Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Gjuhë dhe letërsi shqipe

Cikli i studimeve: Cikli i tretë (doktoratë)
Fakulteti: Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Doktor i shkencave filologjike / Drejtimi: Gjuhë dhe letërsi shqipe
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi

Programi studimor gjuhë dhe letërsi shqipe i ciklit të tretë (studimet e doktoratës), është dizajnuar me qëllim që studentët të cilët do të përfshihen në këtë program të fitojnë njohuri që i afrojnë kah profesionet të cilat janë të lidhura ngushtë me sferën e gjuhës, kulturës, letërsisë dhe arsimit. Njëherësh studentët fitojnë shkathtësi dhe kompetenca për punësim në nivele më të larta të sektorit publik dhe privat.

Studentët e doktoruar nga ky program studimor do të mund të punësohen në fusha të shumta të jetës shoqërore dhe profesionale. Mësimdhënie: në shkolla të gjuhës dhe letërsisë, në gjimnaze, në shkolla fillore dhe të mesme, profesorë universitarë. Punësim: gjuhëtarë, gazetarë nga sfera e letërsisë dhe artit, në ndërmarrje të ndryshme si lektorë, përkthyes dhe interpretues të gjuhës dhe letërsisë shqipe në ministri dhe institucione të tjera qeveritare, përkthyes/interpretues në gjyqe dhe institucione të tjera të ngjashme,  përkthyes/interpretues në organizatat profesionale,  përkthyes/interpretues në sektorin shoqëror dhe atë privat, përkthyes/interpretues në organizata ndërkombëtare

Njohuritë dhe të kuptuarit

Me këtë program studimor kandidati fiton njohuri të përgjithshme për shumë fusha gjuhësore dhe letrare, siç janë ato njëdisiplinare dhe interdisiplinare. Me këto studime ai fiton njohuri më të reja dhe të rëndësishme bashkëkohore, që do t’i mundësojë të jetë më kreativ dhe më profesional në zgjidhjen e problemeve gjuhësore dhe letrare.  

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Korpusi i njohurive i mundëson studentit të ciklit të tretë punësime të ndryshme që përfshijnë sektorë të shumtë dhe të llojllojshëm të jetës shoqërore dhe profesionale. Njohuritë mund të zbatohen në mësimdhënieduke punuar si profesornë shkollat e mesme dhe si asistent në fakultetet dhe institutet përkatëse; studenti mund të punojë si studiues dhe hulumtues nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë  në institutet e ndryshme albanologjike; mund të punojë si gazetar, në fushën e letërsisë dhe artit, redaktor dhe lektor, por edhe  si kritik letrar dhe gjuhësor në media të ndryshme elektronike dhe të shkruara, ku mund të japë kontribut për çështjen e zbatimit të normës letrare; mund të punojë si përkthyes dhe interpretues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në komunat dygjuhësore, nëpër ministri dhe në institucionet tjera qeveritare, në gjyqe dhe institucione tjera të ngjashme, në organizatat profesionale, në sektorin shoqëror dhe atë privat, në organizata ndërkombëtare etj.

Aftësitë për të vlerësuar

Janë të aftë për të hartuar dhe për të vlerësuar planet dhe programet mësimore nga fusha e gjuhësisë për shkollat e mesme dhe universitare. Janë në gjendje të organizojnë dhe vlerësojnë mbajtjen e orëve mësimore nga fusha e gjuhësisë dhe letërsisë. Kanë aftësi për të vlerësuar dhe krahasuar përkthimet nga një gjuhë në gjuhën tjetër. Vlerësojnë redaktimin dhe lektorimin e teksteve të ndryshme gjuhësore, letrare dhe publicistike, duke vlerësuar shkallën e lartë të redaktimit duke i gjetur gabimet eventuale gjuhësore. Janë të aftë për të vlerësuar një vepër nga aspekti kompozicional dhe përmbajtësor, duke veçuar vlerat gjuhësore dhe letrare. Kanë predispozita për t’u bërë anëtarë në ndonjë juri profesionale nga fusha e gjuhës dhe letërsisë, për të vlerësuar studimet më të mira gjuhësore dhe letrare. Kanë aftësi për t’u kyçur në ekipe hulumtuese, duke hartuar tekste letrare, publicistike, fjalorë, leksikorë dhe fjalorë tjerë  të ndryshëm.

Aftësitë e komunikimit

Doktorët  e rinj të shkencave kanë shkathtësi  profesionale për të mbajtur orë mësimore nga letërsia dhe gramatika e gjuhës amtare në përputhshmëri me planet dhe programet për shkollat e mesme dhe universitare. Mund të mbajnë kurse për mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe për të huajt. Mund të përkthejnë vepra shkencore, letrare dhe gjuhësore nga gjuhët në kontakt në gjuhën amtare dhe anasjelltas. Mund të marrin pjesë në simpoziume dhe seminare vendore dhe ndërkombëtare, ku me kumtesat e tyre arrijnë të paraqesin rezultate origjinale nga hulumtimet që ka bërë në disiplina të ndryshme letrare dhe  gjuhësore. Janë të aftë të shkruajnë recensione për vepra të botuara nga fusha e letërsisë dhe e gjuhësisë, pastaj edhe recensione për botimin e studimeve letrare dhe gramatikave siç janë tekstet mësimore. Mund të bëjnë hulumtime të pavarura dhe të marrin përgjegjësi për rezultatet e kumtuara. Mund të botojnë artikuj shkencorë dhe vepra nga fusha e letërsisë dhe gjuhësisë. 

Aftësitë e të mësuarit

Kanë aftësi të zgjidhen asistentë në institutet albanologjike dhe të ndihmojnë në ekspeditat shkencore. Mund të paraqiten si udhëheqës në projekte të caktuara nga fusha e letërsisë dhe gjuhësisë dhe të bëjnë ndryshime në institucione të ndryshme. Për të arritur rezultate më të mira mund  të prezantojë njohuri të reja, mund t’i trajnojnë të tjerët, duke mbajtur kurse në lëmenj të caktuar, si në: drejtshkrim, redaktim gjuhësor të tekstit letrar, përdorim të metodave dhe teknologjive të reja për mësimdhënie etj. Mund të mbajë trajnime lidhur me përgatitjen e një projekti, shkrimin e  një punimi shkencor etj.  Mund të propozojnë risi për t’i plotësuar mangësitë e institucionit përkatës, siç janë: hapja e seksioneve të ndryshme nga letërsia dhe gjuha, hapja e bibliotekës, promovimi i ndonjë vepre letrare dhe gjuhësore etj. Mund të propozojnë metoda të reja për mësimin e shqipes sipas niveleve, për të huajt. Gjithsesi, duhet ta vazhdojnë arsimimin e mëtejshëm dhe të pajisen me  njohuri të reja, të cilat t’i prezantojnë përsëri në institucionin ku punojnë, por edhe jashtë tij.

Semestri 1

  • [10 SETK] Metodologjia e hulumtimi
    Materiali i kësaj lënde ka të bëjë me format dhe metodat më të reja të metodologjisë bashkëkohore për studimin e lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në fakt, këtu përfshihen metodat, format, teknikat, organizimi i punës individuale hulumtuese shkencore me karakteristikat specifike të saj.
  • [10 SETK] Çështjet kyçe në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë
    Historia e gjuhësisë; kuptimet: përzierja e gjuhëve; krijuesit e teorisë moderne të gjuhëve në kontakt, kontaktet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta; funksioni i gjuhëve në kontakt në mjediset ku realizohen. Përmes kësaj lënde zbulohen aspektet më relevante të kulturës, civilizimit kombëtar dhe shoqërisë bashkëkohore shqiptare. Lënda ofron dije themelore përmes disa sferave kyçe, duke e analizuar në mënyrë të gjithanshme letërsinë dhe kulturën në një perspektivë evropiane.
  • [10 SETK] Shkrimi i disertacionit të doktoratës
    Studentët futen në lëndën e studimit dhe përqendrohen në zgjidhjen e problemit hulumtues shkencor për disertacionin e doktoratës; mbledhin materialin për tezën, bëjnë përzgjedhjen, interpretimin e materialeve teorike dhe empirike nëpërmjet metodave të përparuara cilësore dhe sasiore.

Semestri 2

  • [10 SETK] Shqyrtimi dhe miratimi i planit të disertacionit të doktoratës
    Pas semestrit të parë, studenti fillon aktivitetet e tij për përpilimin e planit mbi disertacionin e doktoratës. Aktivitetet përfshijnë: përcaktimin e literaturës, përcaktimin e kornizës hipotetike, përkufizimin e metodologjisë së punës dhe përcaktimin e planit individual dhe prezantimin e parë publik. Po të ketë nevojë mund të organizohen edhe lëndë zgjedhore për këtë qëllim.
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Studimet e gramatikës së gjuhës shqipe
    • Studimet e letërsisë shqiptare - proza
    • Sociolinguistika dhe gjuha e arsimit
    • Kritika letrare
    • Teoria e letërsisë
    • Folklori
    • Multikulturalizmi
    • Komunikimi ndërkombëtar
  • [10 SETK] Lëndë zgjedhore 2
    • Studimet e gramatikës së gjuhës shqipe
    • Studimet e letërsisë shqiptare - proza
    • Sociolinguistika dhe gjuha e arsimit
    • Kritika letrare
    • Teoria e letërsisë
    • Folklori
    • Multikulturalizmi
    • Komunikimi ndërkombëtar

Semestri 3/4

Drejtimi: Semestri 3 / Semestri 4
  • [40 SETK] Punë kërkimore-shkencore
    Në vitin e dytë (semestri 3 dhe 4) kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar Këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
  • [20 SETK] Publikime I
    Botimi (publikimi) i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset botuese të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.

Semestri 5

  • [20 SETK] Prezantimi i rezultateve të hulumtimit
    Veçoria kryesore e prezantimit të rezultateve të hulumtimit të ciklit të tretë të studimeve qëndron në kontributin origjinal për diturinë e fituar. Hulumtimet rreth disertacionit të doktoratës janë dëshmi me të cilën vërtetohet se hulumtuesi ka dhënë një kontribut origjinal në fushën që ka zgjedhur. Rezultatet e hulumtimit duhet të dëshmojnë dy gjëra kryesore: se kandidati ka identifikuar një problem të vlefshëm ose një çështje për të cilën ende nuk është dhënë përgjigje dhe se ka zgjidhur problemin ose ka dhënë përgjigje për këtë çështje.
  • [10 SETK] Publikime II
    Në kuadër të veprimtarisë, punës dhe aktivitetit të suksesshëm së tij, kandidati duhet të t’i zhvillojë dhe t’i ndihmojë aktivitetet e ndryshme publicistike, të cilat ndikojnë në aftësimin dhe zhvillimin e tij të ardhshëm, me qëllim që të arrijë efikasitet më të madh në fushën e shkencës dhe hulumtimit. Për këtë arsye, të gjitha punimet dhe temat e ndryshme që dalin nga disertacioni i doktoratës, si dhe punimet shkencore me të cilat marrin pjesë në simpoziume, seminare të ndryshme, së bashku me të gjitha materialet e shkruara të përgatitura nga kandidati duhet të botohen.

Semestri 6

  • [30 SETK] Disertacioni i doktoratës
    Vazhdimi i punës së disertacionit të doktoratës. Dorëzohet teza (disertacioni), pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.
Google+