COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Filloi mësimi në programet studimore të integruara në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup

Filloi për herë të parë mësimi në Maqedoni në programin studimor të integruar “Menaxhmenti bashkëkohor i ndërmarrjeve”, në Qendrën e Universitetit të Evropës Juglindore, në Shkup.

“Tipari kryesor i programit studimor të integruar deridiplomik i orientuar kah puna praktike është se parasheh që studentët gjatë semestrit të mësojnë teorinë në Universitetin e Evropës Juglindore dhe të kryejnë mësimin praktik në një ndërmarrje, bankë apo institucion”, shprehet eksperti gjerman i këtyre studimeve Prof. Norbert Marx.

Përveç profesorëve të Universitetit të EJL, ligjërues vizitues nga universitetet ndërkombëtare, kolegjet teknike dhe bizneset, si dhe ekspertë me njohuri të specializuara nga fusha të ndryshme, do të kontribuojnë në mësimdhënien në Universitetin EJL. Kjo siguron një nivel të lartë të studimeve akademike, si dhe mësim të orientuar kah puna praktike.

Perspektivat e studentëve për karrierën në të ardhmen janë të shkëlqyeshme: afërsisht deri në 100% të studentëve nënshkruajnë kontrata të punësimit me kompanitë, bankat apo institucionet pas diplomimit.

Universiteti i Evropës Juglindore është universiteti i parë në Republikën e Maqedonisë që ofron programe studimore të integruara me ndihmën e qeverisë gjermane.

Google+