Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL-ja me Parkun Teknologjik ndërton model për institucionet e arsimit të lartë

Parku teknologjik i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, është bërë atraktivë për studentët e diplomuar dhe të gjithë atyre që kanë ide dhe duan të kenë biznesin e tyre.

“Ne kemi filluar me disa kompani të vogla në fillim, por tani interesimi është shtuar dukshëm edhe atë kryesisht nga ish- studentët tanë, të cilët e shfrytëzojnë këtë mundësi për të zhvilluar karrierën e tyre.”, thonë përgjegjësit e Parkut Teknologjik.

Aktualisht janë mbi 20 start up kompani, që funksionojnë në kuadër të Parkut Teknologjik e që kryesisht janë të themeluara, ose bashkë-themeluara nga të diplomuarit e këtij Universiteti. Parku Teknologjik, gjithashtu, në forma të ndryshme përkrah edhe 26 firma të tjera në tërë territorin e vendit.

Në përgjithësi, këto kompani punojnë për tregun e jashtëm, ku kanë të angazhuar gjithsej 116 punëtorë. Prej tyre 75-80% janë kuadër i diplomuar i Universitetit të Evropës Juglindore.

Pothuajse 90% e kompanive të Parkut teknologjik janë kompani që veprimtari kryesore e kanë krijimin e produkteve softuerike dhe zhvillimin e softuerit . Ata realizojnë kontrata rajonale dhe ndërkombëtare, të cilat përfshijnë krijimin e aplikacioneve të ndryshme, duke dhënë zgjidhje TI sipas kërkesave të klientëve.

Nuhi Besimi, është njëri nga ish studentët e UEJL-së, i cili në vitin 2015, së bashku me një partner tjetër krijojnë kompaninë e tyre private në fushën e inxhinierisë softuerike “AdaptiveScale”. Sot, kjo kompani ka gjithsejtë 9 të punësuar dhe zhvillon produkte TI për shumë kompani të njohura ndërkombëtare, kryesisht në SHBA.

Sistemi i punës së kompanive është i lidhur me sistemin ndërkombëtar të funksionimit dhe rroga mesatare që të punësuarit marrin është shumë më e lartë se mesatarja në Maqedoni.

Rast unik është edhe angazhimi i studentëve aktual në këto kompani, të cilët e bëjnë intershipin, ku shumicës prej tyre u paguhet edhe angazhimi. Disa prej tyre kanë arritur edhe marrëveshje konkrete që të angazhohen si të punësuar të rregullt pasi t’i kryejnë studimet.

Qendra e Karrierës e Universitetit të Evropës Juglindore, e cila analizon trendët e punësimit të të diplomuarve, ka publikuar rezultate shumë pozitive për kërkesat e tregut ndaj të diplomuarve të UEJL-së. Sipas të dhënave të kësaj qendre, 61% e të diplomuarve, arrijnë të punësohen që në vitin e parë pasi pajisen me diplomë. Ky trend ka vite që shënon rritje, kurse këtë vit për herë të parë sektori që më së shumti çanëson studentët e UEJL-së është ai privat. Një përqindje e konsiderueshme janë të punësuar edhe në sektorin publik, kryesisht në organet administrative dhe institucionet publike.

Google+