Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL organizoi prezantim për mundësitë e karrierës në NATO

Universiteti i Evropës Juglindore mirëpriti dy përfaqësues nga Selia e NATO-s në Bruksel, Blagoj Delipetrov dhe Dorka Balla–Johnson, në një sesion informues me temë “Mundësitë e Karrierës në NATO”. Qëllimi i ngjarjes ishte informimi i studentëve dhe stafit akademik mbi mundësitë e shumta të karrierës në organizatën më të madhe ushtarako-politike në botë.

Ngjarjen e hapi Këshilltarja për Marrëdhënie me Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare e UEJL-së, Prof. Dr. Besa Arifi, e cila theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të platformave dhe mundësive të aplikimit në NATO.

Përfaqësuesja e NATO-s, Dorka Balla–Johnson, ndau përvojën e saj praktike dhe informacione të detajuara mbi programet e organizatës, përfshirë programin e praktikës (Internship), ndërsa Dr. Blagoj Delipetrov, arkitekt i Inteligjencës Artificiale në NATO, prezantoi përvojën e tij personale në selinë e NATO-s, si dhe elaboroi procesin e rekrutimit, nga aplikimi në portalin e karrierës deri te testet e shkruara dhe intervistat e bazuara në kompetenca.

Në fund të prezantimit u zhvillua një sesion interaktiv pyetje-përgjigje, ku studentët dhe stafi patën mundësi të informohen dhe të marrin këshilla për mundësitë e karrierës në organizatat ndërkombëtare.

Google+