Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Dika priti ambasadorin zviceran Lazzarotto

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, në Tetovë, Prof. dr. Zamir Dika, priti sot (02.03.2011), ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës, shkëlqesinë e tij, Stefano Lazzarotto.

Në këtë takim, rektori Dika e informoi mysafirin e tij lidhur me zhvillimet e reja në Universitet për t’u integruar në rrjedhat e arsimit të lartë modern.

UEJL vazhdon t’u përgjigjet kërkesave në rritje për ndërtimin e kapaciteteve që do t’i shërbejnë të ardhmes, tha ai. “Universiteti i EJL është universitet model jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë në rajon. Tani, po bëjmë përpjekje për përmirësimin dhe modernizimin e procesit mësimor, për të zgjeruar horizontet e dijes tek studentët. Këtu, rëndësi ka fakti se përfituesit kryesorë janë studentët”, nënvizoi rektori Z. Dika.

Përsa i përket pjesës akademike, një ndër përparësitë që e dallon Universitetin e Evropës Juglindore nga universitetet tradicionale në vend dhe në rajon, sipas tij, është aftësia për zhvillimin e vazhdueshëm të programeve studimore të bazuar në një proces të integruar mirë, nga ana e të gjithë pjesëmarrësve në të, sidomos përfshirja e profesorëve – ekspertë ndërkombëtarë nga SHBA-të dhe shtetet evropiane. Procesi i zhvillimit të programeve studimore ndjek rekomandimet e standardeve ndërkombëtare të përshkruara në dokumentet që bazohen në Deklaratën e Bolonjës dhe në praktikat më të mira të universiteteve më të suksesshme ndërkombëtare”, theksoi rektori Dika.

Pas kësaj, ambasadori Lazzarotto e bëri një shëtitje nëpër kampus, ku veçmas u ndal tek biblioteka universitare, me ç’rast u njoh me lexueshmërinë dhe kërkesat e studentëve për t’u pajisur me botime të reja, të cilat do t’i përdornin për nevojat e tyre studentore.

Google+