Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt trajnimi tradicional i stafit: Ndryshoni veten për të ndryshuar të tjerët

“Të bërit ndryshim: ndryshoni veten për të ndryshuar të tjerët”, ishte tema boshte e trajnimit tradicional të stafit të Universitetit të Evropës Juglindore, që u mbajt të enjten dhe të premten (12 dhe 13 shtator 2019), në Tetovë.

Për rrjedhat aktuale, sfidat dhe hapat në të ardhmen prezantim qendror mbajti rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

“Dëshiroj të ju kumtoj lajme të mira sot, pasi si Universitet kemi performacë solide dhe e gjithë kjo falë punës të secilit staf që nga rangu më i lartë e deri te rangu më i vogël. Kemi trendë shumë pozitive të regjistrimit të studentëve të ri dhe krahasuar me vitin e kaluar për të njëjtën ditë kjo rritje është rreth 10% më shumë aplikime. Kjo tregon se tregu e bënë dallimin dhe i zgjedh studentët tanë. “, tha rektori Bexheti.

Në këtë prezantim rektori Bexheti i theksoi disa nga shtyllat kryesore, ku do të përqendrohet zhvillimi i mëtejshëm i Universitetit, duke kërkuar nga të gjithë të punësuarit të japin më të mirën nga vetja e tyre dhe jo vetëm të mbajmë këto trendë, por të dëshmojmë se universiteti është vlerë e shtuar për shoqërinë, komunitetin dhe se studentët tanë dhe vetë të punësuarit janë aksionarët dhe garantuesit kryesor të këtij suksesi të matshëm.

Prorektori për Çështje Akademike dhe Digjitalizim, Prof. Dr. Vlladimir Radevski prezantoi lidhur me prioritetet dhe fushat për përmirësimin e përmbajtjes akademike dhe shpërndarjes (me theks të veçantë në programet e studimore të magjistraturës), ku stafi akademik pati mundësi të që me propozime konkrete të ndihmoj në këtë proces.

Për hulumitimin në universitet dhe rezultatet gjatë një viti, prezantim mbajti prorektorja për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Besa Arifi. Ajo foli për rezultatet e arritura, por edhe për kahet kryesore ku do të përqendrohet politika hulumtuese e Universitetit.

Prezantime lidhur me indikatorët e performancës si dhe për rregulloret e reja për stafin administrativ mbajti Sekretari i përgjithshëm, Dr. Xhevair Memeti.

Për Kodin etik të Universitetit prezantoi Këshilltarja për Cilësi, Prof. Dr. Veronika Kareva, kurse për të bërit dallim: PR i brendshëm dhe i jashtëm, prezantoi Këshilltari për Marketing dhe Promovim, Prof. Dr. Gadaf Rexhepi.

Trajnimi u zhvillua në grupe pune, ku prezantime në tema specifike mbajtën dekanë, drejtorë të qendrave, të departamenteve dhe u realizuan detyra konkrete trajnimi.

Pjesa e shoqërimit, bashkëbisedimit dhe argëtimit vazhdon në qytetin e kulturës shqiptare, në Korçë.

Google+