COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Konferenca ndëruniversitare debaton për mësimin praktik në universitetet e Maqedonisë

“Mësimi praktik në universitetet e Maqedonisë”, ishte tema e Konferencës ndëruniversitare të Republikës së Maqedonisë, që u mbajt të martën, më 29 tetor, në Shkup.

Me këtë rast, u diskutua që mësimi praktik në universitete të implementohet jo vetëm në formë procedurale, por edhe në aspketin cilësor, ngase përbën hallkën kryesore në mes të teorisë dhe praktikës, gjegjësisht universiteteve dhe tregut të punës.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Zamir Dika, në këtë konferencë ka shpalosur përvojën e universitetit në realizimin e mësimit praktik.

“Sa i përket mësimit praktik Universiteti i Evopës Juglindori ka filluar t’i zbatojë që në fazën fillestare. Qendra e karrierës së UEJL-së ka një rrjet solid të komunikimit si me sektorin privat ashtu edhe me atë publik, duke ju siguruar studentëve përkrahje dhe këshillim gjatë tërë procesit të mësimit praktik. Pjesë e kësaj përkrahjeje janë edhe marrëveshjet e bashkëpunimit që janë nënshkruar me kompanitë të njohura private dhe institucionet shtetërore me qëllim që studentët ta kenë më të lehtë qasjen në kryerjen e mësimit praktik të obligueshëm”, u shpreh rektori i UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika.

Sipas tij, në krahasim me universitetet e tjera në rajon, UEJL ka kohë që ka identifikuar nevojat e tregut të punës dhe në këtë drejtim ka hartuar programe studimore të integruara të cilat i japin mundësi studentit të kryejë 50% të studimeve në universitet dhe 50 % në ndonjë kompani, ku shanset për t’u punësuar në të njëjtën, pas studimeve, janë të mëdha.

Konsatitimi i përbashkët i kësaj mbledhjeje ishte se në takimin e ardhshëm duhet të thirren edhe përfaqësuesit e bashkësisë së biznesit dhe odave ekonomike për shkak të rritjes së interesimit të tyre për pranimin e studentëve në pjesën e mësimit praktik, ku përfitim më të madh nga ky proces deri në fund të përfundimit të studimeve do të kenë pikërisht kompanitë.

Google+