Gjatë kësaj vizite zyrtare, delegacioni i UEJL-së realizoi takime me përfaqësues të më shumë universiteteve dhe instituteve prestigjioze holandeze, si: Prof. Genugten, (dekan i Institutit global të drejtësisë në Hagë) dhe me Prof. dr. Leo de Haan, (rektor i Institutit ndërkombëtar për studime sociale, (ISS), në Hagë - pjesë e Universitetit Erasmus të Roterdamit).
Poashtu, gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e UEJL-së u pritën edhe nga Prof. dr. Jaap de Hoop Sschefer, (ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s), aktualisht president i Qendrës Grocius për studime juridike ndërkombëtare në Hagë- pjesë e Universitetit të Leidenit.
Në Amsterdam, delegacioni i UEJL-së u prit nga rektorja e Universitetit të Amsterdamit, Louise Gunning, kurse në Leiden nga rektori i Unviersitetit të Leidenit, Paul F. Van der Heijden.
Në të gjitha takimet, pos atmosferës tepër miqësore dhe kolegiale, u rikujtua filozofia preventive diplomatike e Max Va nder Shtulit, si një trashëgimi, por edhe orientim për UEJL-në dhe për Institutin e sapoformuar, që mban emrin e tij, si dhe u shqyrtua mundësia e bashkëpunimit bilateral akademik në më shumë fusha. Këtu, veçmas duhet theksuar fushën e hulumtimeve dhe atë të projekte të përbashkëta shkencore të këtyre instituteve dhe qendrave hulumtuese holandeze me Institutin Max Va nder Shtul të UEJL-së, në fushën e sigurisë rajonale, diplomacisë preventive, si dhe në zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve në Ballkan. Gjithashtu, u diskutuan edhe mundësitë për këmbim të stafit akademik në ciklin e studimeve master dhe në studimet e doktoraturës.