Ky punim hulumton koston dhe përfitimet relative të shoqëruara me ndryshimin e kursit devizor në Republikën e Maqedonisë.
Në këtë hulumtim rezultatet empirike të nxjerra me metoda të avancuara ekonomterike (Structural Vector Autoregressive and Vector Error Correction Model), tregojnë që një për qind ndryshim në kursin revizor, do të gjenerojë rritje të çmimeve për 0.52 për qind respektivisht nëse valuta kombëtare devalvohet për 10 për qind do të gjenerojë rritje të çmimeve për 5.2 për qind.
Kjo, dëshmoi se 52 për qind e ndryshimit të kursit devizor ushqen nivelin e çmimeve, pa ndonjë benefit në sektorin real ekonomik.
Hulumtimi sugjeron që ndryshimi i strategjisë së kursit revizor, do të shkaktojë më tepër kosto se sa përfitime në Republikën e Maqedonisë.