Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Universiteti shpall punimin fitues për Shpërblimin vjetor për mësimdhënie dhe nxënie për vitin akademik 2012-3

Shpërblimi vjetor për mësimdhënie dhe nxënie njeh dhe inkurajon kontributin për mësimdhënie dhe nxënie, këtë vit ky shpërblim u fitua nga Linda Ziberi dhe Biljana Sazdanovska, me punimin e tyre të titulluar: Mësimdhënia rreth dhe për diversitetin kulturor: përfitimet nga mësimdhënia për diversitetin kulturor në lëndët:studime kulturore, shkathtësitë komunikuese dhe komunikimi ndërpersonal në fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore”. Autorët do të ndajnë shpërblimin në para prej 1000 euro dhe planifikojnë të dorëzojë punimin e tyre për botim.

Gjithsejtë, shtatë punime janë dorëzuar për vlerësim të jashtëm nga Thomas Olsson, zhvillues akademik, nga Universiteti i Lund-it, Suedi. Ai vuri në dukje në raportin e tij të vlerësimit se: "Punimet paraqesin iniciativa interesante dhe të vlefshme, që në mënyra të ndryshme, do të përmirësojnë mësimdhënien dhe nxënien e studentëve në UEJL. Në propozimet, mësimdhënësit e UEJL-së kanë diskutuar tema si përdorimi mediave sociale, mësimdhënie interaktive me numër të madh të studentëve, cilësia e shërbimit, mësimdhënia e gjuhës e bazuar në detyra, mësimdhënia rreth dhe për diversitetin kulturor, mobile learning indicators, dhe marrëdhënia student –mësimdhënës.”

Për punimi fitues, në raport konstatohet se: "Është një studim i shkëlqyer që i plotëson të gjitha kriteret. Punimi është shkruar mirë dhe rezultatet janë interesante me konkluzione dhe rekomandime të qarta. Metodat e ndryshme janë përdorur dhe projektet kërkimore të studentëve janë veçanërisht të vlefshme dhe premtuese. Diversiteti kulturor është një çështje për universitetet në mbarë botën dhe rezultatet e këtij projekti do të jenë të vlefshme dhe të kontribuojnë për një zhvillim të rëndësishëm në UEJL dhe më gjerë.”

Në mbledhjen e datës 21 nëntor 2013, Bordi i UEJL-së njoftoi se do të vazhdojë me Shpërblimin vjetor për mësimdhënie dhe nxënie për vitin akademik 2013-4, duke ndarë edhe 1000 euro plus për shpenzimet eventuale për prezantim të punimit fitues në konferencë, sipas të njëjtit proces, pra të vlerësimit anonim të jashtëm.

Google+