Panairi i Karrierës paraqet një mundësi të mirë për studentët për t’u takuar me punëdhënësit potencial, ku do të kenë mundësi të diskutojnë rreth mundësive për ‘tu punësuar, për t’u angazhuar si praktikant dhe për të diskutuar rreth përshtatshmërisë së kualifikimeve dhe aftësive të tyre me kërkesat e tregut të punës apo kompanisë në fjalë. Studentët poashtu kishin mundësi që aty për aty të aplikojnë për punë duke dorëzuar CV të tyre në stendate kompanive.
Panairin të hapur e shpalli rektori i UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, i cili foli për rëndësinë e kësaj ngjarje për studentët, Universitetin dhe komunitetin e biznesit.
“Fakti, që panairi mbahet për të tetën herë, tregon se UEJL ka potencial dhe kushte të krijojë kuadro të aftë, të cilët dinë të tregojnë vetën para kompanive të interesuara për punësim”, tha rektori Dika. Ai, po ashtu tha se UEJL është nismëtari i parë në rajon për mbajtjen e një aktiviteti të tillë, i cili tashmë është shndërruar në ngjarje tradicionale.
Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori rajonal i “Stopanska Bankës”, Fatmir Idrzi, i cili foli për rëndësinë e inkuadrimit të studentëve në aktivitetet afariste.
“Studentët janë ata, të cilët sjellin risi dhe dije të nevojshme për përparimin ekonomik të çdo vendi. Ne si bankë jemi të kënaqur me bashkëpunimin që kemi me studentët e UEJL-së dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen qoftë në angazhimin e tyre si praktikant, apo si të punësuar”, tha Idrizi.
Këtë vit Panairi i Karrierës organizohet për të tetën herë dhe ishin të pranishëmmbi40 kompanidhe organizata nga Maqedonia, të cilët kanë prezantuar aktivitetin e tyre para studentëve, stafit dhe mysafirëve të tjerë.
