UEJL vazhdon ta vërtetojë reputacionin e të qenit universitet lider në rajon në ofrimin e arsimit cilësor, para së gjithash edhe me suksesin e arritur të studentëve të tij, të cilët shpërblehen dhe hapërojnë në karrierën e tyre në universitet më prestigjioze ndërkombëtare. Në rastin konkret, fjala është për ish-studentin e UEJL nga Kumanova, Mevludin Memedi, i cili nga  Universiteti i Dalarnas në Borlange të Suedisë, ka marrë  Çmimin “Tema e magjistraturës më e mirë për vitin 2009”.

" /> UEJL vazhdon ta vërtetojë reputacionin e të qenit universitet lider në rajon në ofrimin e arsimit cilësor, para së gjithash edhe me suksesin e arritur të studentëve të tij, të cilët shpërblehen dhe hapërojnë në karrierën e tyre në universitet më prestigjioze ndërkombëtare. Në rastin konkret, fjala është për ish-studentin e UEJL nga Kumanova, Mevludin Memedi, i cili nga  Universiteti i Dalarnas në Borlange të Suedisë, ka marrë  Çmimin “Tema e magjistraturës më e mirë për vitin 2009”.

">

COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ish-studenti i UEJL-së shpërblehet nga Universiteti Dalarnas i Suedisë

UEJL vazhdon ta vërtetojë reputacionin e të qenit universitet lider në rajon në ofrimin e arsimit cilësor, para së gjithash edhe me suksesin e arritur të studentëve të tij, të cilët shpërblehen dhe hapërojnë në karrierën e tyre në universitet më prestigjioze ndërkombëtare. Në rastin konkret, fjala është për ish-studentin e UEJL nga Kumanova, Mevludin Memedi, i cili nga  Universiteti i Dalarnas në Borlange të Suedisë, ka marrë  Çmimin “Tema e magjistraturës më e mirë për vitin 2009”.

Ish-studenti i UEJL-së e ka punuar temën në inxhinierinë kompjuterike me titull “Ueb aplikacion për ndjekje te rezultateve nga një pajisje mobile dore (PDA), për pacientët me sëmundje të Parkinsonit”. Punimi ishte për të krijuar dhe vlerësuar një sistem të bazuar në ueb, që ndihmon mjekët, duke u dhënë informacione ndihmëse në vendimmarrje gjatë vlerësimit të simptomave të sëmundjes së Parkinsonit te pacientët e tyre në bazë të të dhënave nga një njësi mobile dore (PDA, Personal Digital Assistant). Kontributi kryesor i këtij sistemi është mënyra e re dhe e sigurt për të kapur dhe për patur qasje më të lehtë në informacione rreth simptomave të pacientëve nga ambientet shtëpiake. Qasja e përshtatshme e profilit momental të pacientit dhe historia e simptomave sjell një bazë për vlerësimin individual dhe rregullimin e tretmaneve klinike. Çmimi jepet nga Business Incubator, Fondacioni Teknikdalen në Universitetin e Dalarnës në Suedi. Arsyetimi për çmimin e dhënë është se punimi kontribuon në lansimin e një produkti të ri në treg për vlerësimin automatik të statusit të pacientëve me sëmundje të Parkinsonit nga kompania Solvay Pharmaceuticals, Allschëil, Zvicër.

Mevludin Memedi e ka kryer Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore – drejtimi i Shkencave Kompjuteristike në UEJL, kurse ka magjistruar në Universitetin e Dalarnas, ku pas kontributit të dhënë është pranuar si asistenti i parë shqiptar në këtë universitet suedez.

Google+