Temë bosht e kësaj ligjërate ishte lufta kundër korrupsionit, që sipas ambasadorit amerikan është një fenomen që i dobëson institucionet, kurse qytetarët i privon nga mundësia e vetë - realizimit dhe ecjes përpara. Për Shtetеt e Bashkuara të Amerikës është shumë i rëndësishëm respektimi i vlerave si: sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Për të luftuar me sukses korrupsionin është e nevojshme krijimi i percepcionit për këtë fenomen te qytetarët dhe institucionet.
“Kjo luftë është e suksesshme kur kemi institucione të fuqishme dhe përfshirje të qytetarëve të një vendi në këtë proces”, tha ambasadori Bejli.
Studentët, që shprehën interes të madh për këtë ligjëratë parashtruan edhe pyetje lidhur me rolin e SHBA-ve në luftën kundër korrupsionit dhe rolin e studentëve në këtë drejtim.
Vlen të theksohet se paraprakisht ambasadori amerikan Xhes Bejli, u takua me rektorin e UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, porovostin, Prof. Dr. Andrew Goodspead dhe prorektorin për marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Blerim Reka.
Ligjëratë e ambasadorit Xhes Bejli për studentët e UEJL-së
12 dhjetor 2017“Përkrahja e SHBA-ve ndaj aspiratave të Maqedonisë për eurointegrimet ka qenë dhe është e vazhdueshme”, tha ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, në ligjëratën që e mbajti sot (12.12.2017), për studentët e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë.
Më shumë lajme
- UEJL organizoi prezantim për mundësitë e karrierës në NATO
- UEJL nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale
- UEJL merr pjesë në shënimin e “King’s Day” në organizim të Ambasadës së Holandës
- Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
- UEJL dhe HERA nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e praktikës dhe kërkimit në fusha me rëndësi shoqërore
- Në UEJL u realizua me sukses Simpoziumi Ndërkombëtar
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom