
Nga 31 gushti 2010, Heather Henshou caktohet këshilltare ekzekutive për performancë dhe cilësi. Në këtë pozitë, ajo ka përgjegjësinë për zhvillimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave në fushën e burimeve njerëzore dhe procedurat, të cilat ndikojnë në ecurinë e stafit, të tilla si rekrutimin, promovimin akademik, zhvillimin profesional dhe menaxhimin individual të stafit.
Roli i saj në nivel të institucionit është t’i zbatojë, rrisë dhe vlerësojë iniciativat e identifikuara dhe proceset e cilësisë për të nxitur një kulturë të përgjithshme të cilësisë, e cila do t’i mundësojë stafit akademik dhe administrativ të jetë shumë kompetent, profesional, i vetëmotivuar dhe i respektuar. I punësuari në këtë vend pune, do të punojë për të promovuar cilësinë e universitetit brenda dhe jashtë dhe do t’i vlerësojë e përhapë tendencat e reja dhe praktikat më të mira në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe cilësisë.