Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së në vizitë studimore në Britaninë e Madhe

Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së në vizitë studimore në Britaninë e Madhe

Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së nën udhëheqjen e dekanit, Prof. Dr Ismail Zejneli, prodekanit Doc. Dr Jeton Shasivari, si dhe profesorëve: Prof. Dr Asllan Bilalli dhe Prof. Dr Adnan Jashari, të shoqëruar edhe nga presidenti i Bordit të Universitetit Prof. Dr Denis Farington, nga 5 deri më 9 maj, realizuan vizitën e sivjetshme studimore në Britaninë e Madhe, me ç'rast vizituan Universitetin e Oksfordit, ku u njoftuan për së afërmi mbi historikun, organizimin, veprimtarinë dhe sfidat e këtij institucioni të lartë arsimor me renome ndërkombëtare, me theks të veçantë në programet studimore dhe mënyrën e punës së Fakultetit Juridik të këtij universiteti.

Në Londër u vizitua Gjykata Penale me ç'rast studentët dhe stafi akademik ndoqën drejtpërdrejtë disa seanca gjyqësore mbi çështje të ndryshme penale, ku kishin mundësi të njihen me mënyrën e udhëheqjes dhe organizimin e seancave gjyqësore, sipas sistemit juridik anglo-sakson. Në Londër u vizitua edhe asociacioni Middle Temple, me një përvojë qindravjeçare në arsimimin dhe aftësimin juridik të studentëve dhe të avokatëve britanikë me qëllim të arritjes së standardeve më të larta profesionale të ushtrimit të profesionit të gjykatësit dhe të avokatit në Britani. Po ashtu, u vizitua edhe Gjykata Supreme e Britanisë në Londër, ku studentët dhe stafi kishin mundësi të marrin pjesë në një seancë gjyqësore civile, si dhe të njoftohen mbi rolin e kësaj gjykate, si gjykatë përfundimtare e ankesave në Britani, për të gjitha çështjet penale dhe civile me një rëndësi të veçantë publike dhe kushtetuese për sistemin juridik anglo-sakson të Britanisë.

Vizita studimore u vlerësua e suksesshme sepse ka për qëllim fitimin dhe shkëmbimin e përvojave arsimore dhe profesionale juridike të studentëve dhe të stafit akademik të Fakultetit Juridik të UEJL-së.

Google+