Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajtën trajnimet për zhvillim profesional të stafit të Universitetit

Në Universitetin e Evropës Juglindore përfundoi java e trajnimeve (20-24 janar 2014),ku u trajtuan tema të ndryshme me rëndësi për zhvillimin profesional të stafit akademik dhe administrativ.

Sfidat e qeverisjes dhe menaxhimit, cilësia, vëllimi i punës për stafin akademik dhe metrika e performancës, mundësitë për hulumtim dhe profili hulumtues i stafit akademik, komunikimi profesional – linjat e autoritetit, efikasiteti dhe mirësjellja, zgjidhja efektive e ankesave dhe studentëve dhe stafit, ndërkombëtarizimi dhe mobiliteti i studentëve, ishin disa nga temat në fokus të prezantimeve dhe punëtorive të realizuara, etj.

Tradicionalisht, në ditën e parë të trajnimeve, të gjithë stafit iu drejtua rektori, Prof. Dr. Zamir Dika, i cili bëri një analizë të të arriturave dhe sfidave që e presin këtë institucion në të ardhmen.

“Universiteti ynë ka trende pozitive dhe është mirë i pozicionuar në tregun e arsimit të lartë në Maqedoni dhe rajon. Ky është vlerësim shumë pozitiv për të gjithë ne, por kjo duhet të na motivojë të vazhdojmë të punojmë edhe më me përkushtim për ta mbajtur dhe përparuar këtë pozicion me të vetmin qëllim që të bëhemi edhe më të dallueshëm prej të tjerëve”, tha mes tjerash rektori Dika.

Kryetari i Bordit të Universitetit, Prof. Dr. Denis Farrington, i cili mbajti prezantimin lidhur me sfidat e qeverisjes dhe menaxhimit, duke bërë krahasime me disa modele të universiteteve britanike dhe me gjerë evropiane.

Sesione trajnimesh mbajtën sekretari i përgjithshëm, Xhevair Memedi, këshilltarja për cilësi, Hether Henshou, provosti Andrew Goodspead, prorektori për hulumtim, Prof. Dr. Blerim Reka, drejtori i Institutit Maks van der Shtul, Prof. Dr. Veton Latifi, drejtori i Parkut Teknologjik, Doc. Dr. Azir Aliu dhe të tjerë.

Google+