Qëllimet, aktivitetet dhe rezultatet përfundimtare, do t’i përtërijnë metodat dhe mjetet digjitale të mësimdhënies në arsimin e lartë dhe në mësimnxënien për të rritur, lidhur me dezinformimin online. Projekti do të koordinohet nga Universiteti i Bolonjës. Partnerë të tjerë janë: Universiteti Lojola (Spanjë), Agjencia Ndërkombëtare e Këshillimit të Mobilitetit (Spanjë), Pagella Politica (Itali), GLOBSEC (Sllovaki), Universiteti Mateja Bela (Sllovaki), Universiteti i Tiranës (Shqipëri) dhe Shkolla e Gazetarisë në Novi Sad (Serbi).Projekti do të përfundojë në vitin 2023.
Instituti “Maks van der Shtul” do të jetë partner në konsorciumin e projektit “Fakespotting” të financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të grantit për Partneritete Strategjike Erasmus +
16 shtator 2020Qëllimi kryesor i projektit është inovacioni në fushën e edukimit të informacionit digjital dhe roli i arsimit të lartë në përmirësimin e kapaciteteve njerëzore për menaxhimin me informacione komplekse, të menduarit në mënyrë të pavarur dhe kreative, përdorimin e burimeve me zgjuarsi (përfshirë ato digjitale) dhe të qenët rezilientë. Projekti është një përgjigje ndaj prioritetit për "arsim të hapur dhe praktika inovative në epokën digjitale".
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics