Mustafa Ibrahimi merr pjesë në konferencën shkencore për gjuhën shqipe në Durrës
20 dhjetor 2010
Nga data 15-17 dhjetor në Durrës, i zhvilloi punimet Konferenca Shkencore “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike - Tiranë, me pjesëmarrjen e specialistëve nga tërë hapësira shqiptare, Në këtë Konferencë mori pjesë edhe prof.dr. Mustafa Ibrahimi me kumtesën “Shtresimet që ndikojnë në variantet e gjuhës standarde si dukuri sociolinguistike”.
Konferenca i zhvilloi punimet në frymën e një debati konstruktiv dhe bashkëpunues, i karakterizuar nga profesionalizmi shkencor, duke i mbyllur punimet me sukses.
Në fund të konferencën u aprovua një rezolutë prеј 12 pikësh që lidhen me përmirësimin dhe pasurimin e standardit si dhe u propozua krijimi i Këshillit Mbarëshqiptar për Gjuhën, me statusin e personit publik, i cili mund të jetë një rrugë e mirë për t’u gjetur zgjidhje çështjeve të rëndësishme të politikave gjuhësore, të planifikimit të gjuhës, dhe të strategjisë për zhvillimin dhe mbrojtjen e shqipes.