Në realizimin e programit morën pjesë profesorë nga disa universitete të përfshirë në projekt, ku UEJL – Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë ishte koordinator lokal.
Zhvillimi i ekonomisë së Maqedonisë është ngushtë i lidhur me zhvillimin e sipërmarrësisë dhe sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Edhe përkundër faktit se lënda “Menaxhimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme” mësohet në shumë programe studimore në arsimin e lartë, nuk kanë ekzistuar programe studimore që janë të përqendruara direkt në sipërmarrësi, dimensionet dhe ndikimi i saj në zhvillimin lokal ekonomik. Si rezultat i kësaj në treg mungonin specialist të kësaj fushe. Po ashtu, institucionet publike në nivel lokal dhe shtetëror, nga të cilët pritet ta lehtësojnë punën e sipërmarrësve, kanë mungesë të specialistëve me vizion të gjerë për ardhmërinë e ekonomisë së Maqedonisë. Qëllimi tjetër i këtij projekti ishte të plotësojë nevojën për specialistë nëpërmjet sigurimit të studentëve dhe pjesëmarrësve në trajnim nëpërmjet:
• njohurive teorike dhe empirike për sipërmarrësinë
• analizës së dimensioneve të ndryshme të sipërmarrësisë
• problemeve gjatë zhvillimit ekonomik të vendeve në tranzicion, siç është Maqedonia
• analizës së zhvillimit ekonomik lokal nëpërmjet pyetjeve, masave dhe politikave
• rrumbullakimit juridik të sipërmarrësisë në nivelin evropian dhe ndërkombëtarë
• ndikimit të globalizimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian të lidhur me zhvillimin lokal ekonomik
• përvojës së profesorëve ndërkombëtarë nga universitetet partnere nga BE-ja: Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Belgjika, Suedia, Sllovenia dhe Greqia dhe përvetësimi i praktikave të ndryshme të mësimdhënies nga universitetet të BE-së.
• njohjes me literaturën më të re për sipërmarrsinë dhe zhvillimin lokal ekonomik na gjuhën angleze
• aftësisë për t’u përfshirë në hulumtime të pavarura të nivelit të përparuar.
Studimet e magjistraturës dhe programi i trajnimit financiarisht janë përkrahur nga Tempus Projekti nr.- TEMPUS-2008-UKJPHES. Projekti përkrahu profesorë nga universitetet e BE-së partnerë në projekt dhe nga disa universitete të rajonit të marrin pjesë në mësimdhënie. Universitete partnere në këtë program ishin:
• Universiteti Stafordshir, Britania e Madhe (koordinator)
• Universiteti i Evropës Juglindore (koordinator lokal)
• Universiteti Brije nga Brukseli, Belgjikë
• Universiteti Oto-Fridrih nga Bambergu, Gjermania
• Universiteti Maqedonia, Greqi
• Universiteti Politeknik Dele Marke nga Ankona, Itali
• Universiteti Vaxho, Suedi
• Universiteti i Lublanës, Slloveni
• Universiteti i Anglisë Perendimore, Britania e Madhe
• Universiteti i Vulverhempton, Britania e Madhe
• Fakulteti Ekonomik, Universiteti Shtetëror i Tetovës
• Fakulteti Ekonomik i Prilepit, Universiteti “Shën Kliment Ohridski” nga Manastiri
• Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Goce Dellçev” - Shtip
• Fakulteti Ekonomik, Univesiteti i Tiranës
• Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës
• Universiteti i Tiranës
• Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Elbasanit
• Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës, Kosovë
•AAB – Riinvest Universiteti nga Prishtina, Kosovë
Rezultatet e arritura janë si në vijim:
1. Mobiliteti akademik i realizuar – Kuadri akademik nga UEJL, USHT, UGD dhe Universiteti i Manastirit kanë qenë në vizitë studimore 2-3 javore (përgatitja e plan-programeve për lëndët përkatëse) te universitetet partnere;
2. Mobiliteti studentor i realizuar – doktorant,të angazhuar si staf akademik, nga UEJL, USHT, UGD, Universiteti i Manastirit në një periudhë prej 1/2/3 muaj (hulumtime për disertacionet e tyre) në universitetet partnere;
3. Regrutimi i 9 studentëve në programin për studime pasdiplomike – 6 prej tyre janë në fazën e fundit të studimeve të tyre të magjistraturës;
5. Realizimi i programit për trajnim Sipërmarrësia dhe Zhvillimi ekonomik lokal për përfaqësuesit e komunave Tetovë dhe Gostivar ( gjithsejtë 27 pjesëmarrës në program).
