Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Trajnim për harmonizimin e planprogrameve dhe cilësinë

“Zhvillimi profesional i plan-programeve” dhe “Cilësi, efikasitet dhe profesionalizëm”, ishin temat kryesore të trajnimit katërditor të stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), që u zhvillua nga e hëna deri të enjten (11-14 korrik), në Mavrovë.

Në kuadër të trajnimit janë realizuar disa punëtori, të cilat kanë për qëllim realizimin e projektit ‘UEJL 2.0’.

“Ajo që është e rëndësishme është që Universiteti ynë të vazhdojë me forcimin e pozitës si universitet lider në rajon për cilësinë e arsimit të lartë”, tha rektori i UEJL-së, Prof. dr. Zamir Dika, në prezantimin e tij që e bëri para stafit akademik.

Ne, tha rektori Dika, kemi një mision shumë të rëndësishëm dhe besoj se me kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturore që disponon ky universitet, atë mund ta realizojmë në tërësi.

Fakultet gjatë trajnimit kanë punuar në harmonizimin e plan-programeve, si vazhdimësi e punës së filluar me ekspertë të njohur, të cilët kanë bërë një harmonizim të tillë gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti. Gjatë trajnimit është finalizuar tërësisht korniza e harmonizimit të programeve në përputhje me Kornizën kombëtare të kualifikimeve.

Prorektori për çështje akademike, Prof. dr. Pol Foster, tha se gjatë vitit të ardhshëm akademik, UEJL do të ketë plan-programe akademike tërësisht të harmonizuara me nevojat e tregut të punës në vend, në rajon dhe në hapësirën ndërkombëtare.

Trajnimi u realizua në disa sesione, ku stafi akademik pati mundësi të punojë në krijimin e deskriptorëve për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve dhe për vlerësimi i rrezikut për fakultetet lidhur me Plan veprimet.

Në ditën e tretë të trajnimit stafit akademik iu bashkëngjit edhe stafi administrativ, i cili së bashku me stafin akademik patën mundësi që së bashku të marrin pjesë në aktivitetet sportive, të realizuara nga Departamenti i sportit.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve ne së bashku tregojmë se jemi një dhe se jemi unik në rajonë, thanë organizatorët e trajnimit.

Në kuadër të trajnimit për stafin administrativ u realizuan disa punëtori për protokollin, mbajtjen e procesverbalit, plotësimin e formularëve në mënyrë efikase, shkrimin e emailit profesional, sjelljen em klientët, menaxhimin e proceseve, menaxhimin e rrezikut, menaxhimin me kohën, etikën profesionale, si dhe për rregulloret dhe procedurat.

Google+