definimi i praktikave dhe teknikave më të mira të menaxhimit të njohurive; - Informacione rreth teknologjive të njohurive të përdorura nga bizneset, si baza të sistemeve efektive të menaxhimit të njohurive; - Demonstrime rreth identifikimeve te proceseve në praktikë, dhe menaxhimi i tyre duke përdorurTI-në; - Specifikimi i kritereve të formimit dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor; - Analizimi i praktikave më të mira, sfidave dhe mundësive të zbatimit të ekonomisë së bazuar në dije në Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera, duke rishikuar dhe vlerësuar tiparet e zhvillimit modern të ekonomisë së bazuar në dije; - Përgaditja e studentëve për të vepruar në një mjedis të ndërmarrjeve dinamike në kontekstin e menaxhimit të kapitalit intelektual.

Google+