Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Një risi unike në Fakultetin Juridik-UEJL!

Fakulteti juridik-UEJL në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë të RM-së, duke filluar prej 12 prill 2018 do të startojë me realizimin e programit ‘Trajnim për përgatitjen e provimit të judikaturës’. Trajnimi është i akredituar nga Bordi për akreditim dhe evaluim të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë dhe paraqet një inovacion në Fakultetin Juridik-UEJL duke e veçuar atë nga Fakultetet tjera juridike në vend.

Provimi i judikaturës si një provim profesional, juristëve të diplomuar ua zgjeron mundësinë e afirmimit të tyre për realizimin e detyrave, për kryerjen e të cilëve kërkohet dhënia e këtij provimi. Andaj, duke ndjekur trendet e Fakulteteve juridike bashkëkohore, të cilët prioritet i japin pjesës trajnuese dhe praktike, e pamë të arsyeshme që për studentët dhe kandidatët tjerë të interesuar të ofrojmë trajnim për dhënien e provimit të judikaturës.

Përmbajtja dhe mënyra e organizimit të trajnimit

Plan programi i Trajnimi bazohet në Programin për dhënien e provimit të judikaturës, bazuar në nenin 7 të Ligjit për provimin e judikaturës, Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 137/2013 Linku në vazhdim (http://www.pravdiko.mk/wp-content/uploads/2013/11/Zakon-za-pravosudniot-ispit-07-10-2013.pdf).

Trajnimi do të ndahet në dy sesione: pjesa teorike dhe pjesa praktike.

Për pjesën teorike të trajnimit do të angazhohen profesor të dëshmuar në lëminë përkatëse juridike, ndërkaq për pjesën teorike do të angazhohen ekspertë nga praktika juridike (gjykatës, prokurorë, avokat, përmbarues, noter, etj).

Pjesa teorike e trajnimit do të përfshijë këto lëmi:

1. E drejta civile (materiale dhe procedurale);
2. E drejta penale (materiale dhe procedurale);
3. E drejta e punës;
4. E drejta tregëtare;
5. E drejta ndërkombëtare, E drejta kushtetuese dhe E drejta administrative

Pjesa praktike e trajnimit do të përfshijë:

1. Raste studimi - E drejta civile;
2. Raste studimi- E drejta penale

Fondi i orëve për realizimin e trajnimit do të jetë:57 orë (një orë është 50 minuta)

Studentët dhe kandidatët që do të ndjekin trajnimin do të kenë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme bazuar në programin për dhënien e provimit të judikaturës të përgaditur nga Ministria e drejtësisë. Kandidatëve gjithashtu do të ju ofrohet qasje pa pagesë në akademika.com.mk për të gjitha aktet juridike, gjatë periudhës së trjanimit; në çdo kohë do të mund të drejtohen për këshilla dhe konsulltime me profesorët, ekspertët si dhe koordinatorin e trajnimit në periudhën sa zgjat trajnimi por edhe gjatë periudhës së dhënies së provimit të judikaturës pranë Ministrisë së drejtësisë.

Ky trajnim do të ofrohet për studentët e ciklit të dytë të Fakultetit juridik-UEJL, si dhe për kandidatët tjerë të interesuar.

Afati për aplikim

Afati i fundit për aplikim në Trajnim është deri më 11 Prill 2018.

Aplikimi bëhet me plotësimin e formularit në vazhdim https://goo.gl/ogsPCH

Studentët dhe kandidatët që do të ndjekin trajnimin do të kenë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme bazuar në programin për dhënien e provimit të judikaturës të përgaditur nga Ministria e drejtësisë. Kandidatëve gjithashtu do të ju ofrohet qasje pa pagesë në Eurisk- përmbledhja elektronike (e-pravo) për të gjitha aktet juridike, gjatë periudhës së trjanimit; në çdo kohë do të mund të drejtohen për këshilla dhe konsulltime me profesorët, ekspertët si dhe koordinatorin e trajnimit në periudhën sa zgjat trajnimi por edhe gjatë periudhës së dhënies së provimit të judikaturës pranë Ministrisë së drejtësisë.

Çmimi i trajnimit

Çmimi i trajnimit për përgaditjen e provimit të judikaturës është 10.000,00 denar.
(*Për studentët e studimeve pasdiplomike të Fakultetit juridik – UEJL, do të ketë lëshim të caktuar në çmim.)

Kandidatëve ju jepet mundësia që pagesën ta bëjnë me dy këste.

Pagesa te behet sipas këtij shembulli:

  • Primac: JIEU TETOVO -UEJL TETOVE U
  • BANKA: STOPANSKA BANKA
  • Smetka : 200001161622619
  • Cel na doznaka: Uplata za Obuka na pravosuden ispit
  • Sifra: 930

Për informata më të hollësishme drejtohuni tek koordinatori i trajnimit Doc.d-r Arta Selmani-Bakiu (arta.selmani@seeu.edu.mk)

Google+