Diskutimi kishte të bënte nëse universitetet në Angli ofrojnë vlerë për para. Megjithëse çështja ishte kombëtare, Dr. Farrington konsideron se mësimet mund të mësohen nga diskutimi në lidhje me universitetet në Maqedoni. "Anëtarët e parlamentit dëshironin të dinin se pse studentët zgjodhën pikërisht atë universitet për të ndjekur studimet dhe provat që ndikuan në zgjedhjen e tyre. Faktorët përfshijnë cilësinë e treguar në mënyrë objektive të programeve studimore, punësueshmërinë dhe në një farë mase ndikimin e mësuesve të shkollave dhe prindërve. Në kontekstin e Maqedonisë, fakti që UEJL-ja ka demonstruar angazhimin ndaj cilësisë për kënaqësinë e EUA-IEP dhe ekspertëve të tjerë të jashtëm dhe se jo vetëm shkalla relativisht e lartë e punësimit, por edhe niveli i lartë i pozitave që shumë nga të diplomuarit tanë kanë arritur, ilustrojnë se në të vërtetë UEJL ofron vlerë për para. Është e rëndësishme që ky mesazh të transmetohet si për ata që këshillojnë studentët për zgjedhjen e tyre të universitetit dhe të programit studimor, ashtu edhe për ata që financojnë studimet e tyre. Dhe është jetike që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të kuptojë se arsimi me cilësi të lartë ofron përfitime për vendin në tërësi dhe është i denjë për mbështetjen financiare ."
Prof. Dr. Dennis Farrington mori pjesë në debatin për "Tregun e Arsimit të Lartë" mbajtur nga Komiteti për Llogaridhënie Publike të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar
14 mars 2018Kryetari i Bordit të Universitetit të EJL-së, Prof. Dr. Dennis Farrington, u paraqit si një ekspert i ftuar në debatin mbi "Tregun e Arsimit të Lartë" mbajtur nga Komiteti për Llogaridhënie Publike të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar më 12 mars.
Më shumë lajme
- Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
- UEJL dhe HERA nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e praktikës dhe kërkimit në fusha me rëndësi shoqërore
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom
- Nxënësit më të talentuar të ekonomisë garuan në Olimpiadën Nacioanle të Ekonomisë që u mbajt në UEJL
- Të rinjtë kundër dhunës: Trajnim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave të mesme në UEJL
- UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll
- Vizitë e Ambasadës së SHBA-ve dhe prezantimi i programeve të shkëmbimit arsimor në UEJL