Gjatë javës orientuese, studentët janë njohur me infrastrukturën e Universitetit, kanë marrë dokumentet e identifikimit studentor (kartelat ID), kanë përpiluar orarin dhe janë njohur me këshilltarët për çështje studentore dhe administratën e Universitetit. Më 22 shtator filluan ligjëratat e para për 1500 studentët e rinj, por në të njëjtën kohë është treguar një interesim i madh edhe për studimet pasdiplomike.
Vlen të theksohet se sa i përket studimeve deridiplomike interesim i madh këtë vit është vërejtur për studimet, të cil?t realizohen në bashkëpunim me universitet e njohura evropiane.
Prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Zamir Dika, thotë se në pesë fakultete u bë pranimi zyrtar i studentëve dhe ka filluar edhe ora e parë akademike.
“Këtë vit kemi pasur 1.500 aplikacione në ciklin e parë (në studimet deridiplomike) dhe shpërndarja është në të gjitha programet studimore. Janë formuar grupe në gjuhën shqipe, maqedonase, kurse këtë vit kemi patur interesim të theksuar edhe në programet e reja studimore që studiohen në gjuhën angleze, sidomos ato programe që realizohen në bashkëpunim me universitet evropiane. Kështu, ne i kemi të gjitha parakushtet për një vit të suksesshëm akademik në UEJL”, shprehet prorektori, Zamir Dika.
Në ditën e parë të fillimit të ligjëratave, studentët e vitit të parë u pritën nga dekanët e fakulteteve përkatëse, të cilët u dëshiruan mirëseardhje dhe i njoftuan ata me mundësitë dhe kapacitet e teknologjive informatike, që shfrytëzohen në procesin mësimor në Universitet.
Ngjashëm është vepruar edhe në qendrën e studimeve të UEJL-së në Shkup, ku në këtë vit interesimi i studentëve për të studiuar në këtë qendër të studimeve të disperzuara universitare ka shënuar rritje të ndjeshme.
Pas javës orientuese filluan ligjëratat
23 shtator 2009Pas javës orientuese, e cila filloi më 15 shtator, studentët e UEJL më 22 shtator filluan me ligjëratat e para. Për vite me radhë, në UEJL, viti i ri akademik fillon më 15 shtator, në përputhje me Procesin e Bolonjës dhe java e parë është javë orientuese për studentët e rinj.
Më shumë lajme
- UEJL – partner kyç i Kombeve të Bashkuara në platformën universitare SustainEd
- Konferenca për shtyp e fundvitit: Rektori Sadudin Ibraimi theksoi rritjen e qëndrueshme dhe vizionin e qartë të UEJL-së për të ardhmen
- Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, ligjëron në UEJL për diplomacinë shqiptare dhe integrimin evropian
- Ambasadorja e Izraelit e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore
- Zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së
- Përfaqësuesit e Shkollave Ndërkombëtare MAARIF në takim pune në UEJL
- Forumi ECONLIT 2025 u mbajt në UEJL - Shkup