UEJL është Universitet i ri, por që për shkurt kohë ka arritur të ketë ndikim jo vetëm në rajon, por edhe në hapësirën e përbashkët të universiteteve evropiane, tha rektori Abazi.
Të dy rektorët e shqyrtuan mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, posaçërisht në pjesën e këmbimit të stafit dhe studentëve.
Delegacioni i Universitetit të Stambollit u shpreh i entuziazmuar me mundësitë që i ofron UEJL. Ata patën rastin të njihen më për së afërmi me qendrat dhe institutet dhe laboratorët, që funksionojnë në kuadër të Universitetit.
Një delegacion i Universitetit të Stambollit, i udhëhequr nga rektori, Prof. Dr. Junuz Sojlet (Yunus SÖYLET), i shoqëruar nga prorektorët dhe drejtori i rrjetit të spitaleve të këtij Universiteti, të martën( 16 qershor 2009),vizituan UEJL.