Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Dika: Projektimi i arsimit të lartë duhet të korrespondojë me nevojat imanente të shoqërisë

Kohë më parë, në fokus të vlerësimit të jashtëm të bërë nga Asociacioni i universiteteve europiane (EUA), ishte edhe internacionalizimi në universitet.

Sot, arritja e integrimit të mirëfilltë të komunitetit shumëkultural e shumëgjuhësor, si një mision bazë i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) mund të realizohet në klasat ku mësimi bëhet në gjuhën angleze, i përcjellë me përvoja të drejtpërdrejta nga tregu real i punës, por edhe i përvojave dhe standardeve ndërkombëtare.

“Ndjehemi të privilegjuar për konstatimin e këtij vlerësimi në fund të raportit që bënë para Senatit të universitetit vlerësuesit ndërkombëtar, duke çmuar faktin se Universiteti i Evropës Juglindore është një brend i suksesshëm që duhet kultivuar...”, kishte theksuar ndërmjet tjerash, në 16 vjetorin e themelimit të UEJ-së, rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Zamir Dika. Sipas tij, me këto standarde, ky universiteti shndërrohet në një faktor të rëndësishëm të ndikimit në transformimin e shoqërive në Ballkan drejt shoqërive të bazuara në dije.

“Mirëpo, edhe përskaj të gjitha këtyre përpjekjeve dhe praktikave pozitive në arsimin e lartë në Maqedoni, si dhe vullnetit të shprehur pozitiv të të gjithë pjesëmarrësve në krijimin e politikave zhvillimore të vendit, por edhe në rajon, në përgjithësi, vazhdon trendi i ekonomive që zvarriten dhe shpërngulja e pjesës më të shëndoshë të popullatës sonë drejt vendeve perëndimore. Përderisa vendet europiane e vendosin arsimin e lartë në qendër të zhvillimit për të siguruar progres konkurrues edhe globalisht, kjo do të thotë se te ne nuk po funksionon siç duhet kjo ndërlidhje dhe si rrjedhojë nevojitet një ndërhyrje thelbësore në reformimin e sistemit të arsimit të lartë. Parakushtet për këtë janë ideale. Kemi një moment të ri politik dhe një filozofi të re që bazohet në vlerat e një shoqërie dhe një shteti shumetnik me perspektiva të qarta integruese në familjen e vlerave euro-atlantike”. Por, vijoi ai “për të lëvizur përpara, së pari, duhet të arrihet një konsensus nga të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e arsimit të lartë në lidhje me pyetjet: a jemi të gatshëm të pranojmë se sistemi ynë i arsimit të lartë është i tejdimensionuar? A jemi të gatshëm të pranojmë se performanca akademike dhe menaxheriale është larg pritshmërive të shoqërisë dhe tregut të punës? A jemi të gatshëm të pranojmë se ambicia për autonomi të pakushtëzuar e largon akademinë nga fokusi drejt studentit në qendër? A jemi të gatshëm të pranojmë se mund të mësojmë nga njëri-tjetri dhe se duhet të bashkëpunojmë? A jemi të gatshëm të pranojmë se ende shiten diploma në universitete?”, tha midis tjerash, rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, i cili më tej, vuri në pah atë se e gjithë kjo qasje edhe pse në shikim të parë duket naive, megjithatë është koherente me metodologjinë e hulumtimit shkencor.

Si Universitet i Evropës Juglindore, vuri nëdukje prof.. Dika, ështëi gatshëm tëkontribuojëmaksimalisht nëprojektimin e arsimit tëlartë, me qëllimin e vetëm qëai tëkorrespondojëme nevojat imanente tënjëshoqërie vlerash, konkurruese dhe ekonomi progresi e shprese.

Google+