Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

“Dita e hapur” në Universitetitn e Evropës Juglindore në Tetovë

Z. Dika: Me ofertën tonë akademike jemi konkurrues në tregun global .

Të shtunën, 7 maj, në ceremoninë e “Ditës së hapur”, në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), u shpalos oferta e programeve studimore e bazuar në Konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë, në fakultetet e UEJL, për vitin akademik 2011/2012.

“Duke qenë universiteti i vetëm me statusin privat-publik jofitimprurës, mundësojmë që të realizojmë misionin tonë duke këmbëngulur në krijimin e kuadrove të aftë, të cilët janë të çmuar nga punëdhënësit, shoqëria dhe që janë konkurrues në tregun global. Këta të rinj, sot, njëkohësisht janë edhe qytetarë të denjë të Evropës së bashkuar. Pra, nga rreth 1300 studentࢻ që do të regjistrohen në vitin akademik 2011-2012, 412 prej tyre do të mësojnë në programet studimore në gjuhën angleze. Plan-programet tona ndjekin traditat më të mira të studimit të shteteve të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-ve. Tani, duke qenë universiteti i vetëm me statusin privat-publik jofitimprurës, jemi në një fazë të përkrahjes edhe më të fuqishme të vlerës publike që e krijon Universiteti ynë. Këtë vit, për herë të parë UEJL zgjeron ofertën edhe me 4 programe të reja studimore: Ekonomik, Agrobiznes, Turizëm, Lidership dhe Punë me Rininë në Shoqëri ”, tha ndërmjet tjerash, rektori i këtij Universiteti, Prof. dr. Zamir Dika. Ai, gjithashtu nënvizoi faktin se ky universitet po zbaton një metodologji ndryshe nga universitetet tjera, duke ia përshtatur atë profilit të ri studentor që e shndërron këtë universitet në “universitet të personalizuar”.

UEJL, këtë vit ndan rreth 162 bursa, që do të ndahen mbi bazën e kritereve të caktuara. Të gjithë ata që do të jenë përfitues të kësaj burse do t’i nënshtrohen provimeve kualifikuese nga lëndë të caktuara varësisht nga fakulteti i zgjedhur, sidomos nga gjuha angleze. Bursa për studentët këtë vit ndanë edhe komuniteti i biznesit, kurse bankat më të njohura në vend, si NLB “Tutunska Banka” dhe “Stopanska Banka” në marrëveshje me Universitetin do t’iu mundësojë studentëve kredi studentore.

Me këtë rast, vlen të theksohet gjithashtu se, në qytezën universitare, pati takime dhe biseda të fokusuara nëpër fakultete, ku u shpjeguan më detajisht programet studimore, nga aspekti i asaj se me çfarë dije, shkathtësi dhe kompetenca pritet të pajisen studentët deri në diplomim. Këtu, u shpjegua mënyra e organizimit të studimeve, metodologjia e mësimit, mënyra e vlerësimit të dijeve, resurset që i keni në dispozicion dhe pastaj u njohën me infrastrukturën dhe rregullat e studimit. Këtë vit akademik për herë të parë ofrohen edhe studime në distancë (one line).

Në qytezën universitare në Tetovë, pritet të zhvillohet mësimi në 16 programe studimore, ku 7 prej tyre do të ofrohen në gjuhën angleze dhe në gjuhë tjetër të huaj si: Administrimi i Biznesit, Lidershipi dhe Puna me Rininë në Shoqëri, Shkencat kompjuterike, Informatika e Biznesit, Inxhinieria Kompjuterike, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, si dhe Gjuhë dhe Letërsi Gjermane. Sa i përket numrit të studentëve, është planifikuar të ketë vende të lira për 1085 studentë të rinj.

Ndërkaq, në qendrën universitare në Shkup ka gjithsej 8 programe studimore, ku 4 programe ofrohen në gjuhën angleze si: Sistemet e Informacionit dhe Menaxhmenti ,Informatika e Biznesit, Administrimi i Biznesit dhe Shkencat Kompjuterike. Sa i përket numrit të studentëve, në Shkup, ka vende të lira për 270 studentë të rinj gjithsej.

Gjithashtu, u promovuan edhe programet studimore pasdiplomike, sipas modelit të studimeve 3+2 (katër semestrale). Kështu, në qytezën universitare në Tetovë do të ketë gjithsej 14 programe studimore. Sa i përket numrit të studentëve, ka vende të lira për 385 studentë të rinj gjithsej, kurse në qendrën universitare në Shkup ka gjithsej 5 programe studimore duke siguruar vende të lira për 115 studentë të rinj.

Këtë vit do të ofrohen programet studimore pasdiplomike tresemestrale të ciklit të dytë. Kështu, në qytezën universitare në Tetovë do të ketë gjithsej 4 programe studimore, ku parashihen të regjistrohen 95 studentë të rinj, kurse në qendrën universitare në Shkup në gjithsej 2 programe studimore ka vende të lira për 50 studentë të rinj.

Google+