Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL në Shkup u mbajtën ligjëratat e gjeneratës së re të Akademisë Diplomatike

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup u mbajtën ligjëratat e para të gjeneratës së re të Akademisë Diplomatike të Maqedonisë. I ftuar në këtë ligjëratë ishte ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Sh.T. Kristofer Ivon.

Ligjëratën e shpalli të hapur prorektori për hulumtime i UEJL-së, Prof. Dr. Blerim Reka, i cili përshëndeti bashkëpunimin e UEJL-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, sidomos për faktin se edhe vetë është diplomat dhe profesor dhe për faktin se UEJL është zgjedhë, si vend ku u zhvillua kjo ligjëratë.

Ligjëratën kryesore e mbajti ambasadori Kristofer Ivon me temë: „Organizimi i Foreign Office – praktika dhe përvoja“. Ai foli për zhvillimin historik të shërbimit diplomatik britanik, organizimi aktual dhe për ndryshimet, që ky shërbim ka përjetuar.

Kjo nismë e suksesshme pritet të kurorëzohet më një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UEJL-së dhe Ministrisë së Punëve së Jashtme.

Google+