COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Për herë të parë studenti i doktoratës Nuhi Besimi publikon punim shkencor në revistën e njohur shkencore ndërkombëtare "Microprocessors and Microsystems" me faktor impakti 1.6

Studenti i doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore, Nuhi Besimi, ka publikuar punimin shkencor me temë "Using Distributed Raspberry PIs to Enable Low-Cost Energy-Efficient Machine Learning Algorithms for Scientific Articles Recommendation", në revistën shkencore ndërkombëtare "Microprocessors and Microsystems" (MICPRO). Është student i vetëm në studimet e doktoratës, në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, që ka publikuar me faktor impakti 1.61 (sipas Clarivate Analytics).

“I gjithë procesi zgjati 1 vit ku patëm disa cikle te komenteve nga "reviewers" të ndryshëm dhe falë ndihmës së mentorit, Prof. Betim Çiço dhe stafit të profesorëve nga Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, në veçanti dekani Prof. Dr. Adrian Besimi (bashkëautor) dhe Prof. Visar Shehu (bashkëautor), ne arritëm që punimi jonë të pranohet në revistën "Microprocessors and Microsystems" (MICPRO).”, thotë Nuhi Besimi.

“Nga rezultatet e publikuara në MICPRO ne erdhëm në përfundim se ka mundësi të shfrytëzohen edhe platforma me kosto më të lirë për eksperimente të ndryshme nga puna jonë kërkimore. Një shembull të tillë paraqet edhe "distributed Raspberry PIs" që mundësojnë procesimin e të dhënave tekstuale dhe aplikimin e "Machine Learning" algoritmeve me një kosto shumë të ulët.”, thekson autori i punimit Nuhi Besimi.

Teza e doktoratës, së kandidatit Ph.D, Nuhi Besimi, titullohet "Hybrid Solution for Scalable Research Articles Recommendation" dhe fokusi kryesor i kërkimit shkencor të tij është definimi i një modeli të bazuar në "Machine Learning" algoritme me qëllim rekomandimin, organizimin dhe procesimin e artikujve shkencorë për të identifkuar më lehtë trendet shkencore në fusha të ndryshme dhe për të identifkuar studime kërkimore për studentët e Ph.D. dhe hulumtuesit e rinj.

Google+