Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Mësimdhënia e gjuhës angleze (2012/2013)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Viti akademik: 2024 / 2025
Titulli: Magjistër nga mësimdhënia e gjuhës angleze
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi
Vendimi:

Qëllimi i programit mësimdhënia e gjuhës angleze është që t`i pajisë studentët me njohuri solide nga teoritë e metodologjisë dhe t’i familjarizojë ata me shkathtësitë e nevojshme për t’i vënë në zbatim njëkohësisht edhe teoritë e fituara në praktikën mësimore. Përzgjedhja e lëndëve individuale reflekton trendet e tanishme në mësimin e gjuhës së dytë duke ndihmuar po ashtu edhe identifikimin e nevojave vendore dhe rajonale.

Programi është dizajnuar kryesisht për të diplomuar në gjuhën angleze si gjuhë e huaj, respektivisht për ata që dëshirojnë të specializohen dhe të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në pedagogjinë e mësimdhënies së gjuhës angleze. Aty përfshihet gjithashtu edhe komponenti i kërkimeve dhe hulumtimeve (ai cilësor dhe sasior së bashku), mandej ai akademik, si dhe “hulumtimet moderne” të kryera vet në klasë.

Shumica e studentëve në program duhet të kenë të nisur karrierën (punën) e tyre në mësimdhënie. Për t’ua lehtësuar ndjekjen e orëve, orët janë të parapara të mbahen gjatë fundjavëve, jashtë orarit të zakonshëm të punës. Shumica e lëndëve ofrojnë trajnime të specializuara të cilat instruktorët e anglishtes do t’i vlerësojnë si shumë të dobishme, siç janë: metodologjia e mësimdhënies së gjuhës së huaj, menaxhimi orës, të shkruarit dhe gramatika pedagogjike, mësimi i gjuhës me ndihmën e kompjuterit dhe analiza e nevojave. E gjithë kjo është bazuar në parimet më të shkëlqyera të trajnimit modern të mësimdhënësit nga vendet anglishtfolëse të aplikuara në kontekstin ballkanik.

Ndërkohë që ky program është i dizajnuar në mënyrë specifike për nevojat e mësimdhënësve të gjuhës angleze, programi ynë është njëkohësisht efektiv në pajisjen e studentëve me shkathtësi të nevojshme për hulumtime akademike të avancuara, por mund të jetë i dobishëm edhe për ata studentë të cilët duan të bëhen përkthyes, kritikë, botues të ndryshëm ose shkrimtarë.

Programi zhvillohet në katër semestra instruksione mësimi, respektivisht ligjërata, të përcjella me  hulumtime, si dhe me shkrimin e tezës së magjistraturës.  

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Ka metodologji të avancuar të gjuhës angleze
  • Ka njohuri të thella të teorisë për përfitimin e gjuhës së huaj
  • Demonstron njohuri të gramatikës angleze dhe kompozicionit të gjuhës angleze nga pikëpamja pedagogjike.
  • E njeh dhe e kupton përdorimin e të mësuarit të gjuhëve me anë të kompjuterit si  merr pjesë aktive në përmirësimin e përdorimit të tij.

  • Njeh teori të ndryshme pedagogjike në mësimin e të shkruarit.

  • Ka njohuri në të shkruarit e punimeve shkencore, prezantimit dhe finesës.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Mëson gjuhën angleze në mënyrë efikase në formën teorike të të informuarit.
  • Aplikon parimet për përfitim të gjuhës së dytë / të huaj në mes të klasës me përdorim të metodologjive përkatëse të të mësuarit.
  • Dizajnon plan-programe mësimore, në forma të përshtatshme për raste  konkrete, për shembull, për mësimin e nxënësve më të rinj (ndër 12 vjeçar) apo edhe mësimin e anglishtes së biznesit për të rritur.
  • Përdor, adapton dhe krijon materiale adekuate për përdorim, në orën e gjuhës së huaj.
  • Përdor teknologjinë në formë efektive, krijon mjete të thjeshta praktike multimediale  dhe ueb faqe për përdorim praktik në orët gjuhësore, për shembull lojëra të fjalëve me anë të kompjuterit.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Shprehen në formë kritikе për materialin e mësuar si dhe për eksperiencat në ligjërata/mësim në orë.
  • Identifikojnë vështirësitë potenciale në raport me pyetjet për avancimin e gjuhës amtare, në orët e anglishtes si gjuhë e huaj.
  • Përmbledhin materiale adekuate nëpërmjet vetëdijësimit të informuar të nevojave të nxënësve.
  • Sjellin vendime në lidhje me vështirësitë potenciale të aspekteve të ndryshme të gjuhës angleze: përcaktimin e kohës dhe foljes, parafjalëve të caktuara/pacaktuara, propozimeve, si dhe kategorive të tjera gramatikore, shprehje idiomatike, kolokacione leksikore dhe formime të fjalës.
  • Bëjnë vlerësime të komplikuara metodologjike në dizajnimin hulumtues, si dhe bëjnë dallimin ndërmjet metodave të ndryshme për mbledhjen e të dhënave dhe analizimin e tyre, që kanë të bëjnë me gjuhën dhe me linguistikën.
Aftësitë e komunikimit
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të shqiptimit të anglishtes.
  • Të jetë në gjendje të prodhojë punime akademike të strukturuara, të qarta dhe të shkruara mirë.
  • Të mund t’i prezantojë dhe t’i elaborojë problemet e përbashkëta të cilat janë të kyçura në mësimin dhe mësimdhënien e gjuhës angleze si gjuhë e huaj.
  • Të tregojë përgjegjësi komunikative në orë në raport me cilësinë e mësimdhënies, udhëheqjes, si dhe organizimit të orës.
Aftësitë e të mësuarit
  • Shpreh iniciativë dhe autonomi në rolin profesional të mësimdhënies.
  • Është në gatishmëri që individualisht t’i ndjekë dhe t’i adaptojë metodat e mësimdhënies në pajtueshmëri me situatat e caktuara.
  • Është i përshtatshëm gjatë rrethanave të ndryshme kulturore dhe ndërnjerëzore në orët e anglishtes si gjuhë e huaj.
  • Inicion dhe përfundon punë të pavarur hulumtuese në kuadër të standardeve të larta akademike në kuadër të afatit të dhënë kohor.
  • Demonstron lidership dhe aftësi të mësimdhënies në shpërndarjen efektive të njohurive.  

Semestri 1

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Një studim për kërkimin dhe marrjen e mostrave, duke përfshirë metodat e formimit të hipotezës, testimin dhe hulumtimin eksperimental. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet konceptit, teknikave dhe praktikës së metodologjisë sociale cilësore të kërkimeve shkencore. Përmes kësaj lënde, studentët do të mësojnë t’i zhvillojnë aftësitë hulumtuese që u duhen për të krijuar dhe për të zbatuar me sukses të plotë një projekt të konsiderueshëm kërkimor.
  • [6 SETK] Metodika dhe praktika e mësimit të gjuhës së huaj
    Lënda është dizajnuar për të inkurajuar mësuesit e gjuhës angleze për të përvetësuar një qasje të informuar dhe proces reflektues në mësimdhënien e tyre si gjuhë e huaj. Programi përfshin lexime mbi historinë e mësimdhënies së gjuhës angleze (ELT) nga mënyra tradicionale në praktikën 'mainstream ' moderne, me qëllim që t’u ofrojë pjesëmarrësve një sfond solid në praktikën e mësimdhënies së gjuhës angleze (ELT). Temat e lëndës do të përfshijnë: klasifikimin e metodave dhe materialeve të mësimdhënies në klasë; përshtatjen dhe krijimin e materialeve mësimore; teknikat dhe strategjitë e mësimdhënies, përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie, menaxhimin klasë. Studentët janë të inkurajuar që të nxjerrin në pah përvojat e tyre nga kontekstet ESL / EFL dhe të hulumtojnë në lidhje me teorinë dhe hulumtimin aktual.
  • [6 SETK] Gramatika pedagogjike
    Qëllimi i lëndës është të ofrojë një model të integruar të përshkrimit të gjuhës që është projektuar për t’u përshtatur me nevojat e studentëve të gjuhës angleze. Modeli i përdorur organizon gramatikën nën tre tituj: strukturën, orientimin dhe modelimin, si dhe tregon marrëdhënien ndërmjet gramatikës dhe leksikut. Komponent i rëndësishëm i kësaj lënde është vetëdijësimi i studentëve për fenomenin e frazave leksikore: si janë organizuar, si mund të klasifikohen për qëllime mësimore dhe cila është rëndësia e tyre në ndërtimin e kompetencës komunikative. Studentët e suksesshëm do të bëhen më të vetëdijshëm se disa aspekte të ndryshme të gramatikës kërkojnë procese të ndryshme të mësimit dhe të strategjive të ndryshme mësimore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Mësimi dhe përvetësimi i gjuhës së huaj
    • Shkrimi pedagogjik
    • Mësimi i gjuhës me ndihmën kompjuterit
    • Gjuha angleze për qëllime specifike
    • Ligjërimi i vokabularit
    • Fushat e interesit të posaçëm në mësimin e gjuhës angleze
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 2
    • Mësimi dhe përvetësimi i gjuhës së huaj
    • Shkrimi pedagogjik
    • Mësimi i gjuhës me ndihmën kompjuterit
    • Gjuha angleze për qëllime specifike
    • Ligjërimi i vokabularit
    • Fushat e interesit të posaçëm në mësimin e gjuhës angleze

Semestri 2

  • [24 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, hartimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit përfundimtar të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor shkencor formon komision tre anëtarësh që përgatit raportin, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër nga mësimdhënia e gjuhës angleze.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Aspektet kulturore në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • Letërsia në mësimdhënien e gjuhës angleze
    • Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Aplikacione statistikore për përpunimin e të dhënave
Google+