Trajnimet janë zhvilluar në sesione të ndryshme, në pjesën më të madhe në Kampusin në Tetovë, kurse një pjesë e tyre janë realizuar në Kodrën e Diellit.
Në prezantimin e tij, rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, theksoi rëndësinë e cilësisë dhe nevojën e stafit të përgatitur, i cili do të ec në hap me zhvillimet teknologjike globale.
Ai prezantoi vështrim i përgjithshëm i prioriteteve të kaluara dhe të ardhshme, duke u përqendruar drejt ofertës akademike dhe kohezionit e pritshmërisë së tregut të punës. “Mendoj se Universiteti i Evropës Juglindore ka krijuar sistem të qëndrueshëm të krijimit të ofertës akademike që ndjek në mënyrë dinamike zhvillimet e tregut të punës”, theksoi ai.
Në kuadër të trajnimit për akademinë dhe administratën u zhvilluan disa punëtori për Rishikimi i prioriteteve nga e kaluara dhe prioritetet për të ardhmen, Sjellja organizative dhe administrimi efektiv, Planifikimi i veprimeve - sukseset, sfidat, prioritetet. Për trajnimet u përkujdes Zyra e sigurimit të cilësisë e UEJL, veçmas këshilltarja ekzekutive për cilësi, Heather Henshow.
Në kuadër të trajnimit ligjëruan ekspertë të fushës, si akademik Abdylmenaf Bexheti, Svetozar Javenski, anëtarë të menaxhmentit dhe profesorë të Universitetit.
Trajnimi i stafit bëhet çdo vit dhe ka për qëllim zhvillimin e vazhdueshëm dhe përforcimin e tij të mëtutjeshëm në një staf cilësor. Temat e trajnimit rrjedhin nga procedura e vetëvlerësimit, e cila plotësohet çdo vit nga secili anëtar i stafit. Kjo, është hera e pestë, që i gjithë stafi i Universitetit të Evropës Juglindore të ndjek trajnime të përbashkëta jashtë kampusit të universitetit.
