Ky trajnim, ishte pjesë e aktiviteteteve në kuadër të projektit Transparencë në arsim [TEN], i cili zbatohet nga Forumi Rinor Arsimor, në bashkëpunim me UEJL dhe i mbështetur nga USAID-i dhe Qendra për Zhvillimin e Arsimit [EDC].
Aktivitetet e TEN Projektit janë zbatuar që nga viti 2009 me mbështetjen e Njësisë Bioetike të UNESCO-s në UEJL dhe profesor i Mentor Hamiti. Qëllimi i projektit është të kontribuojë në drejtim të krijimit të ambientit transparent të arsimit të lartë, me forcimin e kornizës institucionale dhe ligjore si dhe të promovojë vlerat e mira etike midis të gjithë anëtarëve të komunitetit akademik. Lista e aktiviteteve të realizuara përfshinë: seminare, konferenca, debate publike, tryeza të rrumbullakëta, video-konferenca, fushata publike.
Aktivitetet e projektit, që zbatohet në Maqedoni janë pjesë e aktiviteteve të implementuara nga anëtarët e rrjetit TEN në Armeni, Azerbajxhan dhe Ukrainë.
Ky trajnim që u mbajt më 5 dhe 6 shkurt 2011, u përqendrua në ofrimin e një hapësire për diskutim të hapur dhe kuptim më të mirë të çështjes së korrupsionit në arsim, shkaqet dhe efektet afatgjata të këtij fenomeni të dëmshëm për arsimin e lartë dhe të shoqërisë si një e tërë. Grupi i studentëve ka punuar në identifikimin e rolit të sektorit qeveritar, shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit në luftën kundër korrupsionit në arsim. Ata, po ashtu kanë diskutuar për rolin dhe përgjegjësitë e secilës nga palët e interesuara në këtë proces. Një seancë ishte e dedikuar për analizën e mjeteve antikorrupsion dhe politikat e zbatuara në sistemin e arsimit të lartë në Maqedoni. Pjesëmarrësit punuan në zhvillimin e ideve për mbajtjen e ngjarjeve publike dhe fushatat për ngritjen e vetëdijes në mesin e kolegëve të tyre dhe publikun e gjerë mbi problemin e korrupsionit në arsim.
Pas këtij trajnimi, 26 aktivistët e rinjë, do të përfshihen në përpjekjet e ardhshme të organizatave rinore dhe universitetet për promovimin e transparencës dhe etikës në arsimin e lartë në Maqedoni.
