Gjatë vizitës në South East European University, profesori Lofton u takua me rektorin e universitetit, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, si dhe me këshilltaren për marrëdhënie me komunitetin dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi.
Në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të përvojave akademike dhe profesionale, si dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe juridikut.
