Ambasadorja Morella ligjëroi lidhur me fushatat e komunikimit ndërkombëtar, fushatat politike, përvojat e saj në negociata dhe praktikat bashkëkohore të diplomacisë.
Zonja Morella ka shërbyer si ambasadore e SHBA-ve në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), në vitet 2003-2007, kurse paraprakisht prej vitit 1987-2003 ka qenë pjesëtare e Kongresit Amerikan me ç’rast kishte shfaqur një reputacion të dalluar si një mbrojtëse e të drejtave të grave dhe fëmijëve.
Studentët e komunikimit ndërkombëtar shfrytëzuan mundësinë që të mësojnë edhe nga përvojat e fundit diplomatike të zonjës Morella, por edhe nga përvojat dhe kujtimet e saj gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve si kongresiste kur ajo kishte lënë gjurmë në Kongresin Amerikan për nga angazhimi i saj në promovimin e rritjes ekonomike me anë të zhvillimit shkencor dhe teknologjik.
