Puna dhe përkushtimi i tij i vazhdueshëm në sferat akademike i mundëson kryerjen e studimeve të doktoratës me nderime në Universitetin Politeknik të Katalonias në Barcelonë dhe Institutin Superior Teknik në Lisbonë.
Studimet e para postdoktorale i vazhdon në Universitetin e Kembrixh-it, në zhvillim dhe zbatim të projektit H2020 (2017-2018).
Rrugëtimi i tij i nxënies së dijes nuk ndalon këtu. Dr. Mennan Selimi i vazhdon studimet postdoktorale në Universitetin Politeknik të Katalonias.
Diapazoni i dijës së tij nuk mbetët vetëm teorik. Ai posedon një eksperiencë shumëvjeçare si hulumtues dhe asistent mësimor në universitete dhe institute të njohura botërore, siç janë: Universiteti Politeknik i Katalonias, Laboratori Hulumtues Ammb, Universiteti i Kembrixh-it, Instituti Max Planck.
Punimet dhe hulumtimet e tij janë të publikuara nëpër konferenca dhe gazeta shkencore të njohura ndërkombëtarisht.
Fjalimet e tij janë prezentë në ngjarjet e shumta shkencore, ku ndër të tjerash mund të veçojmë:
- Information - Centric Edge Computing Platform: Facebook HQ, 2018, San Francisco, USA
- Towards Blockchain-enabled Wireless Mesh Networks: MobiSys CryBlock, 2018, Munich, Germany
- PiCasso: Edge Platform for Mesh Networks: RIFE Progress Meeting, 2018, Zurich, Switzerland
- Practical Service Placement Approach for Microservices Architecture: ACM CCGrid, 2017, Madrid, Spain
- Bandwidth-aware Service Placement in Community Micro-Clouds: IEEE LCN, 2016, Dubai, UAE
Dr. Mennan Selimi është fitues i çmimeve të shumta, siç janë:
- Honorary Mention Award: ”The future of the Internet” Hackathon competition, Barcelona, Spain, 2019
- Best Paper Award: ACM MobiSys CryBlock Workshop, Munich, Germany, 2018
Biografia e tij është një pasqyrim i bazamentit dijetar të vendosur nga Universiteti i tij amë, të cilit, pas një dekade, edhe i rikthehet për kontribute të mëtejme.
