Ftesë për pjesëmarrje në trajnim me temë ” Përdorimi i TIK-ut për përkrahjen e mësimdhënies dhe mesimnxënies në kohë pandemie ”
Të nderuar, Universiteti i Evropës Juglindore, Fakulteti i shkencave dhe teknologjive bashkëkohore në bashkpunim me Komunën e Tetovës, me qëllim që te kontribuoj në ngritjen e cilësise së mësimdhënies dhe mësimnxënies nëpër shkolla fillore dhe të mesme organizon trajnim me temë ” Përdorimi i TIK-ut për përkrahjen e mësimdhënies dhe mesimnxënies në kohë pandemie ”
Ne këtë trajnim do të shqyrtohen tema nga teknologjitë aktuale të TIK-ut dhe përdorimi i tyre në menaxhimin e mësimdhënies dhe mësimnxenies në distancë (online). Mësimdhënisit pjesëmarës do të aftësohen për të përdorur teknologjitë aktuale të TIK-ut për menaxhimin e lëndëve të tyre si dhe për të trajnuar kolegët tjerë.
Në fund pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë për ndjekje të trajnimit.
Trajnimi do të mbahet në Tetovë në kampusin e UEJL-së, objekti 816.
Orari i trajnimit
Dita | E MARTË | E MËRKURE | E ENJTE | E PREMTE |
Data | 25.08.2020 | 26.08.2020 | 27.08.2020 | 28.08.2020 |
09:30-10:00 | Regjistrimi | Regjistrimi | Regjistrimi | Regjistrimi |
10:00-12:00 | Google Classroom | Jamboard Collaboration | Google Form/ Quizzes | Google Meet |
12:00-13:00 | Drekë/ Diskutim | Drekë/ Diskutim | Drekë/ Diskutim | Drekë/ Diskutim |
13:00-14:45 | Google Classroom | Jamboard Collaboration | Google Forms/ Quizzes | Google Meet |
14:45-15:00 | Diskutim | Diskutim | Diskutim | Përfundimi |
Kontakti
Email: elc@seeu.edu.mk
Tel: +389 44 356 050