Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL takon kompanitë dhe bankat për studimet e integruara me praktikën

"Studimet e Integruara me Praktikën në Universitetin e Evropës Juglindore - përfitimet dhe suksesi për biznesin në Republikën e Maqedonisë”, ishte tema e takimeve që u mbajtën në UEJL në Tetovë (17 mars 2015) dhe në UEJL në Shkup (24 mars 2015), me përfaqësuesit kompanive dhe bankave vendore.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte që kompanitë dhe bankat të njofton më për së afërmi me studimet e integruara, si dhe rëndësinë e këtyre studimeve si për kompanitë dhe bankat ashtu edhe për studentët.

Në këto takime u fol për rolin e studimeve të kombinuara me teori dhe praktikë, që ndihmon studentin të trajnohet për vendin e punës në të ardhmen, duke i mundësuar bursë të plotë nga kompanitë dhe bankat partnere të Universitetit.

Programet e integruara studimore për herë të parë i ofroi Universiteti i Evropës Juglindore duke sjellë një risi për të ardhmen e tregut të punës, ngase këtu kombinohet më e mira e mësimit teorik të integruar në praktikë, që të riun e nesërm do ta bëjnë konkurrues dhe me avantazh, u tha ndërmjet tjerash në këtë takim, në të cilin i shpalosën pikëpamjet e tyre, disa nga të pranishmit si eksperti gjerman i studimeve të integruara në UEJL, Prof. Norbert Marx, Prorektori për hulumtime, Prof. dr. Mirolub Shukarov, dekani i fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Stefan Ceriqi, Prof. Dr. Besnik Fetai, Doc. Dr. Bujar Raufi, z. Lumni Ajvazi, drejtor i Qendrës për zhvillimin e biznesit, z. Ymer Ollogu nga “Stopanska banka” në Tetovë dhe z.Hamim Dauti nga “Dauti komerc”.

Kompanitë dhe bankat e mirëpritën këtë program dhe shprehën gatishmërinë të bashkëpunojnë me Universitetin në avancimin e sistemit arsimor, që do t’i përmbush kërkesat dhe pritjet e biznesit. Ata e falënderuan Universitetin për të bashkëpunuar me kompanitë me të vetmin qëllim zhvillimin e biznesit qoftë përmes trajnimeve të organizuara përmes Qendrës për zhvillimin e biznesit në UEJL dhe tanimë edhe përmes programit të ri studimor të dizajnuar enkas për bizneset që operojnë në Maqedoni dhe në vendet tjera të Ballkanit.

Google+