Në kuadër të trajnimeve, u shqyrtuan tema, si: Monitorimi dhe vlerësimi i studentëve, sistemi i universitetit për monitorimin kolegial, përmirësimi i suksesit në ciklin e dytë të studimeve dhe teknikat e reja të mësimdhënies-të nxënit, studentët në qendër të vëmendjes, kërkesat e reja ligjore në arsimin e lartë, etj.
Në fjalimin e tij, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, u përqendrua në prezantimin e të arriturave të universitetit, si dhe në përshtatjen e Universitetit me ndryshimet e reja që parasheh Ligji për Arsimin e Lartë.
“Shumica e ndryshimeve janë paraparë të zbatohen nga shtatori i këtij viti dhe Universitetit i mbetet të harmonizojë planprogramet me këto ndryshime”, tha rektori Dika.
Universiteti ka qëndrueshmëri në të gjitha aspektet, por sfida kryesore mbetet mbajtja e standardeve dhe misionit të universitetit përball ndryshimeve ligjore dhe shoqërore që ndodhin në Maqedoni dhe rajon, tha rektori Dika.
Vlen për t’u theksuar edhe ligjërimi lidhur me mbikëqyrjen e vlerësimit të studentëve i profesorit emeritus nga Universitati i Indianës, Bernd Fisher, i cili u ndal në praktikat e mira amerikane dhe evropiane të këtij vlerësimi.
Trajnimet u realizuan në sesione të veçanta, të përshtatura sipas nevojave të stafit akademik dhe administrativ. Për mbarëvajtjen e këtyre trajnimeve u përkujdes këshilltarja ekzekutive për cilësi, Hather Henshaw.
Trajnim i veçantë u mbajt për menaxhimin e ueb faqes, ku morën pjesë personat e autorizuar për ueb përmbajtjen e fakulteteve dhe qendrave.
Po ashtu, u zhvilluan trajnime edhe për mënyrën e përdorimit dhe njohja me risitë e google drive, aplikacion që mundëson interaktivitet dhe hapësirë ta pakufizuar të ruajtjes së të dhënave publike.