Hulumtimi është pika kyçe e Bashkimit Evropian për këtë shekull, tha në hapjen e seminarit prorektori për hulumtime, Prof. dr. Blerim Reka. Ai, tha se qëllimi ynë kryesor është që ta shndërrojmë universitetin në model rajonal për hulumtime.
Lidhur me aktivitetet e Zyrës për hulumtime dhe projekte, foli përgjegjësja Diturije Ismaili, e cila tha se kjo zyrë ka bërë një punë të rëndësishme në përkrahjen dhe nxitjen e stafit për të aplikuar në projekte të ndryshme. Ajo, prezantoi edhe disa nga aktivitetet që i ka realizuar kjo zyrë për të zhvilluar hulumtimin në universitet.
Lidhur me projektet për programin FP7, foli Tatjana Arsova, e angazhuar në Universitet, si koordinatore e Programit FP7. Ajo, tha se në kuadër të këtij programi është një fond për projekte në vlerë prej 50 miliard euro. Ajo, i njoftoi pjesëmarrësit më mënyrën e aplikimit dhe fushat ku mund të aplikohet për projekte.
Albulena Halili, përfaqësuese e Zyrës për Hulumtime tha se qëllimi seminarit është që të përforcohen kapacitetet për shndërrimin e Universitetit në qendër, ku do të përgatiten projektet hulumtuese dhe të krijohen mundësi ku ne do të ofrojmë shërbime të ngjashme për palët e interesuara.
Prorektori për hulumtime, prof. dr. Blerim Reka, njoftoi se në të ardhmen do të organizohen edhe seminare të tjera në këtë fushë me grupe të fokusuara.
