Programi trevjeçar i studimeve është përpiluar duke pasur parasysh që studentëve t’u ofrohet qasje në fushën e gjuhës dhe të letërsisë duke u mbështetur gjithmonë në atë që është aktuale në këto fusha studimi. Njëkohësisht, studentët kanë mundësinë e pajisjes me njohuri më të gjera duke pasur parasysh llojllojshmërinë e lëndëve që ofrohen. Lëndët të cilat janë përfshirë në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen në teori që është e lidhur ngushtë me aplikimin praktik në botën e gjuhës, kulturës, artit, arsimit dhe komunikimit.
Qëllimet kryesore janë:
- T’i përgatisë studentët për pozitën e liderëve në sipërmarrjet dhe organizatat arsimore, kulturore, shkencore në vend dhe gjithkund në botë.
- T’i përgatisë studentët për ndërtim të karrierës në fushën e profesionit të tyre, në sektorin shtetëror, privat dhe joqeveritar.
- Të ofrojë një mori modulesh të cilët e përfshijnë bazën e dijenive dhe për afrimin kah profesionet të cilat më pak ose më shumë janë të ndërlidhura me sferën e arsimit dhe kulturës, mësimdhënies.
- Të mundësojë përfitimin e aftësive hulumtuese dhe përvojë për gjuhën, letërsinë, në organizatat publike, private dhe në organizata tjera.
- Ta zhvillojë konceptin e të menduarit kritik të studentëve.
- Të mundësojë që studentët në mënyrë aktive të kyçen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtim të pavarur në të gjitha sferat e organizatave shoqërore, arsimore, kulturore dhe shkencore.
- Të mundësojë zhvillim të aftësive personale, të komunikimit, të hulumtimit dhe të aftësive të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
Gjatë programit studimor trevjeçar, studentëve u janë dhënë mundësi për punë praktike (internship), me çka do të aftësohen t’i aplikojnë njohuritë e tyre të përfituara në fushat përkatëse. Përbërja e programit ka për qëllim të ketë kombinim të baraspeshuar të njohurive themelore dhe shkathtësive specifike profesionale.
Të diplomuarit e suksesshëm të programit të Gjuhës dhe letërsisë shqipe vazhdojnë në përmbushjen e jetës së tyre profesionale në shumë fusha të ndryshme të punësimit. Përqendrimi ynë kryesor është mbi prodhimin e mësimdhënësve të gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe të gjithë ata që përfundojnë dhe diplomohen për gjuhë dhe letërsi shqipe në UEJL, janë të pozicionuar shkëlqyeshëm për t'u bërë mësimdhënës të shqipes. Megjithatë, programi ynë diplomik nuk është përqendruar vetëm në aspektin gjuhësor. Ne gjithashtu prodhojmë dhe dijetarë dhe hulumtues të letërsisë dhe kulturës shqipe. Në fakt, elementet gjuhësore, sociale, kulturore, historike dhe artistike, që përbëjnë fushën e albanologjisë, nënkuptojnë që të diplomuarit tanë janë të vendosur mirë për të shërbyer si mësimdhënës, përkthyes, gjuhëtarë të korporatave, shkrimtarë, studiues, etj.
Njohuritë dhe të kuptuarit
Fiton njohuri të përgjithshme nga fusha e gjuhës, letërsisë, metodologjisë dhe përkthimit. Nga fusha e gjuhësisë fiton njohuri themelore për dialektet, strukturën gjuhësore, normat letrare, vendin e gjuhës në shoqëri, kontaktet me gjuhët tjera dhe historinë e gjuhëve. Nga fusha e letërsisë fiton njohuri të përgjithshme për letërsinë gojore, teorinë e letërsisë, zhanret dhe drejtimet letrare, si dhe periudhat letrare që nga letërsia e vjetër deri te letërsia bashkëkohore. Njoftohet me metodat më bashkëkohore dhe me strategji për mësimdhënie dhe komunikim verbal. Pajiset me njohuri themelore për stilet e gjuhës, semantikën dhe llojet e përkthimit.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Mund të aplikohen në shumë institucione publike dhe shtetërore, në mësimdhënie, duke punuar si mësimdhënës dhe profesorë në shkolla fillore dhe të mesme. Njohuritë nga fusha e gjuhës dhe letërsisë mund t’i përdorin për hulumtime në institutet e albanologjisë; për të shkruar tekste të zhanreve të ndryshme, në gazetari; për redaktim të gazetave dhe librave të ndryshëm në shtëpi dhe institucione botuese; për redaktim të teksteve në mediat e shkruara dhe elektronike, si dhe çdo lloj teksti, të çfarëdo lloj stili; për përkthim simultan në institucione private dhe shtetërore, siç janë: komunat dygjuhësore, ministritë dhe institucionet tjera qeveritare, në gjyqe dhe në institucione tjera të ngjashme, në organizatat profesionale, në sektorin publik dhe privat, në organizatat ndërkombëtare dhe të tjera, për përkthime të teksteve, etj.
Aftësitë për të vlerësuar
Ka aftësi për të përpiluar dhe vlerësuar plane dhe programe mësimore nga fusha e gjuhës dhe letërsisë në shkollat fillore dhe të mesme. Ka aftësi t’i vlerësojë dhe t’i krahasojë përkthimet nga një gjuhë në tjetrën; mund ta vlerësojë lektorimin dhe redaktimin e teksteve të ndryshme letrare, gjuhësore dhe gazetareske, duke vlerësuar shkallën e lartë të lektorimit, duke i gjetur gabimet gjuhësore eventuale. Mund të vlerësojë edhe vepra nga aspekti i përmbajtjes së kompozicionit, duke i ndarë vlerat kulturore dhe artistike të veprës. Mund të jetë i zgjedhur në ndonjë juri profesionale nga fusha e gjuhësisë, folklorit dhe letërsisë shqiptare, për vlerësim të hulumtimeve gjuhësore, për poezi, tregim dhe dramë më të mirë, etj. Është i aftë për t’u kyçur në ekipe hulumtuese, të hartojë lista për zgjedhje të lekturave sipas moshës, etj.
Aftësitë e komunikimit
Posedon shkathtësi për mbajtje të orës mësimore nga gramatika dhe letërsia, në pajtim me programet mësimore për shkollat fillore dhe të mesme. Mund të përkthejë tekste shkencore dhe letërsi artistike nga gjuhët në kontakt, në gjuhën amtare dhe anasjelltas. Mund të marrë pjesë në diskutime shkencore nëpër seminare, që të avancohet me risitë në gjuhë, letërsi, mësimdhënie dhe përkthim. Mund të shkruajë recensione për programet dhe tekstet mësimore, për ndonjë pjesë teatrale ose për vepra letrare, kryesisht poezi dhe romane. Ka aftësi profesionale për të zgjedhur lektura sipas moshës dhe klasës. Mund të jetë zëdhënës për ndonjë parti politike ose në ndonjë institucion publik ose privat.
Aftësitë e të mësuarit
Me aftësitë me të cilat është pajisur me të mësuarit, mund të prezantohet si lider dhe të marrë iniciativa për ndryshime në shkolla ose në institucione të ndryshme. Që të fitojë rezultate më të mira, mund të prezantohet me njohuri të reja, mund t’i trajnojë të tjerët duke mbajtur kurse në lëndë të caktuara, si në: drejtshkrim, redaktim, të shkruarit e eseve, përkthim, përdorim të metodave dhe teknologjive të reja për mësimdhënie, si të përgatitet një projekt, si të shkruhet një punim shkencor, etj. Mund të propozojë risi të cilat mungojnë në atë shkollë, si p.sh: hapje të seksioneve të ndryshme nga gjuha dhe letërsia shqipe, hapje të bibliotekës, promovim të ndonjë vepre, etj. Kuptohet, duhet të vazhdohet me arsimin e mëtutjeshëm dhe njohuritë e reja sërish t’i prezantojë brenda dhe jashtë institucionit ku punon.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Letërsia e vjetër shqipe
Programi i kësaj lënde parasheh studimin e gjerë të dëshmive dhe dokumenteve të para të gjuhës shqipe, shkrimtarët e letërsisë së vjetër, veprat e tyre të cilat kanë vlerë dhe rëndësi historike, gjuhësore dhe letrare. Duke i studiuar shkrimet e kësaj kohe, do të analizohen prodhimtaritë letrare brenda kësaj periudhe më të gjerë si dhe ndryshimet mes formacioneve të ndryshme stilistike. E gjithë kjo do të ilustrohet duke parë zhvillimet e përgjithshme historike, kulturore, shoqërore, etj. në vend e më gjerë. Në veçanti, programi përqendrohet në tiparet kryesore të humanizmit, neoklerikalizmit, letërsisë së arbëreshëve të shek. 18, iluminizmit në letërsinë shqiptare, si dhe alamiadës shqiptare
-
[6 SETK]
Romantizmi në letërsinë shqipe I
Përmes lëndës “Romantizmi në letërsinë shqipe I” studentët do të njihen me fazën e parë të letërsisë romantike dhe me përfaqësuesit që i takojnë asaj që krijohet tek arbëreshët e Italisë: Kalabri dhe Sicili. Krahas njohjeve letrare, ata përmes kësaj lënde do të fitojnë njohuri edhe për autorët dhe veprat e tyre të cilat do t’i gjejnë me ndihmën e literaturës bazë dhe asaj ndihmëse. Lënda “Romantizmi në letërsinë shqipe I” do t’i trajtojë veprat letrare romantike që u krijuan si rezultat i ndikimit të letërsisë romantike evropiane. Studentët do të njihen me ndikimin e letërsisë evropiane, që së pari depërtoi në letërsinë arbëreshe për shkak të integrimit të kësaj letërsie në atë italiane.
Përveç shkrimtarëve arbëreshë, siç janë De Rada, Gavril Dara I Riu, Anton Santori, Zef Serembja dhe disa të tjerë në këtë pjesë të lëndës, të emërtuar si “Romantizmi në letërsinë shqipe I", përfshihen edhe disa shkrimtarë tjerë të kësaj periudhe letrare, si: Naum Veqilharxhi, Naim Frashëri, Pashko Vasa etj.
-
[6 SETK]
Dialektologjia I
Programi i kësaj lënde, në pjesën e parë ka karakter kryesisht të përgjithshëm, informues e formues në të cilën janë parashtruar një numër konceptesh dhe vlerësimesh rreth dialektologjisë dhe të dhënave të dialekteve për studimin e plotë e të thelluar të gjuhës, duke e shtrirë kundrimin edhe jashtë caqeve të dialektologjisë shqiptare. Studentëve do t’u shpjegohet zhvillimi historik i dialekteve, metodat e studimit, përvojat e të tjerëve në këto studime. Lënda do të përqendrohet edhe në përshkrimin sinkronik të të folmeve nga të dy dialektet; transkripcionin dialektologjik; Atlasi dialektologjik, shenjat për përshkrimin e fonemave; klasifikimin dialektor të gjuhës shqipe në dialekte dhe nëndialekte, grupet e të folmeve, të folmet kalimtare në të gjitha hapësirat shqiptare, duke u bazuar edhe në të folmet e diasporës; historiku i degëzimit dialektor të gjuhës shqipe nga aspekti fonetik, morfologjik, sintaksor leksikor dhe frazeologjik.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 1
Lëndë gjuhësore
-
Gjuha shqipe për qëllime profesionale
Pas përfundimit të kursit Gjuha shqipe për qëllime profesionale, studentët do të jenë në gjendje praktikisht të përdorin njohuritë e fituara që do t’ju shërbejnë atyre në punësimin e tyre dhe gjatë karrierës në të ardhmen. Nga studentët pritet që të dallojnë gjuhën e folur dhe të shkruar, karakteristikat e komunikimit profesional (raport, CV, e-mail), specifikat e shkrimit formal, format më të zakonshme gramatikore, të bëjnë dallimin në mes stilit të të shkruarit shkencor, administrativ dhe socio-politik. Studentët do të mësojnë rregullat se si të organizojnë intervista dhe debate, të dinë se si të shkruajnë një letër motivimi dhe të interpretojnë tekste të veçanta në formë të shkruar dhe të folur.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
Në këtë kurs shkathtësitë akademike të të shkruarit të studentëve do të zhvillohen në mënyra të ndryshme. Studentët do të aftësohen t’i komunikojnë idetë e tyre në mënyrë të qartë, të rrjedhshme dhe efektive që të prodhojnë një pjesë të shkruar. Gjithashtu, studentët do të njohtohen me rregullat e citimit dhe parafrazimit dhe do të vetëdijësohen se çka është plagjiatura. Informata kthyese e një pjese të shkruar do të përfshijë vetëkorrigjimin, korrigjimin e njëri tjetrit dhe korrigjimin nga ana e mësimdhënësit të përmbajtjes, organizimit dhe gabimeve gjuhësore gjatë procesit të të shkruarit.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
Pas mbarimit të këtij kursi, nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të përshtatshme dhe komunikim të avancuar në gjuhën maqedonase me theks të veçantë në aftësitë e të shkruarit. Pos kësaj, pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjëshëm. Për më tepër, studentët do të jenë në gjendje t’i përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit në më shumë nivele dhe në këtë mënyrë do të bëhen më të sigurtë dhe më kompetentë gjatë të shkruarit në gjuhën maqedonase. Studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të zhvillojnë aftësi për shkrim dhe komunikim të shkëlqyer në gjuhën maqedonase.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Në fund të çdo niveli studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë ese dhe punime kërkimore bazuar në rregullat e mësuara gjatë ligjëratave. Më konkretisht, nga studentët pritet që të mësojnë funksionin, strukturën dhe llojet e ndryshme të paragrafëve, mënyrat se si të zgjedhin tema për punime kërkimore, si të grumbullojnë materiale, rregullat se si t’i dokumentojnë referencat e deri tek modeli përfundimtar.
-
Gjuha gjermane (niveli 1-4)
Pas përfundimit të çdo niveli nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të duhura në përputhje me Kornizën Evropiane të Gjuhëve (të përcaktura saktësisht në nivele). Përveç kësaj pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjshëm ndaj mësimit të gjuhës. Deri në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të jenë në gjendjë t’i shprehin mendimet dhe opinionet e tyre në formë të shkruar dhe gojarisht në gjuhën gjermane.
-
Gjuha frënge
Gjuha frënge nga më se 200 milionë njerëz në mbarë botën: 115 milion folës amtare francezë dhe 85 milionë të cilët mësojnë frëngjisht, duke e bërë atë gjuhë të dytë më të mësuar pas anglishtes. Gjuha frënge është gjuhë amtare në 5 kontinente.
Përveç kësaj, frëngjishtja është gjuha më e përdorur pas anglishtes, në organizatat ndërkombëtare.
Frëngjishtja së bashku me gjuhën angleze është gjuha e punës së sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe gjuhë zyrtare së bashku me pesë gjuhët e tjera (anglisht, spanjisht, rusisht, arabisht dhe kinezisht).
Frëngjishtja është gjuha zyrtare e Unionit Universal Postar.
Frëngjishtja është një nga tri gjuhët e punës të Bashkimit Evropian, dy të tjerat janë anglishtja dhe gjermanishtja. Frëngjishtja është gjuha e vetme e përdorur në diskutimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Së bashku me gjuhën angleze, frëngjishtja është gjuhë zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në institucionet ndërkombëtare si UNESCO-s, NATO-s, Këshilli i Evropës dhe OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Agjencia Botërore Anti-Doping, FIFA (Federata Ndërkombëtare e Asociacioneve të Futbollit), frëngjishtja është gjuhë zyrtare, ndërsa në organizata të tjera si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Bashkimi Afrikan dhe Interpol, frëngjishtja është gjuha e preferuar e punës.
Frëngjishtja është gjuha e punës në organizatat jo-qeveritare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International, Mjekë pa kufi, Avokatë pa kufi, Mjekë të Botës.
Aftësitë e komunikimit
-
Të folurit publik
Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të fitojnë njohuri në lidhje me procesin e komunikimit, përgjegjësitë etike të të folurit publik dhe llojet e ndryshme të fjalimeve informative dhe bindëse. Përvec kësaj, studentët do të fitojnë njohuri të nevojshme për përgatitjen dhe dhënien e llojeve të ndryshme të fjalimeve, aftësi për ta analizuar publikun, të gjurmojnë tema për fjalime, të përgatisin fjalime, e të tjera. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike duke qenë vetëkritikë konstruktivë dhe gjithashtu kritikë ndaj fjalime të kolegëve.
-
Studime ndërkulturore
Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të mund t’i identifikojnë çështjet globale dhe problemet nga perspektiva e kulturave të ndryshme, dinamikën e komunikimit në kulturat tjera, ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet vlerave të tyre dhe ato të kulturave tjera, si dhe ngjajshmëritë dhe dallimet e praktikave të komunikimit të tyre dhe të kulturave tjera. Aq më shumë, nga studentët pritet që të bëhen më të vetëdijshëm për stereotipet që shoqëria i ka për kulturat e ndryshme dhe si pasojë më mirë do ta kuptojnë vendin e tyre në komunitetin global. Studentët do të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike mbi tema rreth etnisë së tyre, identitetin gjinor, klasën, fenë, origjinën kombëtare, moshën si dhe karakteristika të tjera demografike dhe ndikimin e tyre në procesin e komunikimit. Pas përfundimit të kursit Studime ndërkulturore studentët do të fitojnë aftësi të të komunikuarit të nevojshme për punën në grupe përmes pjesëmarrjes së tyre në hulumtime dhe gjithashtu do të fitojnë aftësi për t’i prezantuar këto projekte kërkimore.
-
Aftësitë e komunikimit
Ky kurs është dizajnuar që t’ju mundësojë studentëve që praktikisht ta zbatojnë komunikimin ndërpersonal. Studentët do të mësojnë aftësi ndërpersonale siç janë perceptimi, të dëgjuarit, komunikimi verbal dhe ai jo verbal; do ta ushtrojnë të folurit publik si për shembull: organizimin, prezantimin dhe bazat e të shkuarit fjalime publike. Studentët do të kenë mundësinë të praktikojnë komunikimin në grupe të vogla, duke filluar nga: lidershipi, vetëbesimi dhe të dëgjuarit. Kursi poashtu ofron njohuri themelore të nevojshme për ta kuptuar procesin e kërkimit të një vendi pune nëpërmjet komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke shkruar rezyme, letër motivimi dhe duke simuluar intervista.
Shkathtësi në TI
-
Excel i avancuar
Qëllimi i këtij kursi është që t’i informojë studentët me aplikacionin Microsoft Excel dhe duke shfrytëzuar mundësitë që ofron ky aplikacion të jenë në gjendje të kryejnë detyra të avancuara të cilat janë ngushtë të lidhura me programin fakultativ të tyre.
-
Aftësitë të avancuara të TI-së
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore dhe aftësi në fushën e shkencave informative dhe t’i njohtojë studentët me mundësitë që ato i ofrojnë.
* T’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike rreth aplikacioneve të Microsoft Office (Windows, Word, PowerPoint, Excel, Access) dhe t’ju mundësojë që këto aplikacione edhe t’i aplikojnë në jetën e përditshme.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë projekte praktike individuale ose në grupe.
-
Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
Qëllimi i këtij kursi është që t’i pajisë studentët me aftësi të avancuara rreth përdorimit të Word-it dhe PowerPoint-it. Ky kurs gjithashtu u mundëson studentëve që në mënyrë të pavarur të zbatojnë projekte të ndryshme si dhe detyra të veçanta komplekse të cilët janë të lidhura me programin e studimeve të tyre.
-
Google Apps
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e shërbimeve elektronike (cloud applications).
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike rreth GoogleDocs (G-mail, dokumente, spreadsheets, prezantime, vizatime dhe formulare) dhe t’i aplikojnë ato në jetën e tyre.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë individualisht ose në grupe në projekte të ndryshme drejtpërdrejt nga web browser-i.
-
Access-i i avancuar
Bazat e të dhënave (databases) janë mjete ideale për ndjekjen e vëllimeve të mëdha. Microsoft Access-i është një mjet mjaft i fuqishëm dhe i popullarizuar i cili përdoret për hartimin dhe zhvillimin e Windows-based databases.
Ky kurs është i dizajnuar për përdorues të rinjë të Access-it ku janë të përpunura funksionet e nevojshme për të punuar me databases.
-
Desktop publikimi
Qëllimi i këtij kursi është hartimi dhe përpunimi i grafikave raster dhe vector përmes programeve kryesore të Adobe Photoshop dhe Illustrator, si dhe hartimi dhe botimi i materialeve komerciale për shtyp duke përdorur Adope InDesign.
-
Web publikimi
Madje edhe zhvillimi i një webfaqeje të thjeshtë në përputhje me standardet aktuale kërkon njohuri të gjuhës së Hypertext Markup (XHTML) dhe Cascading Style Sheets (CSS). Shumë webfaqe përdorin imazhe qoftë në formë të banerëve, buttoneve, logove, fotografive apo skenimeve. Adope Fireworks është ndërtuar si një mjet për të krijuar dhe manipuluar imazhet nga web dhe për t’iu mundësuar krijuesve që t’i përdorin këto imazhe për të zvogëluar madhësinë e fajllit. Firework gjihashtu ofron një integrim të shkëlqyer me Dreamweaver. Kjo seri ofron një hyrje të plotë në XHTML, CSS dhe krijimin e web gafikës.
Tjera
-
Mbrojta e ambientit
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’i njohtojë studentët me problemet kryesore të mjedisit;
* T’i njohtojë studentët me rolin e njeriut si faktor kyç në procesin e ndotjes dhe mbrojtjes së ambientit;
* T’i njohtojë studentët me ndikimin e ndotësve të ndryshëm të ambientit në shëndetin e njeriut, veprimtarinë profesionale dhe aftësitë organizuese të faktorit njerëzor;
* Krijimi i shprehive pozitve ndaj ambientit dhe ngritja e vetëdijes për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër;
* Legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin;
* Hyrje në politikat globale kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit;
* Mjedisi si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;
* Roli i shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit;
* Njohtimi me reziqet kryesore për një mjedis të shëndetshëm;
* Njohtimi me Strategjinë Kombëtare të Mjedisit në Republikën e Maqedonisë.
-
Sportet, rekreacioni, kultura
Mësimi teorik: Në përgjithësi mbi sportet, disiplinat, higjiena, mjekësia e sportit, të ushqyerit dhe kultura e përgjithëshme.
Mësimi praktik: organizimi i lojërave sportive individuale dhe kolektive dhe aktiviteteve tjera në sallë dhe në objektet tjera sportive në kampus.
-
Zhvillimi profesional i karrierës
Kjo lëndë ofron mësim praktik të orientuar drejt rezultateve për kërkim. Po ashtu i stërvit për të fituar dhe mbajtur vendin e punës. Ka për qëllim që studentëve t’u sigurojë aftësi të përshtatshme për vende pune moderne. Detyrë kryesore do të jetë përpilimi i CV, shkrim i letrës së interesit/kërkesës, aftësitë për të intervistuar, komunikimi zyrtar në zyrë (memorandume, e-maile oficiale për mbikëqyrësit, konsumatorët, raporte e të tjerë). Elemente shtesë që do t’i përfshijë kjo lëndë janë: si të bëhet vetëvlerësimi, si të menaxhohet konflikti midis dy zyrave dhe si të kërkohet në mënyrë aktive promovimi. Aftësitë e fituara në këtë lëndë do të jene të zbatueshme edhe në procesin e kërkimit të punës në përgjithësi.
-
[3 SETK]
Lëndë zgjedhore: Gjuhë shqipe / maqedone
-
Gjuhë shqipe për fillestarë 1
Kursi Gjuhë shqipe për fillestarë 1 është lëndë e obliguar e cila mban 3 kredi. Kursi i gjuhës shqipe u ofrohet studentëve të cilët nuk posedojnë njohuri elementare nga gjuha shqipe. Qëllimi kryesor është tu mundësohet të njoftohen me karakteristikat e kësaj gjuhe, të fitojnë njohuri për strukturën gjuhësore të gjuhës shqipe, te përvetsojnë një fond modest te fjalëve të cilat do tu shërbejnë për komunikim të thjeshtë. Duke pasur parasysh faktin, se bëhet fjalë për kurs për fillestarë, kursi është i paraparë të jetë fleksibël dhe tu adaptohet mundësive dhe interesave të studentëve. Në këtë kurs studentët do të fitojnë dituri të nevojshme nga gramatika e gjuhës shqipe, në mënyrë sistematike do të punohet në zgjerimin e fondit të fjalëve, duke filluar nga emrat e sendeve, ngjyrat, numrat, etj., me ndihmën e aktiviteteve të cilët do të ndihmojnë në zvillimin e kompetencave gjuhësore.
-
Gjuhë shqipe për fillestarë 2
Kursi Gjuhë shqipe për fillestarë 2, është lëndë obligative i cili mban 3 kredi. I njëjti është përgatitur për studentët të cilët posedojnë njohuri elementare nga gjuha shqipe tu mundësohet t`i zgjerojnë dhe t`i aplikojnë njohuritë e tyre të fituar nga semestri i kaluar, në situata të përditshme, me ndihmën e të cilëve njëkohësishtë do të fitojnë njohuri për strukturën gjuhësore të gjuhës shqipe. Ata do të posedojnë një fond modest nga kategori të ndryshme leksiko-gramatikore të cilat do tu mundësojnë komunikim të thjeshtë. Edhe pse bëhet fjalë për nivelin e dytë të kursit për fillestarë, kursi është i paraparë të jetë fleksibël dhe t`i adaptohet interesave dhe mundësive të studentëve.
-
Gjuhë shqipe për fillestarë 3
Pas përfundimit të nivelit 3, studentët pritet të jenë në gjendje të komunikojnë mirë në gjuhën shqipe, t’i aplikojnë njohuritë e tyre në lidhje me radhitjen e fjalëve në fjali, t’i zotërojnë rregullat më të nevojshme gramatikore në bisedë, të munden që në paragrafë të thjeshtë të përshkruajnë libra që kanë lexuar, vendet që kanë vizituar, filma që kanë parë etj. Ata, gjithashtu, duhet të jenë në gjendje të shkruajnë biografi të shkurtër, t’i dallojnë porositë elektronike formale dhe joformale, të munden të shprehen me shkrim dhe me gojë për tema të ndryshme. Kjo lëndë do të shërbejë si bazë për përmirësimin e mëtejshëm të gjuhës nëpërmjet studimit në mënyrë të pavarur.
-
Gjuhë maqedonase 1
Programi për lëndën gjuhë maqedonase 1 është e përshtatur për nevojat e studentëve të cilët studiojnë në gjuhën shqipe dhe para së gjithash fokusohet në mësimnxënien dhe përdorimin praktik të gjuhës maqedonase. Ligjëratat nga kjo lëmi mbahen dy herë në javë dhe kjo lëndë sjell tre kredi.
Përmbajtja e kësaj lënde përfshin bazat e drejtshkrimit nga gjuha maqedonase. Në fillim u jepet rëndësi ndarjes së gjuhëve dhe rolit të gjuhës maqedonase në kornizat e gjuhëve tjera ballanike, në kuadër të familjes indo-evropiane. Theks të veçantë i jepet bashkësisë së gjuhëve ballanike dhe ngjashmërive strukturore midis gjuhëve ballanike, posaçërisht ngjashmërive në mes gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe. Me pastaj vazhdohet me mësimin e drejtshkrimit nga gjuha maqedonase, nëpërmjet së cilës studentët në një masë të madhe i risin aftësitë për përdorim të drejtë të gjuhës maqedonase në formë të shkruar dhe komunikim gojor.
Mësimdhënia nga lënda gjuhë maqedonase 1 realizohet në mënyrë interaktive me pjesëmarrje dhe angazhim të plotë nga ana e studentëve.
Kjo vjen si pasojë marrë parasysh faktin se i kushtohet rëndësi e veçantë përdorimit praktik të drejtshkrimit nga gjuha maqedonase, gjë që i motivon studentët qe përgjatë orës mësimore t`i shprehin dhe t`i korrigjojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre.
-
Gjuhë maqedonase 2
Programi për lëndën gjuhë maqedonase 2 është e përshtatur për nevojat e studentëve të cilët studiojnë në gjuhën shqipe dhe para së gjithash fokusohet në mësimnxënien dhe përdorimin praktik të gjuhës maqedonase. Ligjëratat nga kjo lëmi mbahen dy herë në javë dhe kjo lëndë sjell tre kredi.
Përmbajtja e lëndës përfshin bazat gramatikore nga gjuha maqedonase. Në fillim të semestrit rëndësi e veçantë i kushtohet morfologjisë së gjuhës maqedonase me theks të veçantë në kategoritë e emrave, mbiemrave dhe foljeve. Kujdes i veçantë u kushtohet formave foljore të përbëra të cilët korrespondojnë me ato të gjuhës shqipe me çka studentët në masë të madhe e risin aftësinë e përdorimit të drejtë të gjuhës maqedonase të shkruar dhe asaj të folur.
Mësimdhënia nga lënda gjuhë maqedonase 2 realizohet në mënyrë interaktive me pjesëmarrje dhe angazhim të plotë nga ana e studentëve.

Gjuhë maqedonase 3
Pas përfundimit të lëndës Gjuhë maqedonase 3 pritet që studentët t’i thellojnë dhe t’i përforcojnë shkathtësitë e tyre për të shprehurit me gojë dhe me shkrim të avancuar në gjuhën maqedonase. Përveç kësaj, studentët pritet të bëhen më të pavarur në mësimin e gjuhës dhe të marrin përgjegjësi për të mësuarit e tyre. Pas përfundimit të gjuhës maqedonase 3, studentët do të jenë në gjendje të lexojnë, të shkruajnë dhe të kuptojnë lloje të ndryshme të teksteve në gjuhën maqedonase. Gjithashtu, studentët do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përkthim të suksesshëm me gojë dhe me shkrim nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe, do të jenë në gjendje të reflektojnë në mënyrë kritike mbi tema të ndryshme dhe do të fitojnë shkathtësi të avancuara për komunikim gojor dhe me shkrim në gjuhën maqedonase në një mjedis shumëgjuhësh dhe shumëkulturor. Lënda fokusohet në shkathtësitë gjuhësore: lexim, shkrim dhe të folur, me theks të veçantë në përkthimin me shkrim dhe me gojë të teksteve të ndryshme nga fusha e gjuhësisë, kulturës, traditave dhe vlerave multikulturore të domosdoshme për rrethanat akademike dhe profesionale në jetën e përditshme.
-
Gjuhë maqedonase 4
Lënda Gjuhë maqedonase 4 është vazhdim i lëndës Gjuhë maqedonase 3 dhe përqendrohet në zgjerimin e njohurive të studentëve për të shprehurit e avancuar me shkrim dhe me gojë në gjuhën maqedonase në një mjedis shumëkulturor dhe shumëgjuhësh. Pas përfundimit të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të lexojnë, të shkruajnë dhe të kuptojnë lloje të ndryshme të teksteve në gjuhën maqedonase. Gjithashtu, do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përkthim të suksesshëm me shkrim dhe me gojë nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe. Njëherësh do të jenë në gjendje edhe të mendojnë në mënyrë kritike, të diskutojnë dhe të debatojnë për tema të ndryshme nga jeta e tyre të përditshme dhe profesionale.
-
Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
Programi për lëndën gjuhë maqedonase për fillestarë 1 është e përshtatur për nevojat e studentëve të cilët studiojnë në gjuhën shqipe dhe para së gjithash fokusohet në mësimnxënien dhe përdorimin praktik të gjuhës maqedonase. Ligjëratat nga kjo lëmi mbahen dy herë në javë dhe kjo lëndë sjell tre kredi
Përmbajtja e kësaj lëmie përfshin mësimnxënien në nivel fillestar të gjuhës maqedonase. Në fillim të semestrit i kushtohet kujdes nxënies së alfabetit, leximit të drejtë si dhe shkrimit dhe përdorimit të fjalëve në gjuhën maqedonase.
Kujdes i veçantë i përkushtohet përvetësimit të komunikimit bazë nga gjuha maqedonase që d.m.th. njoftimit, përshëndetjes, prezantimit dhe në fund gjindshmërisë në kohë dhe hapësirë.
Mësimdhënia nga lënda gjuhë maqedonase për fillestarë 1 realizohet në mënyrë interaktive me pjesëmarrje dhe angazhim të plotë nga ana e studentëve gjë që i motivon studentët që përgjatë orës mësimore t`i shprehin dhe t`i korrigjojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre.
-
Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
Programi për lëndën gjuhë maqedonase për fillestarë 2 është e përshtatur për nevojat e studentëve të cilët studiojnë në gjuhën shqipe dhe para së gjithash fokusohet në mësimnxënien dhe përdorimin praktik të gjuhës maqedonase. Ligjëratat nga kjo lëmi mbahen dy herë në javë dhe kjo lëndë sjell tre kredi
Përmbajtja e kësaj lëmie përfshin materiale të cilat ndërlidhen me shkathtësitë dhe njohuritë e fituara në semestrin e parë. Në fillim të semestrit i kushtohet kujdes përdorimit të mbiemrave në jetën e përditshme, e me atë mësohet edhe përdorimit i fjalive më të ndërlikuara në gjuhën maqedonase. Gjatë semestrit studentët nëpërmjet të dialogëve i përvetësojnë njohuritë e përfituara me çka në një masë të madhe i risin aftësitë për përdorim të drejtë të gjuhës maqedonase në komunikim të shkruar dhe të folur. Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të aftësohen të flasin dhe të shkruajnë në gjuhën maqedonase. Mësimdhënia nga gjuha maqedonase për fillestarë 2 zbatohet në mënyrë interaktive me përvetësim të aftësive dhe njohurive paraprakisht të fituara. Kyçja e studentëve në procesin arsimor mundëson angazhimin e tyre përgjatë orës mësimore dhe njëkohësisht mundëson t`i shprehin dhe korrigjojnë njohuritë e tyre të fituara.
-
Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
Pas përfundimit të lëndës Gjuhë maqedonase për fillestarë 3, studentët pritet të arrijnë njohuri dhe aftësi të përshtatshme për komunikim në gjuhën maqedonase. Përveç kësaj, studentët pritet të bëhen më të pavarur në mësimin e gjuhës. Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë në gjendje të lexojnë tekste të thjeshta dhe të shkruajnë paragrafë në gjuhën maqedonase. Përveç kësaj ata, gjithashtu, do të munden të komunikojnë me shkrim dhe me gojë në gjuhën maqedonase. Lënda fokusohet në shkathtësitë gjuhësore: lexim, shkrim dhe të folur, me theks të veçantë në shkathtësitë e komunikimit të studentëve që janë të domosdoshme në rrethana të jetës së përditshme.
-
Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
Lënda Gjuhë maqedonase për fillestarë 4 është vazhdim i lëndës Gjuhë maqedonase për fillestarë 3 dhe është përqendruar në forcimin e mëtejshëm të aftësive gjuhësore të studentëve. Pas përfundimit të lëndës studentët do të jenë në gjendje të lexojnë tekste më të gjata dhe të shkruajnë artikuj mbi tema të veçanta në gjuhën maqedonase. Gjithashtu, ata do të mund të komunikojnë me shkrim dhe me gojë në gjuhën maqedonase. Si në nivelin e mëparshëm 3 edhe kjo lëndë është e fokusuar në shkathtësitë gjuhësore: lexim, shkrim dhe të folur, me theks të veçantë në shkathtësitë e komunikimit të studentëve që janë të domosdoshme në rrethana të jetës së përditshme.
-
Shkrim akademik në gjuhën maqedonase
Programi nga lënda shkrim akademik në gjuhën maqedonase është e përshtatur për nevojat e studentëve që studiojnë në gjuhën maqedonase dhe para së gjithash fokusohet në përmirësimin e shkathtësive të të shkruarit në gjuhën maqedonase. Ligjëratat nga kjo lëmi mbahen dy herë në javë dhe kjo lëndë sjell tre kredi.
Ligjëratat fokusohen në proceset e të shkruarit nëpërmes planifikimit, përgatitjes, të shkruarit, revizionit, korrigjimit, deri në produktin final-të shkruarit e paragrafit. Orët e para i dedikohen terminologjisë së të shkruarit akademik: paragraf, ese, portfolio, punim seminarik, si dhe ndërhyrjet në mes gjuhës maqedonase të folur dhe asaj të shkruar me çka studentëve u mundësohet që të bëhen me efikas në përdorimin e drejtshkrimit maqedonisht.
Ligjëratat vazhdojnë me trajnim për të shkruarit e paragrafit dhe strukturën e paragrafit në gjuhën maqedonase. Orët e fundit u dedikohen procesit të të shkruarit të paragrafit në tema të caktuara me përdorim të njohurive dhe aftësive të fituara për drejtshkrim.
Mësimdhënia nga shkrimi akademik në gjuhën maqedonase realizohet në mënyrë interaktive me pjesëmarrje dhe angazhim të plotë nga ana e studentëve.
-
[3 SETK]
Lëndë zgjedhore: Gjuhë angleze
-
Niveli 1 i gjuhës angleze
Niveli 1 i gjuhёs angleze për fillestarё ёshtё lёndё një semestrale me 6 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas mbarimit tё lёndёs studentёt duhet tё arrin nivelin A2 KPE (Korniza e Pёrgjithshme Evropiane) duhet tё kuptojnё, të pёrdorin fraza tё njohura dhe fraza fillestare pёr tё kёnaqur nevojat e njё lloji konkret: tё prezantojnё veten dhe tё tjerёt dhe tё pyesin dhe pёrgjigjen pyetjeve qё kanё tё bёjnё me informatat personale, tё pёrshkruajnё rutinat ditore tё tyre, tё flasin pёr familjet e tyre, tё pёrshkruajnё njё person, dhomё apo vend, tё japin udhёzime dhe tё bashkёbisedojnё nё mёnyrё tё thjeshtё me kusht qё personi tjetёr tё flasё ngadalё dhe qartё dhe të jetë i gatshёm tё ndihmojё. Studentёt do tё munden tё lexojnё dhe kuptojnё tekste tё shkurtëra dhe tё thjeshta dhe t`i sqarojnё ata. Sa i pёrket tё shkruarit studentёt do tё munden nё mёnyrё tё drejtё tё shkruajnё njё paragraf nё temat qё kanё lidhje me materialin e pёrfshirё tё lёndёs.
-
Niveli 2 i gjuhës angleze
Niveli 2 i gjuhёs angleze pёr fillestarё ёshtё lёndё nje semestrale me 6 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas mbarimit tё lёndёs studentёt duhet tё arrin nivelin B1 KPE (Korniza e Pёrgjithshme Evropiane) dhe studentёt do tё mund tё flasin pёr pёrvojat e kaluara, diskutojnё pёr kohёn, tё shkojnё nё shoping, diskutojnё rreth aranzhmaneve nё tё ardhmen, pёrdorin komparativin dhe superlativin pёr tё pёrshkruar njerёz ose sende dhe tё shkruajnё paragraf pёrshkrues.
-
Niveli 3 i gjuhës angleze
Niveli 3 i gjuhёs angleze pёr fillestarё ёshtё lёndё njё semstrale me 4 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas pёrfundimit tё lёndёs studentёt duhet tё arrin nivelin B2 KPE. Studentёt do tё kuptojnё dhe do tё kryejnё kёmbime rutinore tё thjeshta pa ndonjё pёrpjekje tё tepruar, tё jenё tё qartё dhe tё kёmbejnё ide dhe informata pёr tema tё njohura nё situata tё pёrditshme tё parashikuara (me kusht qё personi tjetёr tё ndihmojё nёse paraqitet nevoja). Studentёt do tё mund tё merren me situata tё pёrditshme me pёrmbajtje tё parashikueshme (megjithese ata ne situata te caktuara do te duhet te gjejnë fjalë të përshtatshme si dhe të jenë në gjendje të bëjnë monologje.). Pas pёrfundimit tё kёtij niveli studentёt duhet tё jetё tё aftё nё masё tё konsiderueshme tё bëjnë monologje. Studentёt do tё lexojnё dhe kuptojnё tekste tё thjeshta dhe tё japin mendime kritike pёr kёto tekste. Sa i pёrket tё shkruarit studentёt do tё mund tё shkruajnё nё mёnyrё tё logjikshme paragrafe treguese tё organizuara dhe tё lidhura mirё.
-
Niveli 4 i gjuhës angleze
Niveli 4 i gjuhёs angleze pёr fillestarё ёshtё lёndё njё semstrale me 4 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas pёrfundimit tё lёndёs studentёt pritet tё arrin nivelin B2 KPE (Korniza e Pёrgjithshme Evropiane). Studentёt duhet tё kuptojnё tё folurit tё qartё standart pёr cёshtje tё njohura. Studentёt duhet po ashtu tё kuptojnё tё folurit mё tё gjatё ose ligjerata me kusht qё tema tё jetё e njohur. Ata po ashtu duhet tё jenё nё gjendje tё kuptojnё tekste qё pёrbёhen nё masё tё madhe nga fjalё qё pёrdoren nё gjuhёn e pёrditshme. Studentёt duhet tё jenё nё gjendje tё kuptojnё tekste qё pёrshkruajnё ngjarje, artikuj dhe raporte qё kanё tё bёjnё me probleme tё pёrkohshme nё tё cilat autorёt pёrshtasin qёndrime dhe pikёpamje tё veçanta. Studnetёt po ashtu duhet tё jenё nё gjendje tё inicojnё dhe bisedojnё mё gjatё pёr tema qё janё tё njohura ose tё interesit personal. Ata duhet tё jenё nё gjendje tё shkruajnё tekste tё qarta dhe mirё tё organizuara (paragrafe, ese) pёr tema qё janё tё njohura ose tё interesit personal.
-
Anglishtja akademike
Anglishtja akademike ёshtё lёndё njё semestrale me 2 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Fokusi i lёndёs ёshtё nё dy aftësi qё shpesh lihen prapa nё pёrgjithёsi tё lexuarit dhe tё shkruarit. Duke iu referuar hulumtimeve nё lёmin e zhvillimit të kompetencave gjuhёsore kёto dy aftësi ndërlidhen sё bashku. Lёnda pёrfshin tё lexuarit akademik dhe tё shkruarit akademik nё mёnyrё interaktive. Me fjalё tjera, teknikat qё ndёrlidhen me njё aftësi janё tё lidhura ngushtё me planin e lёndёs tjetër që mundëson aftësi të ngjashme për studentët.
-
Anglishtja akademike e avancuar
Anglishtja akademike e avancuar ёshtё lёndё njё semestrale me 2 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Lёnda ka pёr qёllim tё shёrbejё si hyrje nё praktikat e Anglishtes pёr qёllime specifike dhe t’u ndihmojё studentёve tё fitojnё aftësi qё nevojiten gjatё aplikimit tё kёtyre praktikave nё karrierёn akademike dhe profesionale nё tё ardhmen.
Semestri 2
-
[6 SETK]
Romantizmi në letërsinë shqipe II
Përmes lëndës “Romantizmi në letërsinë shqipe II” studentët do të njihen me fazën e dytë të periudhës romantike dhe përfaqësuesit e kësaj pjese të letërsisë që i takojnë letërsisë shqipe e cila krijohet jashtë shtrirjes së arbëreshëve të Italisë. Krahas njohjeve letrare, përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri edhe për autorët dhe veprat e tyre. Lënda “Romantizmi në letërsinë shqipe II” është vazhdimësi e zhvillimeve letrare të periudhës së romantizmit, nga pjesa e parë e këtij drejtimi letrar. Lënda do të përfaqësohet me autorët e mëvonshëm të romantizmit, ndër të cilët po i përmendim: Sami Frashëri, Ndre Mjeda, Filip Shiroka etj.
-
[6 SETK]
Dialekotogjia II
Në pjesën e dytë të lëndës do të trajtohen ndarjet dialektore të gjuhës shqipe, tiparet dalluese fonetike dhe gramatikore. Studentët do të njihen me tiparet dalluese fonetike, morfologjike, sintaksore, semiologjike dhe frazeologjinë e të folmeve përkatëse. Do të njihen me të gjitha veçoritë karakteristike të dialekteve të shqipes në të gjitha rajonet ku jetojnë shqiptarët, brenda dhe jashtë shtetit amë. Do të jepen të dhëna rreth të folmeve të diasporës arbëreshe, pra për shqipen dialektore që flitet në ngulimet e hershme shqiptare në Greqi, Itali, Bullgari, Ukrainë dhe në Zarë të Kroacisë.
Prurjet nga dialektet në standardin e sotëm janë më se evidente, prandaj në këtë kurs do të flitet edhe për raportet gjuhë standarde-dialekte. Do të shqyrtohen tiparet dalluese dialektore që hyjnë në gjuhën letrare për pasurimin, pastrimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj, si dhe raporti i dialektit me gjuhën letrare. Në program përfshihen dhe disa tekste dialektore të cilët do të shërbejnë si literaturë mbështetëse për organizimin e seminareve.
-
[6 SETK]
Fonetika
Kjo lëndë ka për qëllim të mësuarit e pjesës hyrëse fonetikë dhe fonologji e gjuhës shqipe. Ajo përfshin elemente nga historiku i fonemave shqipe, artikulimin e tyre dhe ndarjen e tyre. Një kapitull i veçantë mbështetet në fenomenet fonetike, veçoritë nyjëtimore dhe akustike të sistemit tingullor, ku jepen detaje lidhur me sistemin akustik të zanoreve të shqipes standarde; zanoret e patheksuara, gjatësia e tyre, diftongjet e shqipes dhe sistemi akustik i bashkëtingëlloreve me ndarjen dhe nënndarjen e tyre. Në një kapitull të veçantë studentët njoftohen me strukturën rrokjesore të shqipes standarde, ndarjen e fjalëve në rrokje dhe sistemin rrokjesor. Modifikimet e tingujve dhe fonetika kombinatore janë pjesë e veçantë e kësaj materieje. Studentët po ashtu njoftohen me veçoritë funksionale të sistemit tingullor të shqipes standarde dhe elementet e fonetikës funksionale, me tiparet përbërëse dhe dalluese të fonemave, sistemin funksional të zanoreve dhe disa probleme të bashkëtingëlloreve përfshirë edhe klasifikimin e tyre. Gjithashtu, përfshihet prozodia dhe veçoritë prozodike të shqipes standarde, theksi, veçoritë fizike, veçoritë akustike, intonacioni, etj.
-
[6 SETK]
Lëndë e lirë zgjedhore 2
Lëndë gjuhësore
-
Gjuha shqipe për qëllime profesionale
Pas përfundimit të kursit Gjuha shqipe për qëllime profesionale, studentët do të jenë në gjendje praktikisht të përdorin njohuritë e fituara që do t’ju shërbejnë atyre në punësimin e tyre dhe gjatë karrierës në të ardhmen. Nga studentët pritet që të dallojnë gjuhën e folur dhe të shkruar, karakteristikat e komunikimit profesional (raport, CV, e-mail), specifikat e shkrimit formal, format më të zakonshme gramatikore, të bëjnë dallimin në mes stilit të të shkruarit shkencor, administrativ dhe socio-politik. Studentët do të mësojnë rregullat se si të organizojnë intervista dhe debate, të dinë se si të shkruajnë një letër motivimi dhe të interpretojnë tekste të veçanta në formë të shkruar dhe të folur.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
Në këtë kurs shkathtësitë akademike të të shkruarit të studentëve do të zhvillohen në mënyra të ndryshme. Studentët do të aftësohen t’i komunikojnë idetë e tyre në mënyrë të qartë, të rrjedhshme dhe efektive që të prodhojnë një pjesë të shkruar. Gjithashtu, studentët do të njohtohen me rregullat e citimit dhe parafrazimit dhe do të vetëdijësohen se çka është plagjiatura. Informata kthyese e një pjese të shkruar do të përfshijë vetëkorrigjimin, korrigjimin e njëri tjetrit dhe korrigjimin nga ana e mësimdhënësit të përmbajtjes, organizimit dhe gabimeve gjuhësore gjatë procesit të të shkruarit.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
Pas mbarimit të këtij kursi, nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të përshtatshme dhe komunikim të avancuar në gjuhën maqedonase me theks të veçantë në aftësitë e të shkruarit. Pos kësaj, pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjëshëm. Për më tepër, studentët do të jenë në gjendje t’i përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit në më shumë nivele dhe në këtë mënyrë do të bëhen më të sigurtë dhe më kompetentë gjatë të shkruarit në gjuhën maqedonase. Studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të zhvillojnë aftësi për shkrim dhe komunikim të shkëlqyer në gjuhën maqedonase.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Në fund të çdo niveli studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë ese dhe punime kërkimore bazuar në rregullat e mësuara gjatë ligjëratave. Më konkretisht, nga studentët pritet që të mësojnë funksionin, strukturën dhe llojet e ndryshme të paragrafëve, mënyrat se si të zgjedhin tema për punime kërkimore, si të grumbullojnë materiale, rregullat se si t’i dokumentojnë referencat e deri tek modeli përfundimtar.
-
Gjuha gjermane (niveli 1-4)
Pas përfundimit të çdo niveli nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të duhura në përputhje me Kornizën Evropiane të Gjuhëve (të përcaktura saktësisht në nivele). Përveç kësaj pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjshëm ndaj mësimit të gjuhës. Deri në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të jenë në gjendjë t’i shprehin mendimet dhe opinionet e tyre në formë të shkruar dhe gojarisht në gjuhën gjermane.
-
Gjuha frënge
Gjuha frënge nga më se 200 milionë njerëz në mbarë botën: 115 milion folës amtare francezë dhe 85 milionë të cilët mësojnë frëngjisht, duke e bërë atë gjuhë të dytë më të mësuar pas anglishtes. Gjuha frënge është gjuhë amtare në 5 kontinente.
Përveç kësaj, frëngjishtja është gjuha më e përdorur pas anglishtes, në organizatat ndërkombëtare.
Frëngjishtja së bashku me gjuhën angleze është gjuha e punës së sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe gjuhë zyrtare së bashku me pesë gjuhët e tjera (anglisht, spanjisht, rusisht, arabisht dhe kinezisht).
Frëngjishtja është gjuha zyrtare e Unionit Universal Postar.
Frëngjishtja është një nga tri gjuhët e punës të Bashkimit Evropian, dy të tjerat janë anglishtja dhe gjermanishtja. Frëngjishtja është gjuha e vetme e përdorur në diskutimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Së bashku me gjuhën angleze, frëngjishtja është gjuhë zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në institucionet ndërkombëtare si UNESCO-s, NATO-s, Këshilli i Evropës dhe OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Agjencia Botërore Anti-Doping, FIFA (Federata Ndërkombëtare e Asociacioneve të Futbollit), frëngjishtja është gjuhë zyrtare, ndërsa në organizata të tjera si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Bashkimi Afrikan dhe Interpol, frëngjishtja është gjuha e preferuar e punës.
Frëngjishtja është gjuha e punës në organizatat jo-qeveritare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International, Mjekë pa kufi, Avokatë pa kufi, Mjekë të Botës.
Aftësitë e komunikimit
-
Të folurit publik
Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të fitojnë njohuri në lidhje me procesin e komunikimit, përgjegjësitë etike të të folurit publik dhe llojet e ndryshme të fjalimeve informative dhe bindëse. Përvec kësaj, studentët do të fitojnë njohuri të nevojshme për përgatitjen dhe dhënien e llojeve të ndryshme të fjalimeve, aftësi për ta analizuar publikun, të gjurmojnë tema për fjalime, të përgatisin fjalime, e të tjera. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike duke qenë vetëkritikë konstruktivë dhe gjithashtu kritikë ndaj fjalime të kolegëve.
-
Studime ndërkulturore
Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të mund t’i identifikojnë çështjet globale dhe problemet nga perspektiva e kulturave të ndryshme, dinamikën e komunikimit në kulturat tjera, ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet vlerave të tyre dhe ato të kulturave tjera, si dhe ngjajshmëritë dhe dallimet e praktikave të komunikimit të tyre dhe të kulturave tjera. Aq më shumë, nga studentët pritet që të bëhen më të vetëdijshëm për stereotipet që shoqëria i ka për kulturat e ndryshme dhe si pasojë më mirë do ta kuptojnë vendin e tyre në komunitetin global. Studentët do të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike mbi tema rreth etnisë së tyre, identitetin gjinor, klasën, fenë, origjinën kombëtare, moshën si dhe karakteristika të tjera demografike dhe ndikimin e tyre në procesin e komunikimit. Pas përfundimit të kursit Studime ndërkulturore studentët do të fitojnë aftësi të të komunikuarit të nevojshme për punën në grupe përmes pjesëmarrjes së tyre në hulumtime dhe gjithashtu do të fitojnë aftësi për t’i prezantuar këto projekte kërkimore.
-
Aftësitë e komunikimit
Ky kurs është dizajnuar që t’ju mundësojë studentëve që praktikisht ta zbatojnë komunikimin ndërpersonal. Studentët do të mësojnë aftësi ndërpersonale siç janë perceptimi, të dëgjuarit, komunikimi verbal dhe ai jo verbal; do ta ushtrojnë të folurit publik si për shembull: organizimin, prezantimin dhe bazat e të shkuarit fjalime publike. Studentët do të kenë mundësinë të praktikojnë komunikimin në grupe të vogla, duke filluar nga: lidershipi, vetëbesimi dhe të dëgjuarit. Kursi poashtu ofron njohuri themelore të nevojshme për ta kuptuar procesin e kërkimit të një vendi pune nëpërmjet komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke shkruar rezyme, letër motivimi dhe duke simuluar intervista.
Shkathtësi në TI
-
Excel i avancuar
Qëllimi i këtij kursi është që t’i informojë studentët me aplikacionin Microsoft Excel dhe duke shfrytëzuar mundësitë që ofron ky aplikacion të jenë në gjendje të kryejnë detyra të avancuara të cilat janë ngushtë të lidhura me programin fakultativ të tyre.
-
Aftësitë të avancuara të TI-së
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore dhe aftësi në fushën e shkencave informative dhe t’i njohtojë studentët me mundësitë që ato i ofrojnë.
* T’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike rreth aplikacioneve të Microsoft Office (Windows, Word, PowerPoint, Excel, Access) dhe t’ju mundësojë që këto aplikacione edhe t’i aplikojnë në jetën e përditshme.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë projekte praktike individuale ose në grupe.
-
Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
Qëllimi i këtij kursi është që t’i pajisë studentët me aftësi të avancuara rreth përdorimit të Word-it dhe PowerPoint-it. Ky kurs gjithashtu u mundëson studentëve që në mënyrë të pavarur të zbatojnë projekte të ndryshme si dhe detyra të veçanta komplekse të cilët janë të lidhura me programin e studimeve të tyre.
-
Google Apps
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e shërbimeve elektronike (cloud applications).
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike rreth GoogleDocs (G-mail, dokumente, spreadsheets, prezantime, vizatime dhe formulare) dhe t’i aplikojnë ato në jetën e tyre.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë individualisht ose në grupe në projekte të ndryshme drejtpërdrejt nga web browser-i.
-
Access-i i avancuar
Bazat e të dhënave (databases) janë mjete ideale për ndjekjen e vëllimeve të mëdha. Microsoft Access-i është një mjet mjaft i fuqishëm dhe i popullarizuar i cili përdoret për hartimin dhe zhvillimin e Windows-based databases.
Ky kurs është i dizajnuar për përdorues të rinjë të Access-it ku janë të përpunura funksionet e nevojshme për të punuar me databases.
-
Desktop publikimi
Qëllimi i këtij kursi është hartimi dhe përpunimi i grafikave raster dhe vector përmes programeve kryesore të Adobe Photoshop dhe Illustrator, si dhe hartimi dhe botimi i materialeve komerciale për shtyp duke përdorur Adope InDesign.
-
Web publikimi
Madje edhe zhvillimi i një webfaqeje të thjeshtë në përputhje me standardet aktuale kërkon njohuri të gjuhës së Hypertext Markup (XHTML) dhe Cascading Style Sheets (CSS). Shumë webfaqe përdorin imazhe qoftë në formë të banerëve, buttoneve, logove, fotografive apo skenimeve. Adope Fireworks është ndërtuar si një mjet për të krijuar dhe manipuluar imazhet nga web dhe për t’iu mundësuar krijuesve që t’i përdorin këto imazhe për të zvogëluar madhësinë e fajllit. Firework gjihashtu ofron një integrim të shkëlqyer me Dreamweaver. Kjo seri ofron një hyrje të plotë në XHTML, CSS dhe krijimin e web gafikës.
Tjera
-
Mbrojta e ambientit
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’i njohtojë studentët me problemet kryesore të mjedisit;
* T’i njohtojë studentët me rolin e njeriut si faktor kyç në procesin e ndotjes dhe mbrojtjes së ambientit;
* T’i njohtojë studentët me ndikimin e ndotësve të ndryshëm të ambientit në shëndetin e njeriut, veprimtarinë profesionale dhe aftësitë organizuese të faktorit njerëzor;
* Krijimi i shprehive pozitve ndaj ambientit dhe ngritja e vetëdijes për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër;
* Legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin;
* Hyrje në politikat globale kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit;
* Mjedisi si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;
* Roli i shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit;
* Njohtimi me reziqet kryesore për një mjedis të shëndetshëm;
* Njohtimi me Strategjinë Kombëtare të Mjedisit në Republikën e Maqedonisë.
-
Sportet, rekreacioni, kultura
Mësimi teorik: Në përgjithësi mbi sportet, disiplinat, higjiena, mjekësia e sportit, të ushqyerit dhe kultura e përgjithëshme.
Mësimi praktik: organizimi i lojërave sportive individuale dhe kolektive dhe aktiviteteve tjera në sallë dhe në objektet tjera sportive në kampus.
-
Zhvillimi profesional i karrierës
Kjo lëndë ofron mësim praktik të orientuar drejt rezultateve për kërkim. Po ashtu i stërvit për të fituar dhe mbajtur vendin e punës. Ka për qëllim që studentëve t’u sigurojë aftësi të përshtatshme për vende pune moderne. Detyrë kryesore do të jetë përpilimi i CV, shkrim i letrës së interesit/kërkesës, aftësitë për të intervistuar, komunikimi zyrtar në zyrë (memorandume, e-maile oficiale për mbikëqyrësit, konsumatorët, raporte e të tjerë). Elemente shtesë që do t’i përfshijë kjo lëndë janë: si të bëhet vetëvlerësimi, si të menaxhohet konflikti midis dy zyrave dhe si të kërkohet në mënyrë aktive promovimi. Aftësitë e fituara në këtë lëndë do të jene të zbatueshme edhe në procesin e kërkimit të punës në përgjithësi.
-
[3 SETK]
Lëndë zgjedhore: Gjuhë angleze
-
Niveli 1 i gjuhës angleze
Niveli 1 i gjuhёs angleze për fillestarё ёshtё lёndё një semestrale me 6 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas mbarimit tё lёndёs studentёt duhet tё arrin nivelin A2 KPE (Korniza e Pёrgjithshme Evropiane) duhet tё kuptojnё, të pёrdorin fraza tё njohura dhe fraza fillestare pёr tё kёnaqur nevojat e njё lloji konkret: tё prezantojnё veten dhe tё tjerёt dhe tё pyesin dhe pёrgjigjen pyetjeve qё kanё tё bёjnё me informatat personale, tё pёrshkruajnё rutinat ditore tё tyre, tё flasin pёr familjet e tyre, tё pёrshkruajnё njё person, dhomё apo vend, tё japin udhёzime dhe tё bashkёbisedojnё nё mёnyrё tё thjeshtё me kusht qё personi tjetёr tё flasё ngadalё dhe qartё dhe të jetë i gatshёm tё ndihmojё. Studentёt do tё munden tё lexojnё dhe kuptojnё tekste tё shkurtëra dhe tё thjeshta dhe t`i sqarojnё ata. Sa i pёrket tё shkruarit studentёt do tё munden nё mёnyrё tё drejtё tё shkruajnё njё paragraf nё temat qё kanё lidhje me materialin e pёrfshirё tё lёndёs.
-
Niveli 2 i gjuhës angleze
Niveli 2 i gjuhёs angleze pёr fillestarё ёshtё lёndё nje semestrale me 6 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas mbarimit tё lёndёs studentёt duhet tё arrin nivelin B1 KPE (Korniza e Pёrgjithshme Evropiane) dhe studentёt do tё mund tё flasin pёr pёrvojat e kaluara, diskutojnё pёr kohёn, tё shkojnё nё shoping, diskutojnё rreth aranzhmaneve nё tё ardhmen, pёrdorin komparativin dhe superlativin pёr tё pёrshkruar njerёz ose sende dhe tё shkruajnё paragraf pёrshkrues.
-
Niveli 3 i gjuhës angleze
Niveli 3 i gjuhёs angleze pёr fillestarё ёshtё lёndё njё semstrale me 4 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas pёrfundimit tё lёndёs studentёt duhet tё arrin nivelin B2 KPE. Studentёt do tё kuptojnё dhe do tё kryejnё kёmbime rutinore tё thjeshta pa ndonjё pёrpjekje tё tepruar, tё jenё tё qartё dhe tё kёmbejnё ide dhe informata pёr tema tё njohura nё situata tё pёrditshme tё parashikuara (me kusht qё personi tjetёr tё ndihmojё nёse paraqitet nevoja). Studentёt do tё mund tё merren me situata tё pёrditshme me pёrmbajtje tё parashikueshme (megjithese ata ne situata te caktuara do te duhet te gjejnë fjalë të përshtatshme si dhe të jenë në gjendje të bëjnë monologje.). Pas pёrfundimit tё kёtij niveli studentёt duhet tё jetё tё aftё nё masё tё konsiderueshme tё bëjnë monologje. Studentёt do tё lexojnё dhe kuptojnё tekste tё thjeshta dhe tё japin mendime kritike pёr kёto tekste. Sa i pёrket tё shkruarit studentёt do tё mund tё shkruajnё nё mёnyrё tё logjikshme paragrafe treguese tё organizuara dhe tё lidhura mirё.
-
Niveli 4 i gjuhës angleze
Niveli 4 i gjuhёs angleze pёr fillestarё ёshtё lёndё njё semstrale me 4 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Pas pёrfundimit tё lёndёs studentёt pritet tё arrin nivelin B2 KPE (Korniza e Pёrgjithshme Evropiane). Studentёt duhet tё kuptojnё tё folurit tё qartё standart pёr cёshtje tё njohura. Studentёt duhet po ashtu tё kuptojnё tё folurit mё tё gjatё ose ligjerata me kusht qё tema tё jetё e njohur. Ata po ashtu duhet tё jenё nё gjendje tё kuptojnё tekste qё pёrbёhen nё masё tё madhe nga fjalё qё pёrdoren nё gjuhёn e pёrditshme. Studentёt duhet tё jenё nё gjendje tё kuptojnё tekste qё pёrshkruajnё ngjarje, artikuj dhe raporte qё kanё tё bёjnё me probleme tё pёrkohshme nё tё cilat autorёt pёrshtasin qёndrime dhe pikёpamje tё veçanta. Studnetёt po ashtu duhet tё jenё nё gjendje tё inicojnё dhe bisedojnё mё gjatё pёr tema qё janё tё njohura ose tё interesit personal. Ata duhet tё jenё nё gjendje tё shkruajnё tekste tё qarta dhe mirё tё organizuara (paragrafe, ese) pёr tema qё janё tё njohura ose tё interesit personal.
-
Anglishtja akademike
Anglishtja akademike ёshtё lёndё njё semestrale me 2 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Fokusi i lёndёs ёshtё nё dy aftësi qё shpesh lihen prapa nё pёrgjithёsi tё lexuarit dhe tё shkruarit. Duke iu referuar hulumtimeve nё lёmin e zhvillimit të kompetencave gjuhёsore kёto dy aftësi ndërlidhen sё bashku. Lёnda pёrfshin tё lexuarit akademik dhe tё shkruarit akademik nё mёnyrё interaktive. Me fjalё tjera, teknikat qё ndёrlidhen me njё aftësi janё tё lidhura ngushtё me planin e lёndёs tjetër që mundëson aftësi të ngjashme për studentët.
-
Anglishtja akademike e avancuar
Anglishtja akademike e avancuar ёshtё lёndё njё semestrale me 2 orё nё javё. Kohёzgjatja e ligjeratave nga kjo lёndё ёshtё 14 javё. Lёnda ka pёr qёllim tё shёrbejё si hyrje nё praktikat e Anglishtes pёr qёllime specifike dhe t’u ndihmojё studentёve tё fitojnё aftësi qё nevojiten gjatё aplikimit tё kёtyre praktikave nё karrierёn akademike dhe profesionale nё tё ardhmen.
-
[3 SETK]
Lëndë zgjedhore: Gjuhë shqipe / maqedone
-
Gjuhë shqipe për fillestarë 1
Kursi Gjuhë shqipe për fillestarë 1 është lëndë e obliguar e cila mban 3 kredi. Kursi i gjuhës shqipe u ofrohet studentëve të cilët nuk posedojnë njohuri elementare nga gjuha shqipe. Qëllimi kryesor është tu mundësohet të njoftohen me karakteristikat e kësaj gjuhe, të fitojnë njohuri për strukturën gjuhësore të gjuhës shqipe, te përvetsojnë një fond modest te fjalëve të cilat do tu shërbejnë për komunikim të thjeshtë. Duke pasur parasysh faktin, se bëhet fjalë për kurs për fillestarë, kursi është i paraparë të jetë fleksibël dhe tu adaptohet mundësive dhe interesave të studentëve. Në këtë kurs studentët do të fitojnë dituri të nevojshme nga gramatika e gjuhës shqipe, në mënyrë sistematike do të punohet në zgjerimin e fondit të fjalëve, duke filluar nga emrat e sendeve, ngjyrat, numrat, etj., me ndihmën e aktiviteteve të cilët do të ndihmojnë në zvillimin e kompetencave gjuhësore.
-
Gjuhë shqipe për fillestarë 2
Kursi Gjuhë shqipe për fillestarë 2, është lëndë obligative i cili mban 3 kredi. I njëjti është përgatitur për studentët të cilët posedojnë njohuri elementare nga gjuha shqipe tu mundësohet t`i zgjerojnë dhe t`i aplikojnë njohuritë e tyre të fituar nga semestri i kaluar, në situata të përditshme, me ndihmën e të cilëve njëkohësishtë do të fitojnë njohuri për strukturën gjuhësore të gjuhës shqipe. Ata do të posedojnë një fond modest nga kategori të ndryshme leksiko-gramatikore të cilat do tu mundësojnë komunikim të thjeshtë. Edhe pse bëhet fjalë për nivelin e dytë të kursit për fillestarë, kursi është i paraparë të jetë fleksibël dhe t`i adaptohet interesave dhe mundësive të studentëve.
-
Gjuhë shqipe për fillestarë 3
Pas përfundimit të nivelit 3, studentët pritet të jenë në gjendje të komunikojnë mirë në gjuhën shqipe, t’i aplikojnë njohuritë e tyre në lidhje me radhitjen e fjalëve në fjali, t’i zotërojnë rregullat më të nevojshme gramatikore në bisedë, të munden që në paragrafë të thjeshtë të përshkruajnë libra që kanë lexuar, vendet që kanë vizituar, filma që kanë parë etj. Ata, gjithashtu, duhet të jenë në gjendje të shkruajnë biografi të shkurtër, t’i dallojnë porositë elektronike formale dhe joformale, të munden të shprehen me shkrim dhe me gojë për tema të ndryshme. Kjo lëndë do të shërbejë si bazë për përmirësimin e mëtejshëm të gjuhës nëpërmjet studimit në mënyrë të pavarur.
-
Gjuhë maqedonase 1
Programi për lëndën gjuhë maqedonase 1 është e përshtatur për nevojat e studentëve të cilët studiojnë në gjuhën shqipe dhe para së gjithash fokusohet në mësimnxënien dhe përdorimin praktik të gjuhës maqedonase. Ligjëratat nga kjo lëmi mbahen dy herë në javë dhe kjo lëndë sjell tre kredi.
Përmbajtja e kësaj lënde përfshin bazat e drejtshkrimit nga gjuha maqedonase. Në fillim u jepet rëndësi ndarjes së gjuhëve dhe rolit të gjuhës maqedonase në kornizat e gjuhëve tjera ballanike, në kuadër të familjes indo-evropiane. Theks të veçantë i jepet bashkësisë së gjuhëve ballanike dhe ngjashmërive strukturore midis gjuhëve ballanike, posaçërisht ngjashmërive në mes gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe. Me pastaj vazhdohet me mësimin e drejtshkrimit nga gjuha maqedonase, nëpërmjet së cilës studentët në një masë të madhe i risin aftësitë për përdorim të drejtë të gjuhës maqedonase në formë të shkruar dhe komunikim gojor.
Mësimdhënia nga lënda gjuhë maqedonase 1 realizohet në mënyrë interaktive me pjesëmarrje dhe angazhim të plotë nga ana e studentëve.
Kjo vjen si pasojë marrë parasysh faktin se i kushtohet rëndësi e veçantë përdorimit praktik të drejtshkrimit nga gjuha maqedonase, gjë që i motivon studentët qe përgjatë orës mësimore t`i shprehin dhe t`i korrigjojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre.
-
Gjuhë maqedonase 2
Programi për lëndën gjuhë maqedonase 2 është e përshtatur për nevojat e studentëve të cilët studiojnë në gjuhën shqipe dhe para së gjithash fokusohet në mësimnxënien dhe përdorimin praktik të gjuhës maqedonase. Ligjëratat nga kjo lëmi mbahen dy herë në javë dhe kjo lëndë sjell tre kredi.
Përmbajtja e lëndës përfshin bazat gramatikore nga gjuha maqedonase. Në fillim të semestrit rëndësi e veçantë i kushtohet morfologjisë së gjuhës maqedonase me theks të veçantë në kategoritë e emrave, mbiemrave dhe foljeve. Kujdes i veçantë u kushtohet formave foljore të përbëra të cilët korrespondojnë me ato të gjuhës shqipe me çka studentët në masë të madhe e risin aftësinë e përdorimit të drejtë të gjuhës maqedonase të shkruar dhe asaj të folur.
Mësimdhënia nga lënda gjuhë maqedonase 2 realizohet në mënyrë interaktive me pjesëmarrje dhe angazhim të plotë nga ana e studentëve.
Kjo vjen si pasojë marrë parasysh faktin se i kushtohet rëndësi e veçantë përdorimit praktik të drejtshkrimit nga gjuha maqedonase, gjë që i motivon studentët qe përgjatë orës mësimore t`i shprehin dhe t`i korrigjojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre.
-
Gjuhë maqedonase 3
Pas përfundimit të lëndës Gjuhë maqedonase 3 pritet që studentët t’i thellojnë dhe t’i përforcojnë shkathtësitë e tyre për të shprehurit me gojë dhe me shkrim të avancuar në gjuhën maqedonase. Përveç kësaj, studentët pritet të bëhen më të pavarur në mësimin e gjuhës dhe të marrin përgjegjësi për të mësuarit e tyre. Pas përfundimit të gjuhës maqedonase 3, studentët do të jenë në gjendje të lexojnë, të shkruajnë dhe të kuptojnë lloje të ndryshme të teksteve në gjuhën maqedonase. Gjithashtu, studentët do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përkthim të suksesshëm me gojë dhe me shkrim nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe, do të jenë në gjendje të reflektojnë në mënyrë kritike mbi tema të ndryshme dhe do të fitojnë shkathtësi të avancuara për komunikim gojor dhe me shkrim në gjuhën maqedonase në një mjedis shumëgjuhësh dhe shumëkulturor. Lënda fokusohet në shkathtësitë gjuhësore: lexim, shkrim dhe të folur, me theks të veçantë në përkthimin me shkrim dhe me gojë të teksteve të ndryshme nga fusha e gjuhësisë, kulturës, traditave dhe vlerave multikulturore të domosdoshme për rrethanat akademike dhe profesionale në jetën e përditshme.
-
Gjuhë maqedonase 4
Lënda Gjuhë maqedonase 4 është vazhdim i lëndës Gjuhë maqedonase 3 dhe përqendrohet në zgjerimin e njohurive të studentëve për të shprehurit e avancuar me shkrim dhe me gojë në gjuhën maqedonase në një mjedis shumëkulturor dhe shumëgjuhësh. Pas përfundimit të lëndës, studentët do të jenë në gjendje të lexojnë, të shkruajnë dhe të kuptojnë lloje të ndryshme të teksteve në gjuhën maqedonase. Gjithashtu, do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për përkthim të suksesshëm me shkrim dhe me gojë nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe. Njëherësh do të jenë në gjendje edhe të mendojnë në mënyrë kritike, të diskutojnë dhe të debatojnë për tema të ndryshme nga jeta e tyre të përditshme dhe profesionale.
-
Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
Programi për lëndën gjuhë maqedonase për fillestarë 1 është e përshtatur për nevojat e studentëve të cilët studiojnë në gjuhën shqipe dhe para së gjithash fokusohet në mësimnxënien dhe përdorimin praktik të gjuhës maqedonase. Ligjëratat nga kjo lëmi mbahen dy herë në javë dhe kjo lëndë sjell tre kredi
Përmbajtja e kësaj lëmie përfshin mësimnxënien në nivel fillestar të gjuhës maqedonase. Në fillim të semestrit i kushtohet kujdes nxënies së alfabetit, leximit të drejtë si dhe shkrimit dhe përdorimit të fjalëve në gjuhën maqedonase.
Kujdes i veçantë i përkushtohet përvetësimit të komunikimit bazë nga gjuha maqedonase që d.m.th. njoftimit, përshëndetjes, prezantimit dhe në fund gjindshmërisë në kohë dhe hapësirë.
Mësimdhënia nga lënda gjuhë maqedonase për fillestarë 1 realizohet në mënyrë interaktive me pjesëmarrje dhe angazhim të plotë nga ana e studentëve gjë që i motivon studentët që përgjatë orës mësimore t`i shprehin dhe t`i korrigjojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre.
-
Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
Programi për lëndën gjuhë maqedonase për fillestarë 2 është e përshtatur për nevojat e studentëve të cilët studiojnë në gjuhën shqipe dhe para së gjithash fokusohet në mësimnxënien dhe përdorimin praktik të gjuhës maqedonase. Ligjëratat nga kjo lëmi mbahen dy herë në javë dhe kjo lëndë sjell tre kredi
Përmbajtja e kësaj lëmie përfshin materiale të cilat ndërlidhen me shkathtësitë dhe njohuritë e fituara në semestrin e parë. Në fillim të semestrit i kushtohet kujdes përdorimit të mbiemrave në jetën e përditshme, e me atë mësohet edhe përdorimit i fjalive më të ndërlikuara në gjuhën maqedonase. Gjatë semestrit studentët nëpërmjet të dialogëve i përvetësojnë njohuritë e përfituara me çka në një masë të madhe i risin aftësitë për përdorim të drejtë të gjuhës maqedonase në komunikim të shkruar dhe të folur. Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të aftësohen të flasin dhe të shkruajnë në gjuhën maqedonase. Mësimdhënia nga gjuha maqedonase për fillestarë 2 zbatohet në mënyrë interaktive me përvetësim të aftësive dhe njohurive paraprakisht të fituara. Kyçja e studentëve në procesin arsimor mundëson angazhimin e tyre përgjatë orës mësimore dhe njëkohësisht mundëson t`i shprehin dhe korrigjojnë njohuritë e tyre të fituara.
-
Gjuhë maqedonase për fillestarë 3
Pas përfundimit të lëndës Gjuhë maqedonase për fillestarë 3, studentët pritet të arrijnë njohuri dhe aftësi të përshtatshme për komunikim në gjuhën maqedonase. Përveç kësaj, studentët pritet të bëhen më të pavarur në mësimin e gjuhës. Me përfundimin e lëndës studentët do të jenë në gjendje të lexojnë tekste të thjeshta dhe të shkruajnë paragrafë në gjuhën maqedonase. Përveç kësaj ata, gjithashtu, do të munden të komunikojnë me shkrim dhe me gojë në gjuhën maqedonase. Lënda fokusohet në shkathtësitë gjuhësore: lexim, shkrim dhe të folur, me theks të veçantë në shkathtësitë e komunikimit të studentëve që janë të domosdoshme në rrethana të jetës së përditshme.
-
Gjuhë maqedonase për fillestarë 4
Lënda Gjuhë maqedonase për fillestarë 4 është vazhdim i lëndës Gjuhë maqedonase për fillestarë 3 dhe është përqendruar në forcimin e mëtejshëm të aftësive gjuhësore të studentëve. Pas përfundimit të lëndës studentët do të jenë në gjendje të lexojnë tekste më të gjata dhe të shkruajnë artikuj mbi tema të veçanta në gjuhën maqedonase. Gjithashtu, ata do të mund të komunikojnë me shkrim dhe me gojë në gjuhën maqedonase. Si në nivelin e mëparshëm 3 edhe kjo lëndë është e fokusuar në shkathtësitë gjuhësore: lexim, shkrim dhe të folur, me theks të veçantë në shkathtësitë e komunikimit të studentëve që janë të domosdoshme në rrethana të jetës së përditshme.
-
Shkrim akademik në gjuhën maqedonase
Programi nga lënda shkrim akademik në gjuhën maqedonase është e përshtatur për nevojat e studentëve që studiojnë në gjuhën maqedonase dhe para së gjithash fokusohet në përmirësimin e shkathtësive të të shkruarit në gjuhën maqedonase. Ligjëratat nga kjo lëmi mbahen dy herë në javë dhe kjo lëndë sjell tre kredi.
Ligjëratat fokusohen në proceset e të shkruarit nëpërmes planifikimit, përgatitjes, të shkruarit, revizionit, korrigjimit, deri në produktin final-të shkruarit e paragrafit. Orët e para i dedikohen terminologjisë së të shkruarit akademik: paragraf, ese, portfolio, punim seminarik, si dhe ndërhyrjet në mes gjuhës maqedonase të folur dhe asaj të shkruar me çka studentëve u mundësohet që të bëhen me efikas në përdorimin e drejtshkrimit maqedonisht.
Ligjëratat vazhdojnë me trajnim për të shkruarit e paragrafit dhe strukturën e paragrafit në gjuhën maqedonase. Orët e fundit u dedikohen procesit të të shkruarit të paragrafit në tema të caktuara me përdorim të njohurive dhe aftësive të fituara për drejtshkrim.
Mësimdhënia nga shkrimi akademik në gjuhën maqedonase realizohet në mënyrë interaktive me pjesëmarrje dhe angazhim të plotë nga ana e studentëve.
Semestri 3
-
[6 SETK]
Letërsia shqipe e gjysmës së parë të shek. 20 - I
Lënda “Letërsia shqipe e gjysmës së parë të shek. 20 - I” e përfshin periudhën më të rëndësishme të historisë së letërsisë shqipe, që shtrihet nga mbarimi i romantizmit, deri në Luftën e dytë botërore. Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri nga kjo fazë letrare që zhvillohet në frymën e realizmit. Studentët, përmes veprave të autorëve të kësaj faze letrare, do të fitojnë njohuri të gjithanshme, nga shënimet biografike, analizat e temave, motivet, çështje të stilistikës dhe interpretimi letrar. Përfaqësuesit e kësaj faze të letërsisë i takojnë kryesisht periudhës së realizmit, që zgjat deri në pavarësinë e Shqipërisë, për të vazhduar më vonë me përfaqësuesit e realizmit kritik.
-
[6 SETK]
Morfologjia I
Lënda “Morfologjia I”, pasi sqaron objektin e morfologjisë dhe lidhjen me disiplinat tjera kryesisht do të merret me ilustrimin e veçorive të përbashkëta të fjalëve të së njëjtës klasë, rregullat, gjegjësisht, para së gjithash me konceptin e morfemës, strukturën e saj dhe kuptimit që jep përgjithësisht fjala. Lënda në veçanti ofron njohuri për: emrin, mbiemrin, , foljen, etj., duke trajtuar gjerësisht pjesët e ndryshueshme të ligjëratës, duke u ndalur në kategoritë, llojet dhe karakteristikat e tjera të tyre. Këto njohuri do të plotësohen me pjesët e pandryshueshme të ligjëratës në pjesën e dytë të saj.
-
[6 SETK]
Letërsia gojore shqipe I
Kjo lëndë përmban materie mjaft të pasur dhe të koncentruar të letërsisë popullore shqiptare, përmes së cilës theksohen vlera të larta që dëshmojnë edhe njëherë rëndësinë e saj krahas letërsisë së shkruar. Lënda parasheh që në pjesën e parë të ofrojë njohuri të përgjithshme mbi letërsinë popullore duke u ndalur në zhvillimin historik të vetë studimit të saj dhe duke u përqendruar më vonë në letërsinë popullore shqiptare. Gjithashtu, do të trajtohet ndikimi i saj në letërsinë e shkruar dhe anasjelltas, në përshkrimin e shkencës folkloristike dhe në teoritë që lidhen me të, themeluesit e kësaj shkence, mbledhësit më të njohur të letërsisë popullore si dhe këngët që lidhen me festa të caktuara.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore e lirë 3
Lëndë gjuhësore
-
Gjuha shqipe për qëllime profesionale
Pas përfundimit të kursit Gjuha shqipe për qëllime profesionale, studentët do të jenë në gjendje praktikisht të përdorin njohuritë e fituara që do t’ju shërbejnë atyre në punësimin e tyre dhe gjatë karrierës në të ardhmen. Nga studentët pritet që të dallojnë gjuhën e folur dhe të shkruar, karakteristikat e komunikimit profesional (raport, CV, e-mail), specifikat e shkrimit formal, format më të zakonshme gramatikore, të bëjnë dallimin në mes stilit të të shkruarit shkencor, administrativ dhe socio-politik. Studentët do të mësojnë rregullat se si të organizojnë intervista dhe debate, të dinë se si të shkruajnë një letër motivimi dhe të interpretojnë tekste të veçanta në formë të shkruar dhe të folur.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
Në këtë kurs shkathtësitë akademike të të shkruarit të studentëve do të zhvillohen në mënyra të ndryshme. Studentët do të aftësohen t’i komunikojnë idetë e tyre në mënyrë të qartë, të rrjedhshme dhe efektive që të prodhojnë një pjesë të shkruar. Gjithashtu, studentët do të njohtohen me rregullat e citimit dhe parafrazimit dhe do të vetëdijësohen se çka është plagjiatura. Informata kthyese e një pjese të shkruar do të përfshijë vetëkorrigjimin, korrigjimin e njëri tjetrit dhe korrigjimin nga ana e mësimdhënësit të përmbajtjes, organizimit dhe gabimeve gjuhësore gjatë procesit të të shkruarit.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
Pas mbarimit të këtij kursi, nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të përshtatshme dhe komunikim të avancuar në gjuhën maqedonase me theks të veçantë në aftësitë e të shkruarit. Pos kësaj, pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjëshëm. Për më tepër, studentët do të jenë në gjendje t’i përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit në më shumë nivele dhe në këtë mënyrë do të bëhen më të sigurtë dhe më kompetentë gjatë të shkruarit në gjuhën maqedonase. Studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të zhvillojnë aftësi për shkrim dhe komunikim të shkëlqyer në gjuhën maqedonase.
-
Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
Në fund të çdo niveli studentët do të jenë në gjendje të shkruajnë ese dhe punime kërkimore bazuar në rregullat e mësuara gjatë ligjëratave. Më konkretisht, nga studentët pritet që të mësojnë funksionin, strukturën dhe llojet e ndryshme të paragrafëve, mënyrat se si të zgjedhin tema për punime kërkimore, si të grumbullojnë materiale, rregullat se si t’i dokumentojnë referencat e deri tek modeli përfundimtar.
-
Gjuha gjermane (niveli 1-4)
Pas përfundimit të çdo niveli nga studentët pritet që të kenë fituar njohuri të duhura në përputhje me Kornizën Evropiane të Gjuhëve (të përcaktura saktësisht në nivele). Përveç kësaj pritet që studentët të bëhen më të pavarur dhe më të përgjegjshëm ndaj mësimit të gjuhës. Deri në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje që në mënyrë kritike të reflektojnë mbi tema të ndryshme dhe të japin konkludime, studentët gjithashtu do të jenë në gjendjë t’i shprehin mendimet dhe opinionet e tyre në formë të shkruar dhe gojarisht në gjuhën gjermane.
-
Gjuha frënge
Gjuha frënge nga më se 200 milionë njerëz në mbarë botën: 115 milion folës amtare francezë dhe 85 milionë të cilët mësojnë frëngjisht, duke e bërë atë gjuhë të dytë më të mësuar pas anglishtes. Gjuha frënge është gjuhë amtare në 5 kontinente.
Përveç kësaj, frëngjishtja është gjuha më e përdorur pas anglishtes, në organizatat ndërkombëtare.
Frëngjishtja së bashku me gjuhën angleze është gjuha e punës së sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe gjuhë zyrtare së bashku me pesë gjuhët e tjera (anglisht, spanjisht, rusisht, arabisht dhe kinezisht).
Frëngjishtja është gjuha zyrtare e Unionit Universal Postar.
Frëngjishtja është një nga tri gjuhët e punës të Bashkimit Evropian, dy të tjerat janë anglishtja dhe gjermanishtja. Frëngjishtja është gjuha e vetme e përdorur në diskutimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Së bashku me gjuhën angleze, frëngjishtja është gjuhë zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në institucionet ndërkombëtare si UNESCO-s, NATO-s, Këshilli i Evropës dhe OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), Agjencia Botërore Anti-Doping, FIFA (Federata Ndërkombëtare e Asociacioneve të Futbollit), frëngjishtja është gjuhë zyrtare, ndërsa në organizata të tjera si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Bashkimi Afrikan dhe Interpol, frëngjishtja është gjuha e preferuar e punës.
Frëngjishtja është gjuha e punës në organizatat jo-qeveritare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Amnesty International, Mjekë pa kufi, Avokatë pa kufi, Mjekë të Botës.
Aftësitë e komunikimit
-
Të folurit publik
Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të fitojnë njohuri në lidhje me procesin e komunikimit, përgjegjësitë etike të të folurit publik dhe llojet e ndryshme të fjalimeve informative dhe bindëse. Përvec kësaj, studentët do të fitojnë njohuri të nevojshme për përgatitjen dhe dhënien e llojeve të ndryshme të fjalimeve, aftësi për ta analizuar publikun, të gjurmojnë tema për fjalime, të përgatisin fjalime, e të tjera. Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike duke qenë vetëkritikë konstruktivë dhe gjithashtu kritikë ndaj fjalime të kolegëve.
-
Studime ndërkulturore
Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të mund t’i identifikojnë çështjet globale dhe problemet nga perspektiva e kulturave të ndryshme, dinamikën e komunikimit në kulturat tjera, ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet vlerave të tyre dhe ato të kulturave tjera, si dhe ngjajshmëritë dhe dallimet e praktikave të komunikimit të tyre dhe të kulturave tjera. Aq më shumë, nga studentët pritet që të bëhen më të vetëdijshëm për stereotipet që shoqëria i ka për kulturat e ndryshme dhe si pasojë më mirë do ta kuptojnë vendin e tyre në komunitetin global. Studentët do të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike mbi tema rreth etnisë së tyre, identitetin gjinor, klasën, fenë, origjinën kombëtare, moshën si dhe karakteristika të tjera demografike dhe ndikimin e tyre në procesin e komunikimit. Pas përfundimit të kursit Studime ndërkulturore studentët do të fitojnë aftësi të të komunikuarit të nevojshme për punën në grupe përmes pjesëmarrjes së tyre në hulumtime dhe gjithashtu do të fitojnë aftësi për t’i prezantuar këto projekte kërkimore.
-
Aftësitë e komunikimit
Ky kurs është dizajnuar që t’ju mundësojë studentëve që praktikisht ta zbatojnë komunikimin ndërpersonal. Studentët do të mësojnë aftësi ndërpersonale siç janë perceptimi, të dëgjuarit, komunikimi verbal dhe ai jo verbal; do ta ushtrojnë të folurit publik si për shembull: organizimin, prezantimin dhe bazat e të shkuarit fjalime publike. Studentët do të kenë mundësinë të praktikojnë komunikimin në grupe të vogla, duke filluar nga: lidershipi, vetëbesimi dhe të dëgjuarit. Kursi poashtu ofron njohuri themelore të nevojshme për ta kuptuar procesin e kërkimit të një vendi pune nëpërmjet komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke shkruar rezyme, letër motivimi dhe duke simuluar intervista.
Shkathtësi në TI
-
Excel i avancuar
Qëllimi i këtij kursi është që t’i informojë studentët me aplikacionin Microsoft Excel dhe duke shfrytëzuar mundësitë që ofron ky aplikacion të jenë në gjendje të kryejnë detyra të avancuara të cilat janë ngushtë të lidhura me programin fakultativ të tyre.
-
Aftësitë të avancuara të TI-së
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore dhe aftësi në fushën e shkencave informative dhe t’i njohtojë studentët me mundësitë që ato i ofrojnë.
* T’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike rreth aplikacioneve të Microsoft Office (Windows, Word, PowerPoint, Excel, Access) dhe t’ju mundësojë që këto aplikacione edhe t’i aplikojnë në jetën e përditshme.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë projekte praktike individuale ose në grupe.
-
Njohuri të avancuara rreth Word-it dhe PowerPoint-it
Qëllimi i këtij kursi është që t’i pajisë studentët me aftësi të avancuara rreth përdorimit të Word-it dhe PowerPoint-it. Ky kurs gjithashtu u mundëson studentëve që në mënyrë të pavarur të zbatojnë projekte të ndryshme si dhe detyra të veçanta komplekse të cilët janë të lidhura me programin e studimeve të tyre.
-
Google Apps
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e shërbimeve elektronike (cloud applications).
* T’ju mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike rreth GoogleDocs (G-mail, dokumente, spreadsheets, prezantime, vizatime dhe formulare) dhe t’i aplikojnë ato në jetën e tyre.
* T’ju mundësojë studentëve të punojnë individualisht ose në grupe në projekte të ndryshme drejtpërdrejt nga web browser-i.
-
Access-i i avancuar
Bazat e të dhënave (databases) janë mjete ideale për ndjekjen e vëllimeve të mëdha. Microsoft Access-i është një mjet mjaft i fuqishëm dhe i popullarizuar i cili përdoret për hartimin dhe zhvillimin e Windows-based databases.
Ky kurs është i dizajnuar për përdorues të rinjë të Access-it ku janë të përpunura funksionet e nevojshme për të punuar me databases.
-
Desktop publikimi
Qëllimi i këtij kursi është hartimi dhe përpunimi i grafikave raster dhe vector përmes programeve kryesore të Adobe Photoshop dhe Illustrator, si dhe hartimi dhe botimi i materialeve komerciale për shtyp duke përdorur Adope InDesign.
-
Web publikimi
Madje edhe zhvillimi i një webfaqeje të thjeshtë në përputhje me standardet aktuale kërkon njohuri të gjuhës së Hypertext Markup (XHTML) dhe Cascading Style Sheets (CSS). Shumë webfaqe përdorin imazhe qoftë në formë të banerëve, buttoneve, logove, fotografive apo skenimeve. Adope Fireworks është ndërtuar si një mjet për të krijuar dhe manipuluar imazhet nga web dhe për t’iu mundësuar krijuesve që t’i përdorin këto imazhe për të zvogëluar madhësinë e fajllit. Firework gjihashtu ofron një integrim të shkëlqyer me Dreamweaver. Kjo seri ofron një hyrje të plotë në XHTML, CSS dhe krijimin e web gafikës.
Tjera
-
Mbrojta e ambientit
Qëllimet e këtij kursi janë:
* T’i njohtojë studentët me problemet kryesore të mjedisit;
* T’i njohtojë studentët me rolin e njeriut si faktor kyç në procesin e ndotjes dhe mbrojtjes së ambientit;
* T’i njohtojë studentët me ndikimin e ndotësve të ndryshëm të ambientit në shëndetin e njeriut, veprimtarinë profesionale dhe aftësitë organizuese të faktorit njerëzor;
* Krijimi i shprehive pozitve ndaj ambientit dhe ngritja e vetëdijes për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër;
* Legjislacioni ndërkombëtar dhe kombëtar dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin;
* Hyrje në politikat globale kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit;
* Mjedisi si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;
* Roli i shoqërisë në mbrojtjen e mjedisit;
* Njohtimi me reziqet kryesore për një mjedis të shëndetshëm;
* Njohtimi me Strategjinë Kombëtare të Mjedisit në Republikën e Maqedonisë.
-
Sportet, rekreacioni, kultura
Mësimi teorik: Në përgjithësi mbi sportet, disiplinat, higjiena, mjekësia e sportit, të ushqyerit dhe kultura e përgjithëshme.
Mësimi praktik: organizimi i lojërave sportive individuale dhe kolektive dhe aktiviteteve tjera në sallë dhe në objektet tjera sportive në kampus.
-
Zhvillimi profesional i karrierës
Kjo lëndë ofron mësim praktik të orientuar drejt rezultateve për kërkim. Po ashtu i stërvit për të fituar dhe mbajtur vendin e punës. Ka për qëllim që studentëve t’u sigurojë aftësi të përshtatshme për vende pune moderne. Detyrë kryesore do të jetë përpilimi i CV, shkrim i letrës së interesit/kërkesës, aftësitë për të intervistuar, komunikimi zyrtar në zyrë (memorandume, e-maile oficiale për mbikëqyrësit, konsumatorët, raporte e të tjerë). Elemente shtesë që do t’i përfshijë kjo lëndë janë: si të bëhet vetëvlerësimi, si të menaxhohet konflikti midis dy zyrave dhe si të kërkohet në mënyrë aktive promovimi. Aftësitë e fituara në këtë lëndë do të jene të zbatueshme edhe në procesin e kërkimit të punës në përgjithësi.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
-
Sociolinguistika
Lënda do të trajtojë diferencat shoqërore dhe sjelljen gjuhësore; moshën, seksin, grupin etnik, klasat ekonomike-shoqërore dhe nivelin e arsimit. Do të punohet në temat: gjuhët në kontakt; tri drejtimet themelore të kërkimit rreth gjuhëve në kontakt; përkufizimi i situatave të dygjuhësisë (bilinguizmit) dhe te diglosisë në përgjithësi; shumësia e gjuhëve dhe e kulturave në shtetet shumetnike; problemet e planifikimit gjuhësor; sprova për një shqyrtim sociolinguistik të huazimeve dhe të ndërndikimeve të shqipes me gjuhët fqinje dhe më gjerë; gjuha shqipe në trojet kompakte ballkanike dhe në diasporën arbëreshe e shqiptare; raste të takimit të shqipes me gjuhët fqinje (gjeobilinguizmi apo huazimi), sidomos nëpërmjet zhargoneve, blendeve, perifrazave. gjuhët e fshehta, argotë dhe gjuhët profesionale; gjuha, raca dhe kultura.(sipas librit të E. Sapirit "Gjuha"); Analizë dhe shqyrtime sociolinguistike paraprake rreth shprehjes “ Punë grash e fjalë grash”; Disa shqyrtime rreth eufemizmave të shqipes sipas ideve të Eqrem Çabejt; gjuha e fëmijëve- një anë interesante e jetës së të folurit . Në fund jepen disa modele anketash sociolinguistike.
-
Gjuhë angleze
-
Linguistika e përgjithshme
Lënda “Linguistika e përgjithshme” ka për qëllim t’i pajisë studentët me njohuri të përgjithshme për shkencën mbi gjuhën, zhvillimin e saj në Greqinë antike, Shkollën Aleksandrinë, hulumtimet gjuhësore të shek 17 dhe 18, si dhe atë të shek 19, 20. Pas këtij shqyrtimi, lënda ofron detaje lidhur me linguistikën strukturale, qëndrimet e De Sosirit, pastaj linguistikën amerikane, antropologjike, etj. Duke u ndalur në vetë vijën e zhvillimit të saj lënda synon të rrumbullakojë një pasqyrë të përgjithshme të saj.
Semestri 4
-
[6 SETK]
Sociolinguistika I
Në pjesën e parë të sociolinguistikës, studentët do të njihen me konceptet themelore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet gjuhësore me shoqërinë, përkatësisht me mënyrën në të cilën e shfrytëzojmë gjuhën në kontekste të ndryshme shoqërore, si dhe shkaqet themelore të varianteve gjuhësore. Do të punohet në këto njësi: bashkësia shoqërore në raport me bashkësinë gjuhësore; varieteti standard; individi folës dhe bashkësia folëse; gjuhësia tradicionale dhe sociolinguistika; të dhënat e sociolinguistikës në kuadrin e një teorie gramatikore; pararendës të sociolinguistikës dhe zhvillimi i sociolinguistikës shqiptare; për një klasifikim të temave sociolinguistike shqiptare; faktorët sociolinguistike në zhvillimin dhe përhapjen e gjuhës së përbashkët shqipe; shtresimet që ndikojnë në variantet e gjuhës standarde si dukuri sociolinguistike; diaspora shqiptare dhe problemet gjuhësore; historiku i gjuhëve dhe mitet; situata të ndryshme të zgjedhjes së problemeve gjuhësore në botë; gjendja, statusi dhe perspektiva e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe lokale të Maqedonisë.
-
[6 SETK]
Мorfologjia II
Lënda mbulon një pjesë shumë të rëndësishme të gramatikës së gjuhës së sotme shqipe e cila në vete përfshin pesë kapituj kryesorë: ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza dhe pasthirrma. Këtu bëjnë pjesë të ashtuquajturat pjesë të pandryshueshme të ligjëratës që quhen ndryshe edhe pjesë ose fjalë shërbyese dhe shërbejnë për të lidhur fjalët në fjali apo edhe fjalitë në periudhë. Këtu bëhet ndarja dhe nënndarja e tyre sipas funksionit dhe rolit që luajnë në fjali etj. Lidhëza është një kapitull i veçantë ku studentët kanë rastin të mësojnë ndarjen e tyre në lidhëza me bashkërenditje dhe nënrenditje, funksionin e të parave dhe të dytave, ndihmesën që bëjnë ata si fjalë shërbyese për të lidhur në mënyrë kuptimore fjalët njëra pas tjetrës si dhe fjalitë në kuptim më të gjerë, njërën me tjetrën, pastaj parafjala, pjesëza, pasthirrma.
-
[6 SETK]
Letërsia gojore shqipe II
Në pjesën e dytë të saj, duke u nisur nga njohuritë e përgjithshme të pjesës së parë, lënda do të përqendrohet në tema konkrete si p.sh: ritet e lindjes, dasmës, vdekjes, ninullat, vajet. Gjithashtu, lënda përqendrohet në shtrimin e detajeve të epikës, këngëve legjendare, atyre të metamorfozimit, të murosjes, këngët kreshnike, historike duke u përqendruar më së shumti në mjetet artistike të shprehjes.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 4/1
-
Letërsia shqipe e gjysmës së parë të shek. 20 - II
Lënda “Letërsia shqipe e gjysmës së parë të shek. 20 - II” e përfshinë periudhën më të rëndësishme të historisë së letërsisë shqipe, që shtrihet nga mbarimi i romantizmit, deri në vitet e 30-ta. Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri nga kjo fazë letrare që zhvillohet në frymën e realizmit. Studentët, përmes veprave të autorëve të kësaj faze letrare, do të fitojnë njohuri të gjithanshme, nga shënimet biografike, analizat e temave, motivet, çështje të stilistikës dhe interpretimi letrar. Meqë në këtë periudhë e kemi shtetin e pavarur shqiptar, veprat e përfaqësuesve të kësaj letërsie i takojnë realizmit kritik, meqë kritikohen shumë anë negative të shoqërisë shqiptare, qoftë asaj të Monarkisë, qoftë asaj të Republikës.
-
Teoria e letërsisë
Lënda ‘Teoria e letërsisë’ ofron njohuri mbi: natyrën e letërsisë, funksionin e saj, studimin e saj të jashtëm, mënyrën e ekzistencës, etj. Lënda u përmbahet qëndrimeve teorike mbi përfshirjen e teorisë së letërsisë në konceptin studim i letërsisë, studimeve paraqitëse mbi aplikimin e metodave deterministe, pikëpamjeve fenomenologjike, hermeneutike, etj. Studentët do të njihen me dallimin e teorisë së letërsisë nga historia dhe kritika letrare, me mjetet e shprehjes, sistemet e vargëzimit, dallimet mes gjinive dhe llojeve letrare, analizën e veprës letrare, etj.
-
Gjuhë angleze
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 4/2

Semestri 5
-
[6 SETK]
Letërsia bashkëkohore shqipe - Poezia I
Lënda “Letërsia bashkëkohore shqipe - Poezia I” përfshin periudhën e zhvillimit letrar të pas Luftës së dytë botërore. Kjo pjesë e letërsisë që mund të quhet edhe letërsia e sotme, është ndarë në prozë dhe poezi. Pjesa e parë e lëndës, e emëruar si “Letërsia bashkëkohore shqipe - Poezia I” do të trajtojë autorët me veprimtarinë e tyre poetike, nga përfaqësuesit e parë të poetëve, siç janë: Sejfulla Malëshova dhe të gjithë të tjerët që u ndaluan apo u persekutuan nga sistemi komunist në Shqipëri, deri te poetët e periudhës së parë, përfaqësues të poezisë shqipe që zhvillohet në Kosovë. Përveç poezisë së ndaluar në këtë lëndë mësohen edhe shkrimtarë të tjerë, që kryesisht u morën me poezi.
-
[6 SETK]
Letërsia bashkëkohore shqipe - Proza I
Kjo lëndë në pjesën e parë të saj do të përqendrohet në tiparet kryesore të letërsisë bashkëkohore, gjegjësisht në prozën që shkruhet pas Luftës së dytë botërore që pastaj gradualisht të ndalet në tiparet e krijuesve më në zë të kësaj periudhe. Kështu, duke u ndalur në dukuritë historike dhe letrare të përgjithshme përqendrohet në prozën shqipe që shkruhet e ndarë nga më shumë kufij. Krijuesit, veprat e të cilëve do të shqyrtohen në këtë pjesë janë: Nazmi Rrahmani, Ernest Koliqi, Hivzi Sulejmani, Petro Marko, Fatmir Gjata, Jakov Xoxa, etj. Përmes veprave letrare do të pasqyrohet shkrimi konvencional dhe ai që thyen kornizat e deriatëhershme të prozës shqipe.
-
[6 SETK]
Metodika e gjuhës dhe letërsisë shqipe I
Materia e kësaj lënde është e natyrës teorike dhe praktike. Lënda ka për qëllim që studentët t’i pajisë me njohuri më bashkëkohore nga metodologjia në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Njëkohësisht, synimi është që pas përvojës që del nga orët e ligjëratave dhe ato praktike,nga vëzhgimet, studenti të jetë i aftë për mbajtjen individuale të orëve praktike duke pasur parasysh gjithmonë mësimdhënien e efektshme, përfshirë këtu edhe sferat e praktikës moderne bashkëkohore. Duke zbatuar metoda, forma të avancuara të punës kombinuar me teknologjitë moderne, studentët do të kenë mundësinë e përvojës së mësimdhënies të efektshme e të dobishme.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 5/1
-
Leksikologjia dhe semantika I
Në pjesën e parë të lëndës shqyrtohen veçoritë, zhvillimi historik dhe vlerat e fjalëve në gjuhën shqipe. Gjithashtu do të shqyrtohen këto tema: semantika leksikore e gjuhës shqipe, rrugët e formimit të saj dhe konceptimi i sistemit në semantikë; kategoritë themelore të semantikës: kuptimi leksikor e lëvizja kuptimore, strukturat e kuptimit leksikor, teoria e fushave leksikore e semantike; dukuri të semantikës leksikore: prejardhja e kuptimeve leksikore në gjuhën shqipe, ngjyrimi emocional si përbërës i kuptimit, lëvizjet kuptimore dhe tropet gjuhësore; lëvizjet kuptimore gjatë formimit të fjalëve; tipat dhe shpjegimi i kuptimit leksikor; grupe paradigmatike fjalësh sipas ndërtimit e kuptimit: fjali të formuara me ndajshtesa e pa ndajshtesa, fjali të formuara me përbërje dhe me përngjitje; leksiku potencial në gjuhën shqipe.
-
Sintaksa I
Kjo lëndë ka për qëllim të mësuarit e objektit të lëndës së sintaksës, njësitë sintaksore, raportet sintaksore, mënyrat e mjetet e shprehjes së raporteve sintaksore, raportet e lidhjet e sintaksës me disiplina të tjera shkencore. Gjithashtu përfshihet togfjalëshi, ndërtimi dhe llojet e tij, llojet e lidhjeve sintaksore midis fjalëve në togfjalësh; përfshihen njohuri të përgjithshme për fjalinë, përkufizimi i fjalisë, llojet e lidhjeve sintaksore në fjali (lidhja kallëzuesore, lidhja e veçimit, lidhja e përfshirjes, lidhja e bashkërenditjes), struktura e fjalisë. Lënda parasheh edhe përfshirjen e tipave të fjalive sipas llojit të kumtimit, si edhe fjalitë pohore dhe mohore. Lënda përmbyllet me fjalinë dykryegjymtyrëshe (kryefjalën dhe ndërtimin e saj), mandej kallëzuesin e thjeshtë dhe të përbërë foljor dhe kallëzuesin emëror, ndërtimin e tyre, kallëzuesin e shprehur me pjesë të pandryshueshme të ligjëratës, përshtatjen e kallëzuesit me kryefjalën , përshtatjen e gjymtyrës emërore me kryefjalën, etj.
-
Studime nga letërsia botërore
Lënda “Studime nga letërsia botërore” përfshin materien letrare të letërsisë botërore nga fillimet (letërsia egjiptiane, mesopotamiase etj…) deri në shekullin XIX. Përmes kryeveprave botërore, lënda trajton autorë e dukuri sipas rrjedhës historike (sipas epokave, formacioneve stilistike, drejtimeve,rrymave, lëvizjeve...). Këto njohuri do të kombinohen me zhvillimet zhanrore me theks të veçantë në analizën e veprave më përfaqësuese të të gjithë letërsisë. Lënda do t’i pajisë studentët me njohuri të përgjithshme dhe herë pas here me detaje, me çka do t’u ofrojë studentëve mundësinë e krahasimit të paraqitjes së fenomeneve letrare në letërsitë e popujve të ndryshëm.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 5/2

Semestri 6
-
[6 SETK]
Letërsia bashkëkohore shqipe - Poezia II
Pjesa e dytë e lëndës, e emërtuar si “Letërsia bashkëkohore shqipe - Poezia II” do të trajtojë autorët me veprimtarinë e tyre poetike të kohës së fazës së dytë të zhvillimit të letërsisë. Studentët, pas njohjes me poezinë e ndaluar që ngjau në Shqipëri, do të njihen me autorët dhe veprat e tyre poetike që e mbijetuan fazën më të rrezikshme të ndalesave, të njohur si Realizmi socialist. Një pjesë e kësaj lënde do të përfshijë poetët shqiptarë që krijuan në ish Jugosllavi. Meqë është fjala për poezinë, përmes orëve të ushtrimeve, studentët do të njihen së afërmi me analizën e gjithanshme të vargut poetik.
-
[6 SETK]
Letërsia bashkëkohore shqipe - Proza II
Lënda “Letërsia bashkëkohore shqipe - Proza II”, kryesisht përqendrohet në shkrimtarë të cilët më së shumti anojnë kah shkrimi jokonvencional. Këtu, programi i lëndës do të përqendrohet te vepra e: Martin Camajt, Zejnullah Rrahmanit, Kasem Trebeshinës, Jusuf Buxhovit, Ismail Kadaresë, Bilall Xhaferit, Dritëro Agollit, etj. Përmes analizës së veprave në prozë të krijuesve të lartpërmendur, studentët do të kenë mundësinë e njoftimit me tekstin hermetik dhe mënyrat e receptimit të tij.
-
[6 SETK]
Metodika e gjuhës dhe letërsisë shqipe II
Duke u mbështetur në lëndën “Metodika e gjuhës dhe letërsisë shqipe I”, kjo lëndë mundëson zgjerimin dhe thellimin e njohurive paraprake. Konkretisht, këtu do t’i kushtohet rëndësi posaçërisht pjesës praktike që vjen pas vëzhgimeve. Duke i kombinuar njohuritë nga të dyja pjesët, duke ndërthurur njohuritë nga karakteri sistematik dhe i gradualitetit në organizimin e procesit mësimor, lënda i rrumbullakon njohuritë e nevojshme për realizimin e të njëjtave.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 6/1
-
Leksikologjia dhe semantika II
Në pjesën e dytë të programit janë përfshirë: tipat dhe shpjegimi i kuptimit leksikor; homonimet, sinonimet dhe antonimet në gjuhën shqipe; grupe paradigmatike fjalësh sipas ndërtimit e kuptimit: fjali të formuara me ndajshtesa e pa ndajshtesa, fjali të formuara me përbërje dhe me përngjitje; vend të posaçëm i jepet frazeologjisë së gjuhës shqipe: fjala, togfjalëshi dhe njësia frazeologjike, klasifikimi e përdorimi i njësive frazeologjike në ligjërim; shtresimi i leksikut të shqipes sipas burimit e sipas përdorimit; leksiku i gjuhës letrare shqipe; zhvillimi i leksikografisë shqipe, duke u njohur me historikun e botimit të fjalorëve, klasifikimi i fjalorëve dhe puna teorike dhe praktike në hartimin e fjalorëve.
-
Sintaksa II
Lënda "Sintaksa II" është vazhdim i pjesës së parë të lëndës së njëjtë. Në pjesën e dytë të saj kjo lëndë fillon me gjymtyrët e dyta të fjalisë , klasifikimin e përgjithshëm të tyre, përcaktorin dhe llojet e tij, rrethanorin dhe klasifikimin e tij, llojet e rrethanorëve dhe ndërtimin e tyre. Në veçanti do të shqyrtohen fjalitë njëkryegjymtyrëshe vetore, sintaksa e periudhës, klasifikimi i periudhave, periudha me fjali të bashkërenditura, periudha me nënrenditje,periudha asindetike, fjalitë e ndërmjetme dhe fjalitë e ndërkallura, ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë, etj.
-
Studime nga letërsia botërore
Lënda “Studime nga letërsia botërore” përfshin materien letrare të letërsisë botërore nga fillimet (letërsia egjiptiane, mesopotamiase etj…) deri në shekullin XIX. Përmes kryeveprave botërore, lënda trajton autorë e dukuri sipas rrjedhës historike (sipas epokave, formacioneve stilistike, drejtimeve,rrymave, lëvizjeve...). Këto njohuri do të kombinohen me zhvillimet zhanrore me theks të veçantë në analizën e veprave më përfaqësuese të të gjithë letërsisë. Lënda do t’i pajisë studentët me njohuri të përgjithshme dhe herë pas here me detaje, me çka do t’u ofrojë studentëve mundësinë e krahasimit të paraqitjes së fenomeneve letrare në letërsitë e popujve të ndryshëm.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore 6/2