Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ligjëratë e ambasadorit Pol Volers për 50-vjetorin e vrasjes së presidentit amerikan John F. Keneddy

Ligjëratë e ambasadorit Pol Volers për 50-vjetorin e vrasjes së presidentit amerikan John F. Keneddy

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Pol Volers, në ligjëratën e tij me rastin e shënimit të 50-vjetorit nga vrasja e ish-Presidentit amerikan John F. Keneddy, tha se më vjen mirë që gjendem në këtë institucion të respektuar, ku të rinjtë me përkatësi të ndryshme etnike dhe kulturore kanë mundësi për të fituar dije dhe perspektiva të reja.

Ligjërata u mbajt të hënën ( 25 nëntor 2013), para studentëve dhe stafit të Universiteti të Evropës Juglindore në Tetovë.

Ambasadori amerikan iu përgjigj pyetjeve të shumta nga studentët, të cilët kryesisht kishin të bëjnë me gjendjen aktuale politike në Maqedoni dhe në rajonin më të gjerë.

“Trashëgimia e lidershipit të presidentit Xhon Kenedi, ka të bëjë me inspirimin për shpresën dhe lirinë e popujve. Një lider që inspiron gjeneratat e reja të liderëve dhe studentët.”, theksoi profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave politike, Veton Latifi.

Google+