Trajnuese ishte Xhenifer Stjuard, eksperte për online studime nga universiteti i Indianës –SHBA.
Gjatë gjithë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën me shumë aspekte dhe instrumente për mësimdhënie online, siç janë: teknologjitë e internetit, metodologjia për online nxënie, pedagogjia për e-nxënie, instrumentet për incizim, Adobe connect, etj.
Në fund të trajnimit 21 pjesëmarrësit prezantuan lëndët e tyre online të përgatitura gjatë trajnimit dhe të njëjtit morën certifikata për përfundim të suksesshëm të trajnimit.
