Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Parku teknologjik i UEJL-së mundëson inovacionin dhe partneritetin e “mençur”universitet-industri-qeveri!

Parku Teknologjik i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), përputhet me qëllimet strategjike të politikave publike për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë dhe rajonit, si një sektor i rëndësishëm ngase pikërisht sektori teknologjisë së informimit dhe komunikimit në Maqedoni dhe në rajon ka një zhvillim të qëndrueshëm.

“Është me rëndësi të theksohet se UEJL disponon me një potencial kadrovik ndërkombëtarisht të verifikuar në lëmin e shkencave kompjuterike, inxhinierisë kompjuterike dhe informatikës së biznesit. Pra, nuk u udhëhoqëm me idenë e të kopjuarit të koncepteve, por me idenë e analizës së burimeve, tregun dhe nevojën e tij, duke e përshtatur atë me potencialet dhe aspiratat e universitetit”, thotë rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Zamir Dika.

Sipas raportit të Parkut Teknologjik të UEJL-së, në Maqedoni, por edhe në rajon, në përgjithësi, vazhdon trendi i ekonomive që zvarriten dhe shpërngulja e pjesës më të shëndoshë të popullatës drejt vendeve perëndimore. Prandaj, siç shprehet rektori Dika, parqet teknologjike në vete ngërthejnë elementet më të rëndësishme ose kyçe për një ekonomi të bazuar në dije, siç janë aspektet e inovacionit, komercializimit të idesë, ndërmarrësish dhe partneritetit të “mençurisë”universitet-industri-qeveri. Dhe, se kjo është ajo që do të ndikonte në parandalimin e migrimit e të rinjve profesionistë.

“Parqet teknologjike dhe shkencore janë organizata të menaxhuara nga profesionistë të specializuar, qëllimi i të cilëve është ngritja e mirëqenies së komunitetit, duke promovuar kulturën e inovacionit dhe konkurrencës për bizneset në kuadër të tyre dhe institucioneve që bazohen në dije, siç është universiteti. Sot, beteja e kompanive të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në treg dhe zhvillim, është konkurrenca rreth kuadrit profesional që ato disponojnë. Pra, rreth burimeve njerëzore”, nënvizoi rektori Dika, duke shtuar se UEJL, përkatësisht Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore ka studentë të shkëlqyer, të cilëve iu ka ofruar mundësi që nëpërmjet kompanive të pranishme në Parkun teknologjik të punojnë drejtpërdrejtë në projekte konkrete gjatë studimeve të tyre.

Gjithashtu, vlen të theksohet se studentët që kanë ide për zhvillim të biznesit, kanë edhe infrastrukturë të mjaftueshme për të zhvilluar idetë, por edhe në bashkëpunim me tregun real për punësim.

Google+