Programi: |
Menaxhment (2012/2013) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Biznesi dhe Ekonomia |
Viti akademik: | 2024 / 2025 |
Titulli: | Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: Menaxhment |
SETK: | 120 (2 vite) Akreditimi |
Vendimi: |
Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimin e aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
- Të informohen dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencor dhe profesionale.
Njohuritë dhe të kuptuarit
- Llogaritja e agregatëve themelorë makroekonomikë dhe analiza kritike e politikave aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
- Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikim të tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.
Aftësitë për të vlerësuar
- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Të analizojnë proceset e përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.
Aftësitë e komunikimit
- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësi të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.
Aftësitë e të mësuarit
- Zhvillimi i konceptit i të menduarit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.
Semestri 1
-
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. Vëmendje u kushtohet metodave sasiore, po ashtu edhe cilësore të studimit. Kjo lëndë u dedikohet atyre të cilëve kanë nevojë për zbatimin e hulumtimeve shoqërore, si pjesë e studimeve të tyre akademike.
-
[6 SETK]
Ekonomia e avancuar
Kjo lëndë përbëhet prej dy pjesëve: mikroekonomisë dhe makroekonomisë. Në kuadër të mikroekonomisë studiohet sjellja e konsumatorit në kuadër të ekzistimit të buxhetit të kufizuar dhe funksionimit të tij të plotë – maksimalizimi i shfrytëzueshmërisë, si dhe sjellja e ndërmarrjes në strukturat e ndryshme tregtare dhe roli e funksioni i tyre – maksimalizimi i profitit. Në mikroekonomi studiohen edhe faktorët dhe çmimet e tyre, si dhe roli i shtetit në rregullimin e bizneseve e të segmenteve të pasuksesshme të tregut. Makroekonomia e studion funksionimin e ekonomisë në tërësi. Në këtë kontekst vëmendja është fokusuar në madhësitë më të rëndësishme makroekonomike: prodhimin bruto të vendit, inflacionin, papunësinë, kursimin, investimet, kursin devizor e kështu me radhë. Vëmendje e posaçme u kushtohet faktorëve të cilët e prishin baraspeshën makroekonomike në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë, si dhe natyrën dhe karakterin e politikave të rëndësishme makroekonomike, nëpër të cilat tentohet që prodhimi bruto faktik i vendit të afrohet aq sa është e mundshme me lëvizjen e prodhimit bruto potencial të vendit.
-
[6 SETK]
Menaxhmenti strategjik
Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët ta kuptojnë procesin e sjelljes së vendimeve, përkatësisht si menaxherë të ardhshëm, në mënyrë efektive të sjellin vendime të duhura afariste. Kjo materie mësimore mundëson që studentët të afrohen me qasjen themelore sistematike, analizën sistematike, teorinë e informacionit dhe teorinë e sistemit të informacionit, të cilat gjerësisht studiohen në vitet e ardhshme studimore. Sjellja e vendimeve është pjesë qenësore e profesionit të menaxherit. Gjatë realizimit të ushtrimeve, studentët praktikojnë punë individuale dhe ekipore. Në këtë mënyrë i afrohen organizimit real dhe aftësimit të zgjidhjes së drejtë të problemeve afariste.
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
Semestri 2
-
[6 SETK]
Menaxhmenti dhe lidershipi
Lënda i përgatit studentët për sfidat me të cilat do të ballafaqohen gjatë punës së tyre, posaçërisht gjatë angazhimit të tyre në pozicion të menaxherit. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të pajisen me njohuri të përgjithshme të menaxhimit, por edhe për rëndësinë dhe rolin e lidershipit në udhëheqjen e ndërmarrjeve bashkëkohore. Domethënë, kjo lëndë do të ndahet në dy pjesë. Në kuadër të pjesës së parë, studentët do të njihen me kornizat e përgjithshme teorike të menaxhimit, procesin e menaxhimit, përkatësisht funksionet kryesore menaxheriale, si dhe drejtimet bashkëkohore në zhvillimin e menaxhimit. Në kuadër të pjesës së dytë, studentët do të njihen me natyrën e liderit. Me këtë rast, midis tjerash do të përfshihen edhe teoritë e lidershipit, si dhe roli i liderit në udhëheqjen e gjithmbarshme të ndërmarrjes.
-
[6 SETK]
Menaxhimi i burimeve njerëzore
Qëllimi i lëndës është t’i njoftojë studentët me problematikën e ndërlikuar të administrimit të burimeve njerëzore. Kjo problematikë e kuptuar si proces i realizimit të disa aktiviteteve dhe funksioneve ka peshë për njerëzit se, si burime më të rëndësishme në organizatë, ata shfrytëzohen në mënyrë më efikase dhe më efektive. Në këto suaza, vëmendje e posaçme u kushtohet aktiviteteve vijuese të menaxhimit të burimeve njerëzore: konceptet e ndryshme të menaxhimit të burimeve njerëzore, përmbajtja, qëllimet dhe detyrat e menaxhimit të burimeve njerëzore në funksionimin e organizatës, analizës së punës, planifikimit të burimeve njerëzore, sigurimit të kandidatëve për vende të reja pune, përzgjedhjes së burimeve njerëzore, zhvillimit profesional të burimeve njerëzore, nxitjes së suksesit në punë, zbulimit të potencialit dhe aftësive të menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe marrëdhënieve të punës.
-
[6 SETK]
Menaxhmenti i cilësisë së tërësishme
Qëllimi i lëndës është që t’i aftësojë studentët ta kuptojnë thelbin e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme, rëndësinë dhe anët pozitive të shfrytëzimit. Në kuadër të kësaj lënde do të mësohet ajo se çka paraqet cilësi tek prodhimet dhe shërbimet, por edhe pasojat e cilësisë së dobët dhe përfitimet nga cilësia e mirë. Më tutje, do të mësohen drejtimet dhe teoritë e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme, duke filluar nga autorët klasikë perëndimorë dhe japonezë. Lëndë e mësimit do të jenë elementet e menaxhmentit të cilësisë së përgjithshme. Kështu, do të analizohen teknikat më të rëndësishme lidhur me menaxhmentin e cilësisë së përgjithshme dhe kriteret e nevojshme për shpërblimet më të rëndësishme të cilësisë në botë.
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore 2
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
Semestri 3
-
[6 SETK]
Menaxhimi i sistemeve të informacionit
Në kuadër të kësaj lënde do të jenë të përfshira tema të fushës së profitit, përpunimit dhe shfrytëzimit të informacioneve nga ana e organizatave. Qëllimi do te jetë i vendosur në vetë rëndësinë e informacionit për menaxhim në organizatat bashkëkohore. Teknologjitë e informacionit do të jenë të përfshira, por megjithatë vetëm në aspektin e rolit të tyre për përpunimin e informacioneve të organizatës, respektivisht në mbështetjen e procesit gjithëpërfshirës në udhëheqjen e informacionit. Në këtë kuadër, do t’u kushtohet kujdes aspekteve vijuese: hyrjes në sistemin e informacioneve të menaxhmentit, tipave themelorë në sistemin e informacioneve të menaxhmentit, teknologjisë së informacioneve e sistemit të informacioneve të menaxhmentit dhe ndërtimit të sistemit të informacioneve në organizata.
-
[6 SETK]
Menaxhimi i biznesit të vogël dhe ndërmarrësia
Duke u nisur nga fakti se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë më të prezantuara në numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve, në këtë lëndë përpunohen njohuritë, thelbi, mënyra e funksionimit, format e organizimit të ndërmarrjeve të vogla në ekonomi. Në kuadër të kësaj lënde vihet në pah roli kryesor i biznesit të vogël në ekonominë e përgjithshme, dallimet kryesore midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mënyrat e përgatitjes së planeve të biznesit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, organizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, burimet e mundshme të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, puna e tyre etike dhe përgjegjësia shoqërore, si dhe lidhshmëria e ngushtë midis sipërmarrjes dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
-
[6 SETK]
Menaxhmenti operativ
Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri dhe të jenë në gjendje të: * Përgatisin dhe të marrin vendime për prodhimet dhe shërbimet. * Përgatisin dhe të marrin vendime lidhur me kontrollimin e prodhimeve dhe të shërbimeve. * Gjejnë një qëndrim të përshtatshëm për zgjidhjen e çdo situate lidhur me çështjen komplekse të prodhimit dhe të shërbimeve. * Përgatisin dhe të marrin vendime në mënyrë që të krijojnë kushte për prodhim dhe për shërbime.
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore 3
- [6 SETK] Lëndë zgjedhore 4
Semestri 4
-
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, hartimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë. Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: menaxhment.