Në kuadër të shënimit të këtij jubileu u mbajt edhe ceremonia e ndarjes së titullit Doktor Nderi (Doctor Honoris Causa), Prof. Dr. Frençesko Altimarit dhe ceremonia e promovimit të doktorëve të shkencave të gjeneratës 2012/2013 të diplomuar në këtë universitet.
Duke bërë një përmbledhje të të arriturave, rektori i UEJL-së Prof. Dr. Zamir Dika, tha se “Pikërisht, në vitin 2001, në festat e shumta të nëntorit, lindi edhe një universitet, i cili për nga natyra, arsyeja dhe mënyra e themelimit, paralajmëroi formimin e një institucioni atipik sa i takon arsimit të lartë në shtetet në tranzicion. Ky investim i ngulitur thellë në ndërkombëtarizimin e një universiteti ballkanas si ky yni qe vizionar, pasi sot, ndërkombëtarizimi është edhe fjala kyçe e çdo universiteti që ka pretendime konkurruese globale. Në këtë vit akademik, në Universitetin e Evropës Juglindore, afro 30% e studentëve kanë zgjedhur të studiojnë në programet në gjuhën angleze, përfshi këtu edhe programin e gjuhës angleze. Për mua, ky fakt përbën një sinjal dhe një shtytje të fuqishme se jo vetëm tregu i arsimit të lartë, por edhe ekonomia po globalizohet dhe se dëshira e të rinjve tanë nga Ballkani Perëndimor për të qenë konkurrues, po bëhet një sfidë për të gjithë ne në botën akademike. ”.
Ministri i arsimit i Maqedonisë, Spiro Ristovski, tha se “Tashmë, 12 vite ky universitet e dëshmon vetën se është njëri nga universitet më të respektuar në Maqedoni dhe rajon, i cili ka vizion për arsimimin e kudrave cilësorë nëpërmjet mësimdhënies cilësore dhe zhvillimit të veprimtarisë hulumtuese shkencore.
“Një nga elementet kryesore të misionit tonë që nga fillimi ka qenë që të kontribuojë në sigurimin e arsimit të lartë në gjuhën shqipe. Ne të gjithë e dimë se sa të suksesshëm kemi qenë dhe ne duhet të jemi krenarë për arritjet tona. Megjithatë, kjo nuk ishte e vetmja arsye për themelimin universitetit tonë, edhe pse ndonjëherë kur lexoj komentet në media dhe të dëgjojnë se çfarë po ndodh unë pyes veten nëse të gjithë në Maqedoni kuptojnë objektivin tonë të gjerë. Qëllimet tona nuk janë për të fituar para si një biznes, por për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, duke sjellë ekspertizë të mirëfilltë nga pjesët të tjera të Evropës dhe nga Shtetet e Bashkuara, dhe duke ofruar mundësi për stafin për të zhvilluar shkathtësitë tyre jashtë vendit.”, tha në fjalimin e tij kryetari i Bordit, Denis Farington.
Për veprimtarinë e laureatit Prof. Dr. Francesko Altimari, foli promotori dhe udhëheqësi i Katedrës së Gjuhës Shqipe, Prof. Dr. Hamit Xhaferi.
Prof. Dr. Françesko Altimari, shprehi kënaqësinë e veçantë për nderin që i bëhet me dhënien e këtij titulli. “Kjo nuk është mirënjohje vetëm për mua, por për tërë arbreshët e Italisë dhe nje përkrahje e fuqishme nga Universiteti i Evropës Juglindore për këtë pjesë të rëndësishme të të kulturës dhe gjuhës shqiptare”.
Me rastin e 12 vjetorit, për të gjithë pjesëmarrësit ishte përgatitur një tortë “gjigante”, e cila kishte simbolikën e 12 viteve, cilësisë dhe mësimdhënies.
