COVID-19 Information and Protocol

Login

Членовите на универзитетскиот кадар треба да ја употребат нивната Webmail сметка за да се најават на системот.

Универзитет на Југоисточна Европа
оживеј го знаењето!

Përdorimi i TIK-ut për përkrahjen e mësimdhënies dhe mesimnxënies në kohë pandemie

Trajnim

Ftesë për pjesëmarrje në trajnim me temë ” Përdorimi i TIK-ut për përkrahjen e mësimdhënies dhe mesimnxënies në kohë pandemie ”

Të nderuar, Universiteti i Evropës Juglindore, Fakulteti i shkencave dhe teknologjive bashkëkohore në bashkpunim me Komunën e Tetovës, me qëllim që te kontribuoj në ngritjen e cilësise së mësimdhënies dhe mësimnxënies nëpër shkolla fillore dhe të mesme organizon trajnim me temë ” Përdorimi i TIK-ut për përkrahjen e mësimdhënies dhe mesimnxënies në kohë pandemie ”

Ne këtë trajnim do të shqyrtohen tema nga teknologjitë aktuale të TIK-ut dhe përdorimi i tyre në menaxhimin e mësimdhënies dhe mësimnxenies në distancë (online). Mësimdhënisit pjesëmarës do të aftësohen për të përdorur teknologjitë aktuale të TIK-ut për menaxhimin e lëndëve të tyre si dhe për të trajnuar kolegët tjerë.

Në fund pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë për ndjekje të trajnimit.

Trajnimi do të mbahet në Tetovë në kampusin e UEJL-së, objekti 816.

Orari i trajnimit

Dita E MARTË E MËRKURE E ENJTE E PREMTE
Data 25.08.2020 26.08.2020 27.08.2020 28.08.2020
09:30-10:00 Regjistrimi Regjistrimi Regjistrimi Regjistrimi
10:00-12:00 Google Classroom Jamboard Collaboration Google Form/ Quizzes Google Meet
12:00-13:00 Drekë/ Diskutim Drekë/ Diskutim Drekë/ Diskutim Drekë/ Diskutim
13:00-14:45 Google Classroom Jamboard Collaboration Google Forms/ Quizzes Google Meet
14:45-15:00 Diskutim Diskutim Diskutim Përfundimi

Kontakti

Email: elc@seeu.edu.mk

Tel: +389 44 356 050

Google+