Universiteti i Evropës Juglindore dëshmoi edhe njëherë se është lider në rajon në krijimin e kuadrove të aftë shkencorë dhe të dëshmuar nga sfera të ndryshme të shkencës. Muajt maj, qershor dhe korrik të këtij viti akademik përveç se ishin muajt e mbrojtjes së një numri të tezave të magjistraturës, ishin edhe muajt kur u mbrojtën me sukses edhe një numër i madh i tezave të doktoraturës. Kërkimet e bëra dhe temat e përpunuara u ndoqën me interes jo vetëm nga opinioni i gjerë, por edhe nga mediumet në Maqedoni.

" /> Universiteti i Evropës Juglindore dëshmoi edhe njëherë se është lider në rajon në krijimin e kuadrove të aftë shkencorë dhe të dëshmuar nga sfera të ndryshme të shkencës. Muajt maj, qershor dhe korrik të këtij viti akademik përveç se ishin muajt e mbrojtjes së një numri të tezave të magjistraturës, ishin edhe muajt kur u mbrojtën me sukses edhe një numër i madh i tezave të doktoraturës. Kërkimet e bëra dhe temat e përpunuara u ndoqën me interes jo vetëm nga opinioni i gjerë, por edhe nga mediumet në Maqedoni.

">

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Mbrojtja e doktoraturave - dëshmi e punës kërkimore shkencore në UEJL

Universiteti i Evropës Juglindore dëshmoi edhe njëherë se është lider në rajon në krijimin e kuadrove të aftë shkencorë dhe të dëshmuar nga sfera të ndryshme të shkencës. Muajt maj, qershor dhe korrik të këtij viti akademik përveç se ishin muajt e mbrojtjes së një numri të tezave të magjistraturës, ishin edhe muajt kur u mbrojtën me sukses edhe një numër i madh i tezave të doktoraturës. Kërkimet e bëra dhe temat e përpunuara u ndoqën me interes jo vetëm nga opinioni i gjerë, por edhe nga mediumet në Maqedoni.

Agim Poshka, ishte i pari që hapi siparin e mbrojtjes së doktoraturave në UEJL. Ai e mbrojti tezën e doktoraturës me titull: "Evaluimi i Elementit Kulturor në Metodologjinë e Gjuhës së Huaj". Kandidati MA Agim Poshka me sukses e mbrojti temën, duke treguar një kapacitet të mirëfilltë hulumtues.  

Me interesim të theksuar u ndoq edhe mbrotja e disertacionit të doktoraturës së kandidatit MA Agim Shaqiri me titull: "E drejta e nëpunësve dhe sistemi i nëpunësve në RM", ku në fokus ishte përfshirja e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe ndikimi i politikës në këtë proces.

Arta Toçi, ligjëruese në Universitetin tonë, në mbrojtjen e saj të doktoraturës kishte trajtuar një temë mjaft interesante dhe shumë aktuale, sidomos për kohën kur gjuha angleze është bërë gjuhë e komunikimit global. "Roli i gjuhës amtare në mësimin dhe mësimdhënien e gjuhës angleze si gjuhë e huaj", ishte tema e doktoraturës, të cilën e mbrojti Arta Toçi, e cila pati një audiencë të madhe. Përvetësimi i gjuhës së huaj shkon nëpërmjet përvetësimit të gjuhës amtare. Nuk mund të zotërohet një gjuhë e huaj, nëse paraprakisht nuk zotërohet standardi i gjuhës amtare. Këto ishin disa nga përfundimet, të cilat i ka nxjerrë në tezën e saj të doktoraturës, Arta Toçi.

Ligjëruesi në Fakultetin Juridik, Jeton Shasivari, po ashtu zgjoi interesim të madh jo vetëm nga audienca në sallë, por edhe nga mediumet. "Procesi i zgjedhjeve si element thelbor i demokracisë përfaqësuese me vështrim të posaçëm në RM", ishte tema, të cilën ai me sukses e mbrojti para komisionit të vlerësimit. Kjo temë ka të bëjë me mbindërtimin e mëtejshëm të kornizës ligjore të zgjedhjeve në Maqedoni me modelin më të përshtatshëm zgjedhor, natyrën e mandatit të deputetit, njësitë zgjedhore, administrimin zgjedhor dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Disa nga përfundimet e kandidatit, Mr. Jeton Shasivari, ishin se, modeli zgjedhor është bërë duke marrë për bazë hulumtimin krahasues të modeleve zgjedhore të vendeve të njohura të Evropës Perëndimore.

Një temë mjaft interesante dhe unikate në këto hapësira dhe më gjerë është edhe tema e disertacionit të doktoraturës së Mr. Vlera Ejupi, “Krijimi i personalitetit të femrës dhe mashkullit në novelat Gratë e dashuruara dhe Bijë dhe dashnorë nga Dejvid Herbert Lorens”, e cila u prit mirë dhe me të edhe u mbyll sipari i doktoraturave për këtë periudhë. Tema përmbledh konceptet e stërholluara, të autorit gati se fare të panjohur te ne, të cilat i përdor në mënyrë tepër origjinale, duke e bazuar kryesisht në psikoanalizën e tyre. Kjo temë shtjellon përplasjen, kontradiktat, mirëkuptimet dhe një vistër raportesh të ngjashme mes protagonistëve në këto dy novela.
Google+