Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkencat e zbatuara kompjuterike (2016/2017)

Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: I diplomuar në shkencat e zbatuara kompjuterike
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi

Programi studimor  Shkencat e zbatuara kompjuterike është bazuar në modelin e aprovuar të Bolonjës për organizimin e studimeve 3+2. Ai është dizajnuar që të plotësojë kërkesat e tregut vendor, por edhe të ofrojë një perspektivë moderne dhe globale.

Qëllimet arsimore të programit janë:

  • t’u mundësojë studentëve  të fitojnë shkathtësi më të gjëra komunikimi, të atyre gjuhësore dhe analitike,
  • t’u mundësojë studentëve  të fitojnë njohuri teorike dhe praktike për shkencat kompjuterike dhe ato t’i aplikojë në jetën reale,
  • t’i aftësojë studentët të kyçen në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve të ndryshme softuerike,
  • t’i aftësojë studentët të punojnë në projekte individuale dhe grupore, që sipas natyrës mund të jenë: projekte shkencore-hulumtuese, projekte zhvillimore ose punë praktike,
  •  t’u mundësojë bazë të mirë për përshtatje të mëtutjeshme përkundrejt ndryshimeve të reja teknologjike/të tregut,
  • të mundësojë shkathtësi dhe përkrahje gjatë organizimit, realizimit dhe gjatë implementimit të metodave dhe procedurave në fusha të tjera.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët e diplomuar do të kenë mundësi të punojnë në fusha të ndryshme të industrisë, siç janë: kompanitë e orientuara drejt TI, sektori i biznesit, administrata publike, etj.

Të diplomuarit do të jenë të aftë:

  • t’i shfrytëzojnë sistemet kompjuterike dhe teknologjitë informatike në jetën e përditshme dhe më tej;
  • t’i aplikojnë në mënyrë efikase algoritmet dhe metodat e mësuara;
  • të programojnë zgjidhje për probleme të ndryshme;
  • t’i organizojnë bazat e të dhënave, të dizajnojnë, të implementojnë dhe mirëmbajnë më tej si dhe të përkujdesen për performansat;
  • të dizajnojë dhe të implementojë rrjeta kompjuterike;
  • t’i përdorin teknologjitë e Internetit në mënyrë efikase;
  • të organizojnë dhe të ndihmojnë për zgjidhjet teknike për t’u përgjigjur kërkesave të ndryshme sociale, ekonomike dhe shkencore-teknike.
Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Posedon njohuri dhe kuptim për aspektet teorike dhe praktike të shkencave kompjuterike. Kjo njohuri përfshin lëmenjtë kryesorë, si matematikën për shkencat kompjuterike, algoritmet, teknologjitë informatike, rrjetet, paradigmat e programimit dhe aplikimi i tyre, bazat e të dhënave si dhe një shumëllojshmëri të lëndëve të specializuara në lëmenj të ndryshëm të shkencave kompjuterike.
  • Njohuri dhe kuptim të metodologjive të ndryshme të programimit në skenarë të ndryshëm të zgjidhjes së problemeve (programimi procedural, i orientuar në objekte, funksional, etj.)
  • Njohuri dhe kuptim për udhëheqjen e projekteve hulumtuese dhe aplikative në përmasa të vogla në fushën e shkencave kompjuterike.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për të aplikuar dhe për të përdorur në nivel të avancuar sistemet kompjuterike dhe sistemet i informimit për zgjidhjen e detyrave të rëndomta.
  • Aftësi për të aplikuar në mënyrë autonome dhe kreative metodat dhe algoritmet standarde për zgjidhjen efikase të problemeve, zhvillimin e aplikacioneve (desktop, web dhe mobile) duke shfrytëzuar mjete kompjuterike të avancuara.
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të mirëmbajtur programe, duke përdorur metodologji, mjete dhe praktika të ndryshme.
  • Aftësi për të krijuar, për të organizuar dhe për të mirëmbajtur baza relacionale.
  • Aftësi për të dizajnuar dhe për të zhvilluar rrjete vendore kompjuterike të vogla dhe të mesme.
  • Aftësi për të organizuar sistemet e informimit me qëllim të zgjidhjes së detyrave të ndryshme sociale, ekonomike dhe teknologjike.
  • Aftësi për të propozuar zgjidhje për sistemet e informimit në nivel fillestar dhe mesatar, përfshirë edhe analizën, dizajnimin, zhvillimin dhe raportimin.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Aftësi për të mbledhur dhe për të analizuar të dhënat më qëllim të propozimit të zgjidhjeve softuerike.
  • Aftësi për të vlerësuar platformat dhe mjetet për zhvillim të programeve.
  • Aftësi për të vlerësuar zgjidhje softuerike të ndryshme si dhe zhvillim të zgjidhjeve të reja softuerike.
Aftësitë e komunikimit
  • Shkathtësi për të përdorur zgjidhje të ndryshme softuerike dhe për të përkrahur të tjerët në fushën e sistemeve të informimit duke përshtatur nivelin sipas audiencës.
  • Shkathtësi për të zhvilluar projekte efikase të sistemeve të informimit dhe për t’i prezantuar ato në respekt të standardeve profesionale.
  • Shkathtësi për të kontribuuar në organizimin e shoqërisë civile (e-society)  duke marrë pjesë në takime dhe trupa vendimmarrës në nivele të ndryshme.
  • Posedon shkathtësi dhe përvojë për punë në grup.
  • Shkathtësi për komunikim me shkrim dhe në të folur mbi të gjitha fazat e propozimit dhe krijimit të softuerit si dokumentacion teknik, specifikim i kërkesave dhe prokurimeve në gjuhë angleze dhe së paku në njërën nga gjuhët vendore në nivel të avancuar.
Aftësitë e të mësuarit
  • Shkathtësi për të ndjekur zhvillimet e reja në fushën e shkencave kompjuterike.
  • Shkathtësi për të mësuar shpejt teknologjitë e reja, gjuhët e programimit, mjetet (toolkits) dhe libraritë (frameworks).
  • Shkathtësi për të aplikuar aftësitë e të mësuarit në mësimdhënie dhe trajnime mbi sistemet e informimit nëpër shkolla dhe organizata.
  • Shkathtësi për të aplikuar aftësitë e të mësuarit gjatë krijimit dhe menaxhimit të projekteve.

Semestri 1

  • [6 SETK] Programimi struktural
    Në kuadër të kësaj lënde prezantohen konceptet bazë të programimit të cilat më tutje shërbejnë si hyrje në programimin e strukturuar. Qëllimi i lëndës është që studentët të aftësohen të shkruajnë programe efikase dhe të qarta në C++, duke aplikuar një spektër të gjerë të teknikave programuese.
  • [6 SETK] Algjebra lineare
    Ky program lëndor është dizajnuar asisoj që t’i mësojë studentët me konceptet dhe metodat të cilat e përbëjnë bazën e algjebrës lineare. Algjebra lineare në të vërtetë paraqitet gjithandej. Konceptet e kësaj lënde shfrytëzohen në mënyrë të vazhdueshme gjithkund pa u emërtuar si të tilla. Integrali është linear, deklarata është lineare etj. Numri më i madh i zbatimeve në matematikë në botën “reale” vjen në shprehje duke e marrë parasysh pjesën e tij lineare. Ky është material shumë i rëndësishëm që gjithmonë do të jetë i rëndësishëm për studentët e këtij drejtimi. Pas mbarimit të këtij kursi studentët do të jenë në gjendje t’i shfrytëzojnë dhe t’i zbatojnë barazimet lineare dhe zgjidhjet e tyre. Algjebrën e matricave. Transformimet lineare dhe si shfrytëzohen ato për aplikacione. Hapësirat vektoriale. Vlerat vetanake dhe vektorët vetanakë të matricës reale. Determinantat dhe ortogonalitetin. Qëllim i rëndësishëm është që ta lidh algjebrën lineare me shkencat kompjuterike me ose pa përdorimin e matematikës. Midis tjerash ka për qëllim të mësohen dhe të zbatohen disa probleme optimalizuese të cilat kanë zbatim të rëndësishëm në lëmin e shkencave kompjuterike.
  • [6 SETK] Teknologjitë e Internetit
    Qëllimi i lëndës është të sigurojë një kuptim të plotë të mjeteve dhe metodologjive për zgjidhjen e problemeve që lidhen me programimin e internetit në anën e klientit. Fokusi kryesor do të jetë në mjetet dhe aftësitë e përdorura nga ueb zhvilluesit në industrinë e sotme. Ligjëratat do t’i zhvillojnë konceptet e përgjithshme dhe sintaksën, ndërsa laboratorët do të përqendrohen në zbatim dhe praktikë. Fokusi kryesor do të jetë rreth teknologjive në anën e klientit, si: konceptet themelore të origjinës së internetit dhe rrjetet, gjuhët për ueb si HTML5, krijimi i stileve për ueb faqet përmes Cascading Style Sheets (CSS), shfrytëzimi i JavaScript për të krijuar ueb faqe interaktive së bashku me bibliotekat përcjellëse (jQuery, jQuery Mobile, AppML, AngularJS dhe HTML5 API).
  • [6 SETK] Hyrje në shkencat kompjuterike
    Qëllimi i programit mësimor: - Të mundësojë që studentët të fitojnë njohuri themelore dhe aftësi nga fusha e shkencave kompjuterike. - Të mundësojë që studentët të fitojnë njohuri praktike dhe teorike në lëmin e shkencave kompjuterike dhe të njëjtat ti zbatojnë në jetën reale. - T’i aftësojë studentët për punë në projekte, në mënyrë individuale apo grupore, të cilat sipas natyrës mund të jenë: projekte kërkimore-shkencore, projekte zhvillimore apo punë praktike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • Të folurit publik
    • Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • Studime ndëkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Word i avancuar
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Publikimi ueb
    • Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Mbrojta e ambientit
    • Zhvillimi profesional i karrierës

Semestri 2

  • [6 SETK] Kalkulus
    Qëllimi i programit të lëndës: Qëllimi është që studentët të njihen dhe të aftësohen me konceptet për funksionin (si një pasqyrim I veçantë), mënyrat e dhënies së një funksioni, vetitë e funksionit, vazhdueshmëria e funksioneve. Të aftësohen për gjetjen e vlerës kufitare të funksionit (limiti). Gjetjen e derivatit. Zgjidhjen e problemeve në lidhje me monotoninë e funksioneve dhe gjetjen e vlerave ekstreme të funksioneve reale me qëllim që në fund të aftësohen për vizatimin e grafikut të funksionit prej ku mund të lexohen të gjitha karakteristikat dhe vetitë e funksioneve. Po ashtu ka për qëllim studentët të njihen me konceptin e integralit dhe këtë ta zbatojnë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme praktike. Njëherësh qëllimi është të mësohen edhe disa metoda numerike në lidhje me konceptet e lartpërmendura me qëllim të zbatimit eksplicit në fushën e shkencave kompjuterike.
  • [6 SETK] Strukturat diskrete
    Qëllimi i kësaj lënde është t’u mundësojë studentëve përfitimin e njohurive të nevojshme matematike që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e shkencave kompjuterike. Një pjesë e koncepteve të parapara në këtë lëndë tashmë janë të njohura për studentët, por qëllimi është më i madh, që këto të formalizohen në një shkallë më të madhe që do të mundësojë pasurimin e diapazonit të ideve të tyre dhe këto të shfrytëzohen për zgjidhjen e problemeve të ndryshme praktike.
  • [6 SETK] Programimi i orientuar në objekte
    Kjo lëndë është paraparë për studentë të cilët kanë njohuri në programim të strukturuar dhe duan t’i aplikojnë njohuritë në programim të orientuar në objekte në C++. Qëllimi i lëndës është që studentët të përfitojnë njohuri dhe kuptim në lëmin e programimit të orientuar në objekte (tipat abstraktë të të dhënave, klasat, enkapsulimi, trashëgimia, polimorfizmi, etj), të mësohen të shkruajnë program të qartë dhe efikas në C++ duke përdorur parimet e programimit të orientuar në objekte për krijimin e aplikacioneve efikase, të kenë aftësi të bëjnë evaluim të një zgjidhjeje të orientuar në objekte, dhe të aftësohen ti aplikojnë konceptet e tipave abstraktë të të dhënave në zgjidhje të problemeve duke u bazuar në parimet e programimit të orientuar në objekte, të implementuara në C++.
  • [6 SETK] Arkitektura kompjuterike
    Qëllimet e programit të lëndës: Njohja me pajisjet bazike dhe pjesëve te sistemeve kompjuterike si dhe lidhjeve reciproke te tyre. Njohjen dhe kuptimin e arkitekturave kompjuterike, performansa e sistemit kompjuterik. Hyrje në gjuhën asemblerike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • Të folurit publik
    • Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • Studime ndëkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Word i avancuar
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Publikimi ueb
    • Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Mbrojta e ambientit
    • Zhvillimi profesional i karrierës

Semestri 3

  • [6 SETK] Algoritmet dhe strukturat e të dhënave
    Kjo lëndë mbulon projektimin, analizën dhe zbatimin e strukturave themelore të të dhënave dhe algoritmeve që veprojnë në këto struktura të dhënash. Do të studiohen strukturat themelore lineare dhe hierarkike të të dhënave dhe se si ne mund ta bëjmë përdorimin e tyre. Pastaj, hyhet më thellë në projektimin, analizën dhe zbatimin e këtyre strukturave të të dhënave. Diskutohet edhe analiza asimptotike e algoritmeve dhe strukturave të të dhënave. Karakteristikat e tjera të gjuhëve të programimit të orientuar në objekte që janë të nevojshme për implementimin gjenerik të strukturave të të dhënave jepen në vazhdimësi gjatë lëndës.
  • [6 SETK] Probabiliteti dhe statistika
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuritë themelore nga probabiliteti dhe statistika që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e shkencave kompjuterike. Qëllimi është që të mësohet se si bëhet përpunimi i të dhënave statistikore, ligjshmëritë e tyre, paraqitja e tyre, ligjet për dhënien e konkluzioneve përkatëse bazuar në të dhënat e përpunuara etj. Po ashtu qëllimi është që të mësohen parimet themelore nga fusha e probabilitetit dhe se si mund të zbatohen ato parime në fushat e ndryshme nga jeta e përditshme posaçërisht në lëmin e shkencave kompjuterike.
  • [6 SETK] Sistemet operative
    Kjo lëndë shqyrton probleme të mëdha në sistemet operative. Sistemi operativ është një ndërfaqe në mes të programeve të përdoruesit dhe pajisjeve kompjuterike (OS), në të cilat ato operojnë. Si një sistem operativ për të kontrolluar dhe të ndajnë burimet kompjuterike. Lënda fillon me një hyrje të shkurtër në "konceptet kryesore të sistemeve operative" dhe vlerësimin e këtyre koncepteve dhe analizë të hollësishme. Një analizë e detajuar e komponentëve kryesorë në shumicën e sistemeve operative do të diskutohet. Diskutimi do të mbulojë proceset dhe temat, bllokimet e proceseve, menaxhimin e memories, njësive hyrëse dhe dalëse, sistemet e skedarëve dhe të sigurisë ndër të tjera. Pjesa tjetër e sigurisht ka të bëjë me konceptet e shpërndara, multimedia dhe sistemet operative kartën smart. Në fund të koncepteve të sistemeve operative të lëvizshme do të analizohen dhe vlerësohen. E gjithë kjo do të shoqërohet me një analizë të rasteve të studimit të sistemeve specifike operative nga çdo kategori.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Inteligjenca artificiale
    • Programimi i lojërave
    • NoSQL bazat e të dhënave
    • Interaksioni njeri-kompjuter
    • Gjuhët formale dhe automata
    • Programimi në rrjetë
    • Programimi i pajisjeve mobile
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Sistemet e bazuara në dije
    • Programimi logjik
    • Programim sistemor
    • Programimi në .NET
    • Sistemet inteligjente
    • Depozitimi dhe procesimi i të dhënave
    • Е - tregtia
    • Procesimi paralel dhe i distribuar
    • Ueb-i semantik
    • Vizuelizimi i të dhënave
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • Të folurit publik
    • Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • Studime ndëkulturore
    • Aftësitë e komunikimit
    • Excel i avancuar
    • Aftësitë të avancuara të TI-së
    • Word i avancuar
    • Google Apps
    • Access-i i avancuar
    • Desktop publikimi
    • Publikimi ueb
    • Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • Gjuha shqipe për qëllime profesionale
    • Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • Mbrojta e ambientit
    • Zhvillimi profesional i karrierës

Semestri 4

  • [6 SETK] Rrjetat kompjuterike
    Kjo lëndë paraqet një hyrje në konceptet dhe parimet e rrjeteve kompjuterike. Studiohen komponentët e ndryshëm të rrjetave dhe përshtatja e tyre ndërmjet veti. Jepet pamja e detajuar e arkitekturave të rrjetit dhe dizajnimi i tyre. Lënda vë theksin në dizajnimin dhe implementimin e shtresës së të dhënave (data layer), nënshtresën MAC dhe shtresën e rrjetave (network layer). Ajo ilustron koncepte të rëndësishme të arkitekturave të rrjetit dhe protokollet në rrjetet Internet dhe Ethernet. Studiohen në detaje rrjetet lokale. Pjesa e fundit e lëndës merret me lidhjet ndërmjet rrjeteve, komponentët kompjuterikë dhe rrjetet lokale virtuale. Studentët do të familjarizohen me elementët komutativë të rrjeteve, konfigurimin fillestar dhe dizajnimin praktik të rrjeteve kompjuterike lokale.
  • [6 SETK] Bazat e të dhënave
    Lënda përfshin hyrje në dizajnimin dhe shfrytëzimin e bazave të të dhënave me një hyrje të shkurtër në brendësinë e sistemeve për menaxhim të bazave relacionale të të dhënave. Kursi përfshin gjerësisht modelin relacional, algjebrën relacionale, dhe SQL gjuhën. Në këtë kurs gjithashtu përfshihet hyrje në dizajnimin e bazave relacionale të të dhënave bazuar në varësitë funksionale dhe format normale. Studenti i cili do të mbarojë me sukses këtë kurs do të aftësohet për shfrytëzimin e modeleve dhe koncepteve të dizajnimit të bazave të të dhënave. Studenti do të aftësohet për shfrytëzimin e bazave të të dhënave, të dizajnojë baza relacionale të thjeshta dhe konkrete, të shfrytëzojë MS SQL Server-in për menaxhimin me bazat e të dhënave (DBMS), SQL gjuhën dhe implementim të përzgjedhësve.
  • [6 SETK] Hyrje në kriptografi
    Qëllimi i programit mësimor: Kriptografia mundëson algoritme të rëndësishme për sigurimin e privatësisë, autentifikimin dhe integritetit të më tepër informacioneve të ndjeshme të cilat paraqiten në sistemet e përsosura digjitale. Në ditët e sotme, bërthama e algoritmeve kriptografike, duke kyçur kriptimin, kodet autentik, nënshkrimi digjital, protokollet bazike sipas marrëveshjes dhe të ngjashme, shfrytëzohen në miliona online transaksione ditore. Kriptologjia bazike shfrytëzon gjuhë matematike që në mënyrë precize të cakton qëllimet e parealizueshme të sigurisë, nëpërmjet dizajnimit të protokolleve për realizimin e këtyre qëllimeve, si dhe të shqyrton sigurinë e protokolleve të dizajnuar nëpërmjet shfrytëzimit të vërtetimeve matematike në bazë të parashtrimit të supozimeve të qarta. Prandaj, për tu mësuar kriptografia, me rëndësi bazike është që të kuptohet kontesti matematik i saj. Në këtë lëndë, do të shqyrtohet thelbi i punës së kriptografisë nëpërmjet disa algoritme bazike kriptografike, për kriptim, për kodet për autentifikim, për hash funksionet, për nënshkrimet digjital, etj.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Inteligjenca artificiale
    • Programimi i lojërave
    • NoSQL bazat e të dhënave
    • Interaksioni njeri-kompjuter
    • Gjuhët formale dhe automata
    • Programimi në rrjetë
    • Programimi i pajisjeve mobile
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Sistemet e bazuara në dije
    • Programimi logjik
    • Programim sistemor
    • Programimi në .NET
    • Sistemet inteligjente
    • Depozitimi dhe procesimi i të dhënave
    • Е - tregtia
    • Procesimi paralel dhe i distribuar
    • Ueb-i semantik
    • Vizuelizimi i të dhënave
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Inteligjenca artificiale
    • Programimi i lojërave
    • NoSQL bazat e të dhënave
    • Interaksioni njeri-kompjuter
    • Gjuhët formale dhe automata
    • Programimi në rrjetë
    • Programimi i pajisjeve mobile
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Sistemet e bazuara në dije
    • Programimi logjik
    • Programim sistemor
    • Programimi në .NET
    • Sistemet inteligjente
    • Depozitimi dhe procesimi i të dhënave
    • Е - tregtia
    • Procesimi paralel dhe i distribuar
    • Ueb-i semantik
    • Vizuelizimi i të dhënave

Semestri 5

  • [6 SETK] Inxhinieria sofuerike
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me një kuptim të thellë, kritik dhe sistematik të parimeve dhe teknikave për specifikime softuerike, fazat e analizës dhe dizajnit, programimi, testim dhe vlerësim, mirëmbajtjen dhe menaxhimin me projektimin e aplikacioneve softuerike efikase. Qëllimi është që si rezultat nxënësit të kapin esencën e mjeteve dhe metodologjisë së zhvillimit të zgjidhjeve softuerike. Me kalimin e lëndës studentët do të jenë në gjendje të bëjnë: 1. Analiza të procesit të zhvillimit të zgjidhjeve softuerike dhe të shprehin esencën në mënyrë koncize dhe të saktë; 2. Strukturimin dhe dizajnimin e një moduli për zgjidhjen e problemeve, si dhe alternativa të vlerësimit; 3. Programimin dhe zbatimin e modulit software në mënyrë efikase dhe të saktë; 4. Punën në grupe të vogla, do të bashkëpunojnë në aspekte të ndryshme të zhvillimit të softuerit; 5. Vlerësimin e aftësive të zhvillimit dhe çështjeve metodologjike në avancimin e software, të tilla si: rëndësia e reagimet e konsumatorëve, puna me burime të kufizuara, qëndrueshmëria, testimi, si dhe menaxhimin e ekipit të zhvillimit të softuerit.
  • [6 SETK] Ueb programimi
    Kjo lëndë mbulon dizajnimin dhe zhvillimin e ueb aplikacioneve, përfshirë programimin në anën e klientit dhe atë të serverit. Gjithashtu, lënda përfshin edhe dizajnimin e bazave të të dhënave për ueb, gjuhët e programimit për ueb si dhe integrimin e të dhënave në ueb aplikacione.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Inteligjenca artificiale
    • Programimi i lojërave
    • NoSQL bazat e të dhënave
    • Interaksioni njeri-kompjuter
    • Gjuhët formale dhe automata
    • Programimi në rrjetë
    • Programimi i pajisjeve mobile
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Sistemet e bazuara në dije
    • Programimi logjik
    • Programim sistemor
    • Programimi në .NET
    • Sistemet inteligjente
    • Depozitimi dhe procesimi i të dhënave
    • Е - tregtia
    • Procesimi paralel dhe i distribuar
    • Ueb-i semantik
    • Vizuelizimi i të dhënave
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Inteligjenca artificiale
    • Programimi i lojërave
    • NoSQL bazat e të dhënave
    • Interaksioni njeri-kompjuter
    • Gjuhët formale dhe automata
    • Programimi në rrjetë
    • Programimi i pajisjeve mobile
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Sistemet e bazuara në dije
    • Programimi logjik
    • Programim sistemor
    • Programimi në .NET
    • Sistemet inteligjente
    • Depozitimi dhe procesimi i të dhënave
    • Е - tregtia
    • Procesimi paralel dhe i distribuar
    • Ueb-i semantik
    • Vizuelizimi i të dhënave
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Inteligjenca artificiale
    • Programimi i lojërave
    • NoSQL bazat e të dhënave
    • Interaksioni njeri-kompjuter
    • Gjuhët formale dhe automata
    • Programimi në rrjetë
    • Programimi i pajisjeve mobile
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Sistemet e bazuara në dije
    • Programimi logjik
    • Programim sistemor
    • Programimi në .NET
    • Sistemet inteligjente
    • Depozitimi dhe procesimi i të dhënave
    • Е - tregtia
    • Procesimi paralel dhe i distribuar
    • Ueb-i semantik
    • Vizuelizimi i të dhënave

Semestri 6

  • [6 SETK] Grafika kompjuterike
    Qëllimi i programit mësimor: Qëllimi kryesor i këtij programi është t’i njoftojë studentët me bazat e grafikës kompjuterike. Lënda fillon me koncepte bazë të grafikës interaktive, sistemet dy dimenzionale dhe mapimi, pastaj vazhdon me algoritmet e grafikës kompjuterike, transformimet, anti-aliasing, teksturat dhe algjebrën lineare.
  • [6 SETK] Punimi i diplomës
    Ky është aktiviteti i punimit të diplomës dhe projekti i vendosjes profesionale në fushën e shkencave kompjuterike. Studentët janë të angazhuar të kompletojnë një projekt, zakonisht një softuer, lidhur me punimin e diplomës, ta strukturojnë punimin e tyre, të hulumtojnë si dhe ta shkruajnë punimin e diplomës. Idealisht projektet paraqesin një sistem komplet ose një produkt, një analizë të integruar, simulim apo dizajn softueri dhe hardueri, nëse është e aplikueshme.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Inteligjenca artificiale
    • Programimi i lojërave
    • NoSQL bazat e të dhënave
    • Interaksioni njeri-kompjuter
    • Gjuhët formale dhe automata
    • Programimi në rrjetë
    • Programimi i pajisjeve mobile
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Sistemet e bazuara në dije
    • Programimi logjik
    • Programim sistemor
    • Programimi në .NET
    • Sistemet inteligjente
    • Depozitimi dhe procesimi i të dhënave
    • Е - tregtia
    • Procesimi paralel dhe i distribuar
    • Ueb-i semantik
    • Vizuelizimi i të dhënave
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Inteligjenca artificiale
    • Programimi i lojërave
    • NoSQL bazat e të dhënave
    • Interaksioni njeri-kompjuter
    • Gjuhët formale dhe automata
    • Programimi në rrjetë
    • Programimi i pajisjeve mobile
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Sistemet e bazuara në dije
    • Programimi logjik
    • Programim sistemor
    • Programimi në .NET
    • Sistemet inteligjente
    • Depozitimi dhe procesimi i të dhënave
    • Е - tregtia
    • Procesimi paralel dhe i distribuar
    • Ueb-i semantik
    • Vizuelizimi i të dhënave
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • Inteligjenca artificiale
    • Programimi i lojërave
    • NoSQL bazat e të dhënave
    • Interaksioni njeri-kompjuter
    • Gjuhët formale dhe automata
    • Programimi në rrjetë
    • Programimi i pajisjeve mobile
    • Gjurmimi i të dhënave
    • Testimi dhe mirëmbajtja e softuerit
    • Sistemet e bazuara në dije
    • Programimi logjik
    • Programim sistemor
    • Programimi në .NET
    • Sistemet inteligjente
    • Depozitimi dhe procesimi i të dhënave
    • Е - tregtia
    • Procesimi paralel dhe i distribuar
    • Ueb-i semantik
    • Vizuelizimi i të dhënave
Google+