Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Themelohet Akademia e Biznesit

Në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë së Universitetit të Evropës Juglindore, të mërkurën (31 maj 2017), u mbajt tribuna me temë “Bashkëpunimi midis universiteteve dhe komunitetit të biznesit”, ku u themelua edhe Akademia e biznesit.

Sipas prektorit, Prof. Dr. Mirolub Shukarov, duhet pasur bashkëpunim të ngushtë midis sektorit akademik dhe atij të biznesit me qëllim që të dyja palët të kontribuojnë për zhvillimin personal dhe zhvillimin e shoqërisë ku veprojnë.

“Edhe pse bashkësia e biznesit nga Pollogu ka nevojë për kuadro që i nevojiten veprimtarisë metalurgjike, kimike dhe të tjera teknologjike, të cilat nuk janë në strukturën e universitetit tonë ne i kënaqim nevojat e tyre me kuadro cilësore të ekonomisë, biznesit, shkencave kompjuterike etj.”, tha Shukarov.

Dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Akademik Izet Zeqiri, tha se Akademia e Biznesit ka për qëllim bashkëpunimin më të afërt të universitetit me bashkësinë e biznesit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha theksoi se biznesit i nevojiten kuadro cilësore dhe profesionale me njohje që të mund të kyçen në punën e përditshme.
Për akademikun Abdulmenaf Bexheti, nevojitet ndryshim i sistemit për arsim.

“Duhet të vendoset selektim gjatë pranimit të studentëve të rinj pasi që treguesi i tanishëm prej 96 për qind i nxënësve të shkollave të mesme, të cilët regjistrohen në ndonjë institucion të lartë arsimor nuk u përgjigjet nevojave”, tha Bexheti.

Pritet që përmes Akademisë së Biznesit të UEJL-së një pjesë e biznesmenëve në mënyrë më aktive, do të kyçen në zbatimin e dhjetë për qind të mësimit praktik për studentët.

Google+